Kur do të kërkoj azil politik në Belgjikë?

Shko poshtë

Kur do të kërkoj azil politik në Belgjikë?

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Oct 27, 2010 12:03 pm

Kur do të kërkoj azil politik në Belgjikë?




Shkruan Teki Dervishi


Populli është doktrinë komuniste. Si dhe komunizmi, të gjitha sistemet tjera “e përdorin” popullin si instrument për zgjedhjen e pushteteve me votën “e tij”. Kur populli nuk ka mbiemër (shqiptar, anglez, amerikan, arab, etj), sociologjia moderne e quan “grumbull”. Në sistemet totalitare, oligarkia e quante popullin “shtresë e gjerë” (fjala “shtresë” është nënçmuese). “Shtresa” del si emërues i përbashkët i një turme pa identitet, turmë të cilës, aparati shtetëror ia etiketon me propagandë përkatësinë e saj politike. Kush nuk e di se turma është një grumbull apolitik ose barbaropolitik, parapolitik?! Turma “rezonon” vetëm me kokën e liderit, liderit “shtetëror” ose partiak.
Në shembuj të panumërt kur popullit i eliminohet politikisht mbiemri (shqiptar, anglez, amerikan, etj), në këto “raste” historia “shënon” qindra shembuj të asimilimit të kombeve, si p.sh. në Azi, sepse nuk ka komb pa shtet. Asimilimi arrihet me instrumentin e doktrinave hegjemoniste, okupimi perandorak i internacionaleve “të bashkuara” (aludoj BE-në), okupimi i shteteve të pafuqishme, të cilave u vihet në dorë aparati “shtetëror” i armatave të huaja “ndërkombëtare”.
Cili është sot identiteti i kombit kosovar? Identitet është karakteri i shtetit të tyre. Identiteti i këtij kombi është shteti i tij, të cilin nuk e qeverisin të zgjedhurit e popullit, po në emër të të zgjedhurve, të emëruarit e hegjemonive të huaja. Popullin sot e përdorin që të kenë kundër kujt ta trillojnë armikun permanent të tij, dhe pas “çlirimit” të popullit, popullin ta mbrojnë nga okupatori, ndaj populli vetësakrifikohet për ideale supreme, duke parapëlqyer dhunën e shtetit “të tij” si kompensim ndaj “dhunës së shtetit okupator”. Dhe kështu, shqiptarëve të Kosovës nuk u shkoqet robëria këtu e 600 vjet më parë, dhe “populli kosovar” mbetet vrima më e zezë e Evropës “moderne”, por populli sot e konsideron veten të lirë dhe të çliruar.
Më parë, në vitin 1999, popullit ia servuan lirinë në pjatë. Mediet e sponzoruara nga “çlirimtari” dhjetë vjet e shurdhuan popullin me folklor-politikë që indoktrinoi bindjen “e çlirimit”, “lirisë”, lirinë që ia “falën” popullit pas 120 vjetëve. Në “liri” populli nuk revoltohet, është i kënaqur politikisht, por është i pakënaqur ekonomikisht, ndaj populli heshtë “politikisht”, nuk demonstron, vetëm deklarohet kundër “hajnave” vendorë, siç deklarohej dikur kundër borgjezisë gjakpirëse, dhe siç ishte kundër çdo përpjekjeje të institucionalizohet shteti autonom i vendorëve të pavarur nga hegjemonia e huaj “çlirimtare”. Prandaj kurrë nuk arritëm të shteformohemi.
Populli a priori është mirënjohës, ndaj është në anën e atyre që na sollën “lirinë”, ndonëse si edhe historikisht, edhe sot, është i pakënaqur. Historikisht nuk ka arritur asnjëherë ta shprehë pakënaqësinë e tij, përveç si grumbull në demonstrata të vogla ose në patentrevolucione (1940) të organizuara nga fqinjët okupatorë, pastaj edhe në luftëra lokale të grupeve të vogla kaçake, në refuzime “qytetare” pacifiste, por në të gjitha këto “metoda” të rezistencës, megjithatë popullit i prin ndonjë lider. Populli nuk i prin vetvetes, siç pohojnë komunistët dhe nazistët. Liderin e sjellin rrethanat historike në situatë, e jo “fati” si botëkuptim okultist.
Ku mbeti titulli personalizues i këtij shkrimi? Qëndrimi zyrtar i Parlamentit Evropian se, nëse shqiptarëve u jepen vizat Shengen, ata do të largohen kolektivisht nga Kosova, duke kërkuar azil politik në vendet e Evropës. Janë shekujt 600 vjet që pa viza, Shqipëria ka prodhuar emigracion për Lindjen dhe për Perëndimin. Nëse sot kërkojnë azil politik në Bruksel, atje do të duhet të dëshmojnë me fakte konkrete se janë të diskriminuar, në mos për asgjë tjetër, për shkeljen e të drejtave të njeriut, e jo të drejtave politike kushtetuese nacionale të kombit kosovar. Kemi qindra mija raste kur shqiptarët në emigracion heqin dorë nga përkatësia nacionale dhe prezentohen si minoritete të Kosovës, vetëm për ta siguruar azilin, natyrisht duke deklaruar me shkrim para komisionarëve se janë të diskriminuar nga shqiptarët. Dhe komisionarët e emigracionit në Bruksel, (që atje nuk lejojnë geto nacionale emigrantësh) do të shtirën thuajse nuk e kuptojnë se si, pas luftës 1999, në kohën e “çlirimit”, në Kosovë garantohen të drejtat politike nën mbrojtjen e misioneve të huaja dhe vetë KFOR-it. Po ato të njeriut? Kush i garanton? Ato të drejtat e njeriut brenda grumbullit pa identitet? Populli nuk vdes kolektivisht, vetëm elefantët vdesin vetëm. Kur e parandiejnë vdekjen elefantët, ndahen nga të tjerët dhe vdesin vetëm. Jo në grumbull.
Që nga idealet rinore dhe burgjet, sot po shoh se si po vdes ngadalë në pleqëri, duke e pritur kot lirinë e ëndërruar, për të cilin u sakrifikua ky popull, me identitet a jo, kjo më nuk ka rëndësi!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi