Mentor Thaqi:Veç me para të thata-kesh!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:Veç me para të thata-kesh!

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Dec 06, 2010 10:56 pm



Mentor Thaqi:Veç me para të thata-kesh!

Ah paraja e shkretë,
ujin e kthen përpjetë,
e hapë rrugen drejt,
ti hekë t´ligat krejt!

Me to e blenë voten,
me to e shkelë Botën,
me to bëhesh "mbret",
pa to je i shkretë!

Janë qelës korrupcioni,
janë dhe pagesë krimi,
janë pjesë e tenderave,
janë fati i beterave!

Shumëkush u martua,
sepse kish para,
dhe mori për grua,
Hanmin "Hanumshah"!

Ai që ka para
dhe gjeli i bën ve,
e për fukara,
as pula jo për be!

Paraja prishë njeriun,
kur është e fëlliqtë, e pistë,
por burrë s´e bën derëziun,
s´ja ndreqë moralin e kristë!

Paraja është dhe lavire,
nga dora në dorë,
pjesë kusuri e hileve,
t´koritë, të bën horë!

Por kur përdoret për t´mirë,
njeriut i shpëton jetën,
ta falësh është vështirë,
ta bindësh vetveten!

Lum ai që fitu e ka,
dhe e përdorë drejt,
i mjeri ai që vjedhë e ka,
tuj mashtru e rrejtë
!

Mentor Thaqi VS., 06.12.2010 (20,40 h)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi