Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gara në LDK me “shpërthime agresive”

2 posters

Shko poshtë

Gara në LDK me “shpërthime agresive” Empty Gara në LDK me “shpërthime agresive”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 14, 2010 7:59 pm

Gara në LDK me “shpërthime agresive”

Gara në LDK me “shpërthime agresive” Ku4-bukoshi_
Gara në LDK me “shpërthime agresive” Ku2-kryeziu_

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, gara sa vjen e nxehet, siç i quan nënkryetari i saj, Eqrem Kryeziu, ‘shpërthime agresive nga njerëzit që dëshirojnë të hyjnë në politikë’. Kryeziu thotë se ka mirëkuptim për këto ‘shpërthime’, por mohon se po bëhet shantazh te degët, që ta mbajnë anën e Fatmir Sejdiut.
Kandidati për kryetar të LDK-së, ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi vazhdon të akuzojë udhëheqjen aktuale të LDK-së për shantazh te degët, përderisa thekson se nuk ka garuar për të ndarë, por për ta bashkuar dhe forcuar LDK-në.
Bukoshi ka thënë se ka vend për shqetësim për procesin zgjedhor në LDK, duke iu referuar degës së Prizrenit, dhe se për këtë, ai ka thënë se ka evidenca.
“Edhe unë që kam hyrë në këtë garë nuk kam hyrë që ta ndajë LDK-në, por përkundrazi kam hyrë që ta bashkojë, ta ribashkojë, ta ringjallë dhe ta forcojë LDK-në, ta modernizojë atë dhe LDK-ja të dal fituese”, ka thënë Bukoshi.
Duke u lidhur tek rasti i Prizrenit, nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu ka thënë se Bukoshi iu referohet elementëve që e kanë bojkotuar sistemin zgjedhor dhe në këtë drejtim, ai ka thënë se ka koncepte të ndryshme me Bukoshin.
“Unë kam mirëkuptim për këto “shpërthime pak më agresive” për njerëzit që dëshirojnë të hyjnë në politikë. Kam mirëkuptim, megjithëse nuk jam psikiatër, por edhe unë jam në politikë dhe i lejoj vetes qasje të tilla dhe pa e dëgjuar dy herë prej mikut tim Bukoshit këtë gjë, nuk mund t’ia shkruaj në tefter këtë gjë”, ka thënë Kryeziu.
Ai ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë ndonjë shantazh nga ndokush, duke thënë se as atij si ‘një prej shefave të LDK-së’, askush asnjëherë nuk i ka bërë ndonjë rekomandim.
Deri tani zyrtarisht për kryetar të LDK-në ka kandiduar vetëm Bujar Bukoshi, ndërkohë që ai që pritet të jetë kandidat, Fatmir Sejdiu, i cili ka mbajtur për dy vjet të ngrirë postin e LDK-së, ka filluar fushatën nëpër degë të LDK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gara në LDK me “shpërthime agresive” Empty Re: Gara në LDK me “shpërthime agresive”

Mesazh nga Cia-Ferizaj Fri Nov 26, 2010 4:17 pm

o si besohet Bukoshit se ka qene edhe eshte agjent i PDK-se , ky ka hy me prish LDK e jo me ndreq , pom vjen qudi si u be Uka me mendt e Bukoshit se , kishe eshte i menqur ky Uke Rugova

Cia-Ferizaj

Numri i postimeve : 3
Registration date : 26/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi