Halil Xani:40. DËNIMI I DHELPRËS

Shko poshtë

Halil Xani:40. DËNIMI I DHELPRËS

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Oct 23, 2010 10:30 pm





Halil Xani
40. DËNIMI I DHELPRËS

Hoxha njëherë ra në katandi
I tha gruaja kërko punë njeri
Hoxha kërkoi deri në aksham
Por askush nuk e deshti imam.

Duke u kthyer kah një mal
Dy veta dhelprën e bënin suhal
Ma falni mua o njerëz të mirë
Dënimi im është më i vështirë.

I vuri çallmën n`maje t`kresë
Dhe ia lidhi xhyben në mes
Tash ju miq u tha fleni rehat
Hoxheshën s`e merr asnjë fshat.

41. HOXHA ME THIKË

Rrugës për në xhami
Nastradini ecte serbes
Dy zabitë të qytetit
Ia panë thikën në brez.

A je në vete i thanë
Bart armë ti or mik
Jo tha s`është armë
Gomën e kam si thikë.

O zabitë, ju nuk dini
E m`shikoni me habi
Se gabimet në libra
S`ndreqen me qysqi.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi