Bashkëlidhja Nostalgji-Përligjje e Vrasjeve të të vetakuzuarve nën torturë-Nihilizëm

Shko poshtë

Bashkëlidhja Nostalgji-Përligjje e Vrasjeve të të vetakuzuarve nën torturë-Nihilizëm

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Feb 24, 2009 3:19 pm

Bashkëlidhja Nostalgji-Përligjje e Vrasjeve të të vetakuzuarve nën torturë-Nihilizëm

23-02-2009 / Nga Kostaq Xoxa
Tiparet karakteristike të opozitës sonë destruktive

Ja që mbetëm andej nga fundi për të bërë edhe ne një ligj për dënimin e krimeve të komunizmit. Por kjo nuk do të thotë që t’i hedhim aq ujë verës sa të mos dallohet ç’është. Pikërisht këtë duan të bëjnë ata që e kanë penguar, sa herë është paraqitur rasti për shqyrtim. Dhe tani që është bërë një detyrë që nuk mund të shmanget më tej, na thonë: “Të bëhej më parë”. Nuk e thonë shkoqur se nuk e duan këtë ligj lustracioni, që të shkëputemi njëherë e mirë nga e kaluara. Ose e duan formal, që të mos jetë veprues.
Pretekstet janë nga më të ndyshmet. Ai që ndihet më shpejt është se ky ligj bie ndesh me Kushtetutën.
Po Kushtetuta ka si parim moscenimin e të drejtave elemetntare të njeriut, sipas konventës së Helsinkit. Duke shpëtuar mëkatarët të cilët, si sadistë patologjikë, u vunë në dispozicion të diktaturës që dënonte njerëz të pafajshëm, apo me “fajësi” të paligjshme, se je i biri i filanit, apo nuk pranove të hysh në kohë në kooperativën bujqësore, ose t’u arratis djali i tezes – si edhe absurdite të tjera si këto, - a nuk është një formë hakmarrjeje, që të dënosh të afërmin familjar, për vetë “fajtorin” ?
Këto prapësira i bënin levat më të pamëshirshme të diktaturës.
Projektligji ynë i lustracionit, madje, është më i butë se ai i vendeve analogë të Europës Lindore. Ka edhe një klauzolë se është veprues për një afat vetëm pesëvjeçar. Madje funksionon edhe një klauzolë rekursi, për ta atakuar në instancat përkatëse, nëse kanë prova që të jenë jashtë kushteve të një ligji të drejtë pastrimi. Megjithatë majtistët, në përgjithësi, dhe ata më të , në veçanti, ngulmojnë që edhe ata që kanë vrarë poetë për poezitë dhe për ditaret e tyre, (rasti i Fehmi Avdiut e shumë të tjerëve) të jenë në organet drejtuese të sistemit tonë ligjvënës dhe ligjzbatues. Do të ishte paradoksale.
E thamë se Kushtetuta cenohet edhe nga asnashkalimi i përgjegjësive të personave që kanë qenë të implikuar në krime të rënda të komuniszmit. Sepse këto krime janë të parevokueshme. Nuk ka kohë që pafajëson një kriminel.
Në paraqitjen si argumente të silogjizmave që ne, shqiptarët, jemi më të prapambetur në këtë drejtim në krahasim me vendet e tjera që kanë pasur një diktaturë jo aq mizore sa jona, qoftë edhe për faktin se regjimi i E. Hoxhës nuk e bëri destalinizimin, shpjegohet edhe përse nostalgjia për diktaturën, te ne, është një dukuri e rëndomtë. Një ngjarje si ajo e Pezës (çdo 16 shtator), nuk ngjet në vende të tjera që kanë vuajtur nga diktaturat. A është vërejtur ndonjë majtist që të protestojë me shkrim apo në medja, për çka ngjau në Pezë, me organizimin nga ana e E. Ramës, me banderola, pllakata, këngë dhe ovacione për diktatorin, por edhe me veteranë e të mitur e të mitura, ku u derdh alkooli pa asnjë reshtje edhe nga vajzat adoleshente? Prandaj ky kryetar bashkie bëhet i pabesueshëm kur na flet për antikomunizëm. Siç është i pabesueshëm për nihilizmin kur flet për fshatin tonë, sikur nuk e kemi parë edhe në një kohë tërësisht të dështuar, gjatë atij tetëvjeçari kur korrupsioni dilte e përflitej nga brenda radhëve të tyre. Paçka se mbetën të gjithë të pandëshkuar.
* * *
Në të gjitha vendet e qytetëruara dhe demokratike, nuk vërehet asnjë nostalgji ndaj diktatutrave. Ne bëjmë përjashtim. Përndryshe nuk do të duhej të ndodhte që asnjë i majtë të mos shprehej kundër një veprimtarie që nuk ndodh në vendet e tjera. Le të marrim njërin ndër shembujt më të spikatur. Një veprim i përngjashëm si ai i apoteozës së E.H.-s që përmendëm, po të ndodhte në Gjermani për elozhin më të vogël ndaj Hitlerit, do të përfundonin në arrest të menjëhershëm të gjithë nostalgjikët e hitlerizmit.
Të përndjekurit politikë, veçanërisht ata që kanë vuajtur më tepër nga torturat e hetuesve mizorë, janë të ndjeshëm ndaj azganllëkut të atyre që e tregojnë hapur nostalgjinë e tyre për diktatorin tonë. Dhe ishte një gjendje e pahijshme për një\ vend demokratik, që të duhej të ndërhynte zonja Pak, që të hiqej tabloja e madhe e E.H.-s nga muret e brendshme të institucionit të M. Jashtme. Tani përgjegjësit e mbajtjes gjallë të nostalgjisë, na japin leksione demokracie. I shohim televizioneve tërësisht të papenduar. Ish-të përndjekurit politikë nuk e durojnë që ata, dhe vetëm ata, të jenë në rol të violinës së parë për mendimet e tyre, ndonëse demagogjike, për të mos qenë ekstremistë ndaj atyre që u morën gjak në vetull viktimave të tyre të pafajshme, që të pohonin fajësi të fantastikuara dhe të ekzekutohen me këto lloj “faktesh”. Revolta shpirtërore e atyre që mezi dolën gjallë nga ai keqtrajtim të kujton atë farsën e të shtuquajturit pajtim kombëtar, me nismën edhe të Rexep Qoses, njëfarë “pajtimi” ku ish-të përndjekurit politikë të ishin në bisht të tavolinës dhe mëkatarët të kryesonin këtë mbledhje, pa u kujtuar asfare për të kërkuar ndjesë për qëndrimin e tyre gjatë diktaturës.
Tani kërkojnë të ripërtëritin tetëvjeçarin e shëmtuar, duke kërkuar votat e atyre që vuajnë nga amnezia (nga mungesa e kujtesës), në emër të një Politike të Re! Të tri fjalët përmblidhen në një të vetme: demagogji!
Në përmbledhje të atyre që thamë, Nostalgjia, krimi politik, mosnjohja e arritjeve të dukshme të qeverisjes së tanishme, (Nihilizmi, me funksion marrjen e pushtetit që të kthehet rrota e historisë prapa), janë në korrelacion. Janë tipare karakteristike të opozitës së sotme destruktive.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi