Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Suka:Historia e familjes Suka‏

Shko poshtë

Avni Suka:Historia e familjes Suka‏ Empty Avni Suka:Historia e familjes Suka‏

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 23, 2010 4:00 pm

Avni Suka:Historia e familjes Suka‏ 35409_403279937553_599462553_4915470_88689_n


Avni Suka

Historia e familjes Suka
Sipas të dhënave historike dhe gojore, banorët e fshatit Bllacë,
nga komuna e Therandës janë me origjinë autoktone. Të rinjtë e
Sukajve me sa mbajnë mend identifikohen me emrat më të vjetër
të familjarëve të tyre, atë të Rexhep Sukës, Selim Sukës, Shaban
Sukës dhe Osman Sukës.
Rexhep Suka kishte tre djem; Shabanin, Osmanin dhe Asllanin.
Familja Sukaj kafshatën e bukës e nxirrte kryesisht nga tregtia
dhe blegtoria familjare që e posedonte.
Osman Suka ishte i lindur në vitin 1887, ku punonte si kryetar
i Dulës. Hasan Bllaca, prej vitit 1942 e deri në vitin 1944 ishte
kryetar i Dulës, më pas këtë përgjegjësi e merr Osman Suka.
Vëllai i Osmanit, Asllan Suka, vret një oficer bullgar, pasi që oficeri
kishte marrë një urdhër për ta arrestuar dhe për ta dërguar
në Kërçovë të Maqedonisë, ku madje atje kishte për t’u ekzekutuar.
Mirëpo xhandarmëria e asaj kohe në pamundësi për ta arrestuar
Asllanin e burgos të vëllanë e tij, Osman Sukën. Osmani
në burg qëndron plot 6 muaj, nën akuzën e të qenit pjesëtarë i
Lëvizjes për Bashkimin e Trojeve Shqiptare. Pas rivërtetimit në
gjykatë se ai ishte vërtetë pjesëtarë i kësaj lëvizjeje, suspendohet
nga puna. Osmani kërkon rrugë për të ikur nga qelitë e burgut.
Krijon një skenar të ikjes ku edhe realizon qëllimin. Ai thërret
rojën afër kinse për ta dërguar që t’i blejë duhan, ndërsa me një
litar në duar e ngulfat duke e lënë të vdekur.
Më 1928 mbahen zgjedhjet për përfaqësuesit e Kosovës në
Parlamentin e atëhershëm të Jugosllavisë, ku Asllani kandidon
për deputet dhe i fiton zgjedhjet lokale, mirëpo ai gjithmonë e
kishte parasysh rrezikun që i kanosej nga ata që ishin jashtë
fshatit, e që nuk e donin si përfaqësues.
Me një marrëveshje me Ramë Bllacën, Asllani votat e fituara
ia kalon Ramës, por e paralajmëron për rreziqet që do t’i kano
seshin. Një javë pas kësaj marrëveshje Asllani pëson një atentat,
ku vritet 100 metra larg shtëpisë së tij. Vëllai i tij Osmani, pasi
dëgjon të shtënat del me armë dhe gjuan duke plagosur njërin
nga atentatorët. Pas varrimit të Asllanit, Osmani dënohet me 8
vjet heqje lirie pasi që e kishte plagosur atentatorin, kurse atentatori
kinse dënohet po ashtu me 8 vjet heqje lirie.
Në vitin 1953 kjo familje bastiset nga forcat Jugosllave dhe
në këtë shtëpi gjejnë dy pushkë të tipit mamzerk me municion
dhe 6 granata dore. I biri Osmanit,Rexhepi burgoset nga forcat
e atëhershme Jugosllave, ai qëndroi një vit në burg, pas një kohe
edhe ai arriti t’iu ikte nga duart.
Duke mos dashur që të zgjatemi shumë në detajet e historisë
së kësaj familjeje, të dhënat e shumta dëshmojnë se kjo familje ka
qenë gjithmonë e padëshirueshme për armikun.
Osman Suka vdes në vitin 1962 duke lënë pas pesë djem dhe dy vajza.
Ndërsa, Ismaili lind Bashkimin, birin e devotshëm të atdheut.
Kjo familje e lëshon fshatin Bllacë për arsye politike, duke qenë në qendër
të përndjekjeve të regjimit të atëhershëm Jugosllav dhe në vitin
1969 vendoset në qytetin e Prizrenit.
Sukajt, me brezin më të ri të tyre, që më vonë do të jenë pjesë
e historisë më të re të Kosovës. Brez pas brezi, fëmijë pas fëmije,
arrin koha e sakrificës dhe e dëshmimit burrëror.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi