Dukagjin Alimusaj:Rugovianët e rinjë

Shko poshtë

Dukagjin Alimusaj:Rugovianët e rinjë

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Aug 31, 2010 2:40 am







Dukagjin Alimusaj:Rugovianët e rinjë



Mezi kam pritur që ta shkruaj këtë letër për Fatmir Sejdiun dhe Nexhat Dacin. Në fakt, nuk është letër, por është kritikë, e për më tepër është një kërkesë për dorëheqjen e këtyre zotërinjëve të nderuar nga pozitat udhëheqëse të Lidhjes Demokratike. Zyrtarisht, mua nuk më takon ta bëjë një gjë të tillë sepse nuk jam anëtar i asnjëres prej këtyre partive, të cilat e kanë në gjirin e tyre pjesën më të madhe të faktorit politik rugovian, pra as i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe as i Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Poashtu, nuk më takon ta bëjë këtë as nga pozita e votuesit të këtyre dy partive sepse s´kam votuar për to asnjëherë qysh se ato udhëhiqen nga personat e lartëpërmendur. K´tyneher´ votoja për Ibrahim Rugoven, por që nga koha e largimit të tij për në amshim, unë e kam shfrytëzuar të drejtën time demokratike të bojkotit të proceseve zgjedhore. Këtë se kam bërë nga nostalgjia për presidentin e vdekur, por e kam bërë nga zhgënjimi që më kanë shkaktuar personat e lartëpërmendur. Në anën tjetër, unë e marr këtë të drejtë për të kërkuar dorëheqjen e tyre sepse jam një rugovian i vjetër, edhe pse i ri në moshë. Si adoleshent kam pas marrë pjesë në disa aksione për shkruarjen e grafiteve nëpër muret e ndërtesave buzë magjistrales Pejë – Gjakovë në përkahje të Ibrahim Rugoves, në kohen e pasluftës, pra në kohen kur në atdhe bëhëshin përpjekje për instalimin e një diktature të proletariatit të kuq, dhe kur përmendja e emrit të presidentit tonë ishte diçka e padëshiruar. Sidoqoftë, tani jam paksa më i pjekur se në atë kohë, dhe e kam kuptuar se është mirë tu bëhët një refuzim estetik shkrimeve të grafiteve sepse ato mund të jënë të dëmshme për mjedisin jetësor. Poashtu, e kam kuptuar se nuk është mirë të mendosh nga ´përmbrenda kutisë´, pra nuk është mirë të jëshë mendjengushtë dhe t´i shikosh gjërat vetëm nga një kënd. Në këtë kuptim, unë nuk e shoh Lidhjen Demokratike nga këndi i bindjeve të mia thjesht politike, por e shoh atë nga këndi i një shqiptari, i cili do një demokraci të mirëfilltë dhe një shoqëri liberale në atdheun e tij, i cili do institucione të pavarura dhe joabuzive në shtetin e tij, dhe i cili do përmbarimin dhe bashkimin e kombit të tij. Më poshtë do të mundohem të sqarohem pak më gjatë rreth kësaj çka shkrova më lartë.



E kam thënë edhe në shkrime tjera se, sipas mendimit tim personal natyrisht, në atdheun tonë janë duke u zhvilluar dy konflikte të mbrendshme mbrëndashqiptare: i) konflikti mes projektuesve të idesë për formimin e kombit kosovar, dhe përkrahësve të idesë për ruajtjen e kombit shqiptar, pra konflikti Shqiptar vs. Kosovar; ii) konflikti ( apo kontrasti ) në mes të idealit të kombit shqiptar për ndërtimin e demokracisë së mirefillte, për të cilin ky komb pagoj shtrenjë me gjakun e bijëve dhe bijave më të mira të tij në njërën anë dhe të sistemit aktual në Kosove në anën tjetër, i cili është ndërtuar gjatë kësaj dekade të pas - çlirimit nga gratë dhe burrat e politikes kosovare e të cilin unë e quaj cullakokraci: një sistem, i cili ka arritur zhveshjen e kombit shqiptar nga vlerat, identiteti dhe dinjiteti i vet; i cili ka arritur ndarjen ala mafioze të vendit tonë të vogel në disa zona të influencës; i cili ka krijuar kushtet për lulëzimin e krimit, korrupsionit, nepotizmit dhe provincializmit; i cili ka varfëruar skajshmërisht qytetarët; i cili shpërfillë me arrogancen më të madhe vullnetin e shumicës së qytetarëve për vetëvendosje dhe i cili pothuajse ka shkaktuar gjunjëzimin e individit shqiptar para së keqës, pra konflikti Demokraci vs. Cullakokraci. Këto dy konflikte nuk janë të ndara nga njeri - tjetri, por ato zhvillohen paralelisht dhe mënyra se si do të përfundoj njëri nga ta, do të ndikoj drejtpërdrejt edhe në përfundimin e tjetrit. Ose, thënë më saktë, nese në atdheun tonë nuk do të kemi një fitore të demokracisë kundër cullakokracisë, atëherë edhe kombi shqiptar atje do të tjetërsohet në një komb tjetër, pra në atë kosovar. Si pasojë e kësaj, pastaj nuk do të këtë as përmbarim të kombit shqiptar dhe as bashkim të tij, e mbase ai do të zhduket krejt. Dhe, kjo është vija ime e kuqe, këtu e kam unë thembrën e Akilit, e nga këtu nisem unë kur shkruaj për këto gjera. Kam menduar dhe mendoj se për arritjen e përmbarimit dhe bashkimit të kombit shqiptar, duhet që Treni Shqiptaria Express ( ky që niset nga Prishtina ) të rikthehet në binaret e tij natyral, të cilët janë një e majtë e shendoshë dhe një e djathtë e shendoshë. Kjo e majtë ( kështu e shoh unë ) është Lëvizja Vetëvendosje, e cila rrënjet i ka tek filozofia politike e njërit baba të kombit shqiptar – Adem Demaçit, kurse kjo e djathtë e shendoshë është Lidhja Demokratike, e cila rrënjët i ka tek filozofia politike e tjetrit baba të kombit shqiptar – Ibrahim Rugoves. Këta dy krahë politik kanë potencialin që ta mposhtin cullakokracinë, ta shkatërrojn projektin për krijimin e kombit kosovar, ta ngrisin në këmbë edhe njëherë Trenin Shqiptaria Express, dhe të nisen drejt cakut përfundimtar të tij, që është arritja e realizimit të aspiratave tona kombëtare për liri, demokraci, pavarësi, vetëvendosje dhe bashkim kombëtar. Kjo është ajo çka mund të arrihet nga këta dy krahë politik, nese ata do të dinë që të bashkëpunojn në mes veti, dhe nese do ta kënë ndihmën vendimtare të pinjollëve të luftëtarëve të lirisë, të cilët rrënjët i kanë tek vendosmëria e pashembullt e tjetrit baba të kombit shqiptar – Adem Jasharit. Kështu kam menduar që është zgjidhja më e mirë, dhe jam munduar që të shpreh përkrahjen time si për njerin nga këta krahë politik ashtu edhe për tjetrin, anipse kjo ka shkaktuar rritjen e numrit të atyre që s´më duan ( herë me idhnohen rugovianët, e herë me idhnohen të vetëvendosurit ).


Kjo ishte një pasqyrë e përgjithshme sesi e shoh unë këtë çështje. Kurse tani do të jap edhe arsyet e kërkëses time për dorëheqjen e personave të lartepërmendur, çka nuk është asgjë tjetër përpos se një ripërsëritje e atyre gjërave që i kam thënë deri më tani. Fatmir Sejdiu duhet të jap dorëheqje sepse që nga koha e zgjedhjes së tij në postin e kryetarit të njërit krah të faktorit politik rugovian, përkatësisht në postin e presidentit, ai ka bërë një politik kryesisht të dëmshme për vendin dhe popullin tonë. Në rrafshin partiak, ai ka dështuar totalisht. Lidhja Demokratike u nda me karrika kokes nën drejtimin e tij. Përveq ndarjes, kjo parti eshte tkurrur jashtëzakonisht shumë në këto vitet e fundit. Nga një institucion i rëndësishëm kombëtar, kjo parti është shëndrruar në një lidhje të grupeve parapolitike. Në rrafshin e politikes së jashtme, ai poashtu nuk ka shumë çka të tregoj. Pas më tepër se katër vite në postin e kreut te shtetit, ai mezi arriti njëherë të mbledhë bashkë katër presidentë ballkanik. Lobimi për njohjen e pavarësisë nga shtetet e ndryshme të botës jo vetëm që nuk ka sjellë efektet e duhura por ai në fakt edhe është penguar drejtpërdrejtë nga presidenti ynë, pasojë kjo e mendësisë bajraktariste të tij. Dëmi më i madh që ka shkaktuar ai është në rrafshin e politikes së mbrëndshme. Sepse ka lejuar degjenerimin e qeverisjes, ka nxitur krijimin e kushteve për lulëzimin e krimit, korrupsionit dhe nepotizmit, ka penguar zhvillimin e demokracisë, ka lejuar represionin shtetëror ndaj popullit dhe ajo çka është më e rëndësishmja, ai e ka shkelur rëndë Kushtetuten e Republikes së Kosovës. Ȅshtë e qartë se ´ngrirja´ e tij si kryetar i Lidhjes Demokratike paraqet një precedent të dëmshëm dhe me pasoja afatgjata për Kosovën. Aspekti më nevëritës i politikes së tij është mohimi i vazhdueshëm qe ai u ben dështimëve dhe problemeve që ka shkaktuar. Fatmir Sejdiu gati për çdogjë ka vetëm një përgjigje standarde, e cila është ´ nuk di gjë ´ - përmes së cilës ai mundohet të fsheh një realitet të hidhur dhe ta paraqes një pasqyrë të rreme të gjendjes politike në vendin e vet. Prandaj, Fatmir Sejdiu duhet të jap dorëheqjen. Në anën tjetër, Nexhat Daci poashtu ka dështuar në udhëheqjen e krahut tjetër të faktorit politik rugovian. Ai nuk ka arritur që të ndal ritmin e dobësimit të ketij faktori. Me një karizmë të zbehur shumë dhe i plakur tashmë ai nuk duket të jetë në gjëndje për të fituar zgjedhje, as lokale dhe as kombëtare. Prandaj, duhet që edhe Nexhat Daci të jap dorëheqje. Me duhet të theksoj edhe një arsye tjetër pse këta dy persona duhet të dorëhiqen. Ajo është shkelja e rëndë që ata i kanë bërë filozofisë politike rugoviane, duke përdorur dhunën ndaj njëri - tjetrit ( lexo: karriket ). Ky veprim i tyre ishte një tradhti ndaj faktorit politik rugovian, sepse dhuna mes veti ( por as me të tjerët ) dhe filozofia politike rugoviane janë dy gjëra që nuk shkojn asesi bashkë. Ky veprim i tyre e ka çuar drejt rrënimit këtë faktor politik, dhe përmes kësaj e ka rrezikuar seriozisht të ardhmen tonë si komb dhe si vend. Prandaj, ata duhet të dorëhiqen. Sepse kombi, atdheu, dhe faktori politik rugovian nuk kanë kohë për të humbur më. Nese do të vazhdojm kështu, atëherë mozomakeq për neve. Tani është koha për një epokë të re, është koha për të shpresuar, dhe është koha e bashkimit të faktorit politik rugovian. Në epoken e re nuk do të këtë vend për Fatmir Sejdiun dhe Nexhat Dacin si prijësa të faktorit politik rugovian. Tani është koha e rugovianëve të rinjë, të cilët s´janë askush tjetër përpos se rugovianët e vjetër, pra të atyre grave dhe burrave shqiptare ( pleqë dhe të rinjë ) që besuan dhe besojn në filozofin politike të Ibrahim Rugoves, dhe të cilët nuk e tradhtuan kurrë idealin e tyre.




Unë u bëjë thirrje faktorit politik rugovian që të bashkohet drejt idealeve tona të përbashkëta, dhe të vazhdojm rrugen drejt realizimit të aspiratave tona kombëtare. U bëjë thirrje servilëve dhe uzurpatorëve të Lidhjes Demokratike që të tregohen të menqur dhe të mos mundohen t´i shkaktojn ndonjë dëm rrjetit organizativ të faktorit politik rugovian. U bëjë thirrje besnikëve të Ibrahim Rugoves që të punojn dhe veprojn edhe më shumë në drejtim të arritjes së këtij qëllimi. Dhe, në fund, u bëjë edhe njëherë thirrje Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit që të japin doreheqjen me nder dhe dinjitet dhe të mos hidhërohen për këtë shkak. Anipse, ndoshta ky shkrim do t´ju djegë si specat rahoveciane në darkën e lamës të Ibrahim Rugoves.




Copyright: shkoder. net
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi