Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Xani:Të bëmat e Nastradinit

Shko poshtë

Halil Xani:Të bëmat e Nastradinit Empty Halil Xani:Të bëmat e Nastradinit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 08, 2010 9:59 pm

Klicke auf die Gesichter der Personen in dem Foto, um sie zu markieren.


Halil Xani:Të bëmat e Nastradinit 59049_1600977628430_1355732799_31607625_6576000_n


Halil Xani:Të bëmat e Nastradinit

26. BAKLLAVAJA

I çojnë Nastradinit bakllava n`tepsi
Aty qëllon mysafir edhe nipi i tij
Dhe sa më mirë për t`u siguruar
I thotë nipit kjo është e helmuar.


Del hoxha jashtë nipin s`e merr
Ai në dhomë e bëri një sherr
Tha do të mbytem prej mërzisë
E t`i bëri djali hyxhym tepsisë.

Kur u kthye hoxha i ngratë
Tepsinë e gjeti gati të thatë
More nipçe se ç`ma punove
Ti u kënaqe, mua më helmove.


27. MJALTIN NË BESË

I tha fqiu po shkoj
Te miqtë e mi një natë
E solla të ma ruash
Këtë qyp me mjaltë.

Në mjaltë si arusha
Hoxha kish merak
E afroi pranë qypin
E lëpiu pak nga pak.

Kur ia preku fundin
N`bark ia nisi lufta
Këndonte shahadet
Nga vdekja e kapi tuta.

Kur u kthye fqiu
E mori qypin e thatë
E kuptoi pse hoxha
Këndonte salavatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi