Kadri Mani: Letër e hapur Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve – Durrës

Shko poshtë

Kadri Mani: Letër e hapur Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve – Durrës

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Dec 04, 2010 11:40 pm



Letër e hapur Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve – Durrës

Nga Kadri Mani


Ka kohë që na ka ardhur një Kërkesë e çuditshme dhe e pazakonshme për inteligjencinë e mirëfilltë, por kur është fjala për socialistët e Durrësit (ngjashëm me sivëllezërit e tyere ferizajas), tetojmë t’i kuptojmë në shktetirën e tyre politike ku janë katandisur:
“Klubi i Shkrimtareve ne Durres propozon Rexhep Qosjen per Çmimin Nobel

Klubi i Shkrimtarëve dhe i Artistëve Durrës, më 11. 09. 2010

Kërkesë

Institucioneve shkencore, arsimore dhe kulturore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Diasporë, që shkrimtari, intelektuali dhe studiuesi Rexhep Qosja t’i propozohet Komitetit Suedez për Çmimin Nobel për letërsi.

Arsyetim

Rexhep Qosja është njëri prej studiuesve, intelektualëve dhe shkrimtarëve më të mirë shqiptar të shekullit XX.

Me jetën e tij ai ka përcjellë te bashkëkohësit frymën e intelektualit të papërkulshëm para pushteteve diktatoriale, kritikun e pamëshirshëm ndaj klaneve postkomuniste dhe qytetarin që kujdeset për historinë sa edhe për të ardhmen që ndërton.

Me veprën e tij letrare për më shumë se katër dekada ai ka rrezatuar mendimin modern evropian edhe në situatat më të vështira diktatoriale dhe madje postdiktatoriale, kur mendimi për historinë dhe bashkëkohësinë ende nuk mund të thuhet i plotë, për shkak se vazhdojnë të atakohen prej strukturave të mbetura komuniste. Veprat e tij letrare (tregime, drama, monodrama, romane), prej romanit Vdekja më vjen prej syve të tillë (1974) deri te romani i fundit Bijtë e askujt I, II (2010), kanë paraqitur më së miri fatin e intelektualit shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri, prandaj ato si dje ashtu edhe sot rrezatojnë ndikimin e tyre në jetën tonë kulturore dhe mendore.

Me studimet e tij ai e ka mbrojtur letërsinë për shumë dekada nga dogmatizmi politik, duke e vlerësuar atë mbi parimet e teorive bashkëkohore evropiane. Nuk është e rastit prandaj, që ai e shkroi Manifestin e modernitetit, në kulm të lulëzimit të shkollës së realsocializmit në Shqipëri.

Kështu, ai, me jetën dhe veprën e tij, u bë bardi prijës i rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri (1989), i lirës së Kosovës (1999) dhe i demokracisë postdiktatoriale e postklonialiste në këto vende.
Për të gjitha këto dhe shumë arsye të tjera të karakterit letrar, studimor e intelektual, Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve – Durrës, i fton institucionet arsimore, shkencore, kulturore dhe letrare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Diasporë, që t’i dërgojnë arsyetimet e tyre, për shkrimtarin Rexhep Qosja, në Komitetin Suedez të ndarjes së Çmimit Nobel për letërsi.

Kryetar

Nikollë Spathari”

--------------------
Zonja dhe zotërinj të çnderuar nga klubi i shkrimtarëve dhe i artistëve të Durrësit (qëllimisht jua hoqa shkronjat e mëdha që të dukeni sa më minorë në vogëlsinë tuaj) në shktetirën politike ku qe keni katandisur!

Nuk e shoh të nevojshme të zgjatëm, por po konstatoj se ju dhe përkrahësit tuaj gjithandej jeni bashkëfajtorë të rrymës antikombëtare Rama-Qosja, dhe propozoj që familjarist të konsideroheni zhyrtarisht bashkëpunëtorë të diktaturës enveriste-staliniste, të viheni në listën e zezë për krimet e bëra dhe, sipas shembullit kroat, për tre breza pasardhësit tuaj të mos kenë të drejtë të zgjidhen në asnjë post udhëheqës; që ta ndiejnë peshën e përgjesësë të pararenëdsve të tyte të rrymës antikombëtare.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi