Jusuf Zenunaj:HYMNI I FLAMURIT

Shko poshtë

Jusuf Zenunaj:HYMNI I FLAMURIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Oct 29, 2010 9:48 am

HYMNI I FLAMURIT


Jusuf Zenunaj


Jusuf Zenunaj:HYMNI I FLAMURIT
Oooo karrigë e qeverisjes ma e shtrejta je për ne !

Larg flamurit të përbashkuar
me një dëshirë e një qëllim,
t' i qeverisim të korruptuar
si Kosovën edhe Shqipërinë.

Prej mashtrimit kush largohet
nga varfëria s' ka shpëtim,
partisë veç ai i shmanget
që nuk njeh dinakrinë.

Kush s'e do rrugën e Evropës
populli e njeh për të marrë,
dy kombe me flamuj kemi,
kombin shqiptar e kosovar.

Oooo karrigë e qeverisjes
ma e shtrejta je për ne !
Për ty sot e bëjmë vdekjen
sikur dje për atdhe.

Jusuf Zenunaj, 27 dhjetor 2010
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi