Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë!

Shko poshtë

Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë!

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Aug 26, 2010 11:55 am



Hali Xani dhe Nasradini-Foto e fjalë!

1. Nastradini te specialisti

Pas një kontrolli të veshit te specialisti në Skenderaj, Nastradini u tha njerëzve që pritnin në korridor:
-Nëse doni të kontrolloheni apo t`i pastroni veshët, shkoni bleni qirinj dhe ndonjë shishe ujë se në ordinancë ishte terr e as ujë nuk kishte.





2. Nastradini e korrupsioni
Një mbrëmje Nastradini kur e dëgjoi një këngëtare të Estradës sonë në TV duke thënë, thuani jo korrupsionit, gati plasi nga inati dhe u shfry:
-Shkeka e thiut, shkeka e thiut, shko thuaju atyre lart le ta ndalin hajninë e jo neve të shkretëve që mezi po e sigurojmë bukën.



3. Nastradini në Rahovec
Duke kaluar pranë një vreshti, Nastradini e pa të zotin e i tha:
-Mashallah, mashallah çfarë rrushi. Po ti po u bëke çirak me këta rrush more zotni.
-Çfarë çiraku more burrë, me çfarë çmimi po donë me na e marrë ata në podrum, nuk kemi llogari as ta vjelim.
-Eeeeeeee!
-Eeeeee, do ta lëmë le të hanë shpendët, le të kënaqen edhe ata.




4. Nastradini te një fermer

Duke kaluar nga Rahoveci për në Vushtrri, në Drenicë, hasi në një fermë të madhe të lopëve. Nastradinit iu bë zemra mal e po i thotë të zotit:
-Mashallah, mashallah, qumësht paske si lumi, po çka po i bën, e shet a?
-Jo more burrë çfarë të shitni. Nuk po donë qumësht vendor, andaj po ua qesim vjetave e qenve le ta pinë.



5. Nastradini në KEK

Duke shëtitur nëpër Kosovë, Nastradini kudo shoqërohej me zhurmën shurdhuese të gjeneratorëve.
-Eu,-tha,-sa gjynah për këtë vend që fle mbi qymyr e dritë nuk paska, he mozomakeq.
E dëgjoi dikush e i tha:
-Jo, jo, e kemi KEK-un edhe menaxhmentin që i kanë rrogat nga 4 mijë euro.
-Aha,-tha Nastradini,-këtu qenka problemi që po ma përkujton një lopë timen që e kisha dikur. Ajo e thithte vetveten kurse fëmijët e mi nuk kishin me çka me e lagë kafshatën.



6. Nastradini te ura

Duke shëtitur nëpër Drenicë, Nastradinit iu bë zemra mal kur pa se po ndërtohej një rrugë e re. U ndal në një livadh ku po ndërtohej një urë e re e pasi u përshëndet me mjeshtrit, po i thotë kryemjeshtrit:
-A bën ta di ore burrë si bën kjo urë pa armaturë, unë s`kam parë kurrë?



7. Nastradini në Parlament

Kur doli Nastradini te foltorja dhe deshi te fliste diçka në lidhje me rendin e ditës, kryeparlamentari i tha se nuk ishte aty vendi të bisedohej për temën e shtruar.Atëherë Nastradini i tha kryeparlamentarit:
-Nëse këtu nuk është vendi, atëherë a dalim pra në korridor.



8. Nastradini e dyqanxhiu

Pasi shëtiti mirë e mirë sheshit të qytetit dhe pa cullakhane në të gjitha anët, Nastradini hyri në një shitore dhe po e pyet shitësin:

-Allahile a po më tregon diçka drejt?

-Po nëse di,-ia ktheu shitësi.
-A më tepër të vjedhin meshkujt apo femrat në dyqan?

-Jo more meshkujt, po çfarë femrash, ato nuk po kanë me çka ta mbulojnë gjoksin e tyre e lëre më sendet e vjedhura.



9. Nastradini në mal me qen

Duke shkuar në mal Nastradini mbante një sëpatë nën sqetull kurse përpara i shkonte një qen i bardhë.
-Ku po shkon me qen, a me gjujt lepuj, a?-i tha një fqi.
-Jo valla po shkoj për dru, por pasi nuk erdhën vëllezërit të më ndihmojnë erdhi qeni bile të më bëjë shoqëri.



10. Nastradini me gruan në QKUK

Gruaja e Nastradinit e kishte thyer dorën. Kur
pas një mijë mundimesh arritën në QKUK, doktori e qortoi Nastradinin
pse nuk kishte shkuar më herët.Nastradini bëri yrysh ta rrahte gruan,
por e pengoi mjeku i cili e pyeti me habi:

-Pse Nastradin po don ta rrahësh gruan, gjynah?

-Jo nuk është gjynah,-ia ktheu ai,-kjo i ka
fajet që nuk e ka
thyer dorën më herët që të vinim me kohë në
Urgjencë
.


11. Nastradini në treg


-Sa po kushton kjo motosharrë?- e pyet Nastradini tregtarin.

-Njëqind euro,-ia kthen ai.

-A është origjinale, apo prodhim bullgar, a turk, a?

-Nuk di mixhok, a është a nuk është origjinal, por e di se për një familje të bën boll.

-Qy, qy, për një familje, po unë për dru po e marr ore burrë e jo për familje.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi