Shpresa Besa:FUSHATA...

Shko poshtë

Shpresa Besa:FUSHATA...

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Dec 04, 2010 2:17 pm





Shpresa Besa:FUSHATA...

M'bëhet mjegullu, errësirë...

para syve s'shof asgjë...

jam pa gjumë, e kam gedhirë

kam menduar, si me ia bë.



A të flas, a të mos flasë....

atë çka shof e çka po ndij...

apo të rri e të pëlcas...

të pres dhe bari të më mbijë.



Frik kendejë, e frik andej...

n'daç beso, n'daç mos beso,

kjo fushatë, gjithandej....

votën tënde po kerkon.



Unë jam, thot- më i miri...

besomëni mua, o popull,

unë për ju do shkrihem si qiri...

voto per mua, o koke kungull.



Unë jam i drejtë, nuk genjej...

do punoj për këtë popull të mjerë,

vetëm votat, në gjep ti vej...

pastaj s'dua të t'shof, asnjëhëre.



Mos u bëj kokëtul....

voto për mua, se do keshë buke,

nuk jam si Ai tjetri fodull...

që rrin ulur veq n'kolltukë.



Më jepni dhe mua shansin njiherë...

sa të marr boten në sy,

e të bëhem milionerë...

atëherë s'të njof fare më- Ty.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi