Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi: 12 dhjetori - disfata definitive e mendësisë jugosllave

Shko poshtë

Teki Dervishi: 12 dhjetori - disfata definitive e mendësisë jugosllave Empty Teki Dervishi: 12 dhjetori - disfata definitive e mendësisë jugosllave

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 16, 2010 2:13 am

Teki Dervishi: 12 dhjetori - disfata definitive e mendësisë jugosllave U1_teki
12 dhjetori - disfata definitive e mendësisë jugosllave

Shkruan: Teki Dervishi
Biografia e shkrimit të autorit dhe faktura e tij në titullin e këtij shkrimi, u jep "argument" të zhgënjyerve të 12 dhjetorit, që tipizimin këtu "mendësi jugosllave" ta perceptojë si qëndrim "ekstremist". Por dua që këtu të zhgënjyerve t'ua mohoj edhe këtë "argument" të kualifikimit "ekstrem", dhe t'u them: ky nuk është karakterizim imi, por është karakterizim i ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, zotit Kristofer Dell, i cili një muaj më parë, ditën kur u shkarkuar Parlamenti i Kosovës, në mënyrë decidive e karakterizoi një copë falange (nuk e identifikoi) të klasës politike të Kosovës si "mendësi jugosllave". Pra, pas 10 vjetëve sintagmën "mendësi jugosllave" nuk e aktualizova unë në këtë shkrim, por zoti ambasador i SHBA-së.
Në çastet e mesnatës së 12 dhjetorit, nëpër të gjitha kanalet televizive, aktivistët e "Vetëvendosjes" bënin një performancë që rrezikonte pakuptimisht ta kontestonte negativisht rregullsinë e zgjedhjeve, derisa mediat më eminente të Evropës, në ato çaste mesnate të 12 dhjetorit, tashmë i kishin karakterizuar zgjedhjet e 12 dhjetorit si një shembull i demokracisë së civilizuar që ia shfaqi faqen e bardhë Kosovës. Si të tilla, si zgjedhje shumë të civilizuara, ku pikë së pari u dëshmua kultura politike e elektoratit të Kosovës, i karakterizoi edhe BE-ja.
Personalisht unë jam fans i "Vetëvendosjes" për kursin e saj parimor politik, por jo edhe për fakturën gjuhësore propagandistike të kësaj Lëvizjeje. Albin Kurti nuk është lider i zgjedhur, por është lider i lindur, dhe të tillë e bën biografia e rezistencës së tij të organizuar kundër okupatorëve të Kosovës që nga mosha e tij studentore e deri sot. Duke e përkrahur gjithmonë me shkrimet e mia, kam të drejtë t'i them këtu se fjalori i fushatës së tij, sidomos nga performancat publike të disa arrivistëve autsajderë të postuar vonë në këtë lëvizje, konceptualisht bien ndesh me kursin politik të definuar të "Vetëvendosjes". Më 12 dhjetor moralisht "Vetëvendosje!" është partia e dytë në Kosovë pas PDK-së, sepse numerikisht partia e dytë (LDK) pas 12 dhjetorit nuk ekziston më, dhe këtë do ta dëshmojë koha shumë shpejt.
Po të donte një analizë paraprake para se ta konceptonte formatin dhe fakturën e propagandës së saj kundër PDK-së, "Vetëvendosja" do të zbulonte shumë lehtë se kjo parti (PDK-ja) është e vetmja parti që asnjëherë nuk i është kundërvënë "Vetëvendosjes" dhe nuk i është përgjigjur akuzave të saj publike për "tradhti kombëtare", kurse të gjitha partitë e tjera janë distancuar nga "Vetëvendosja". Tipin e shtetit të Kosovës nuk e ka konceptuar klasa politike në Kosovë, ndaj as PDK-ja, por shteti i Kosovës është produkt politik (jo juridik) i Fuqive të Mëdha. Prandaj ka pak hipokrizi populliste nëse përpiqemi që të bëhemi kategorikë dhe fajin për një tip shteti si Kosova t'ia ngarkojmë një partie, e jo proceseve të imponuara nga Fuqitë e Mëdha. Kjo nuk do të thotë që të mos kundërshtohen Fuqitë e Mëdha, por kundërshtimin mund ta bëjë secila parti dhe secili individ për vete, e jo t'ia imponojë edhe partive të tjera bartëse të procesit të natyrshëm të shtetbërjes me koncesione të detyrueshme të shtetit të pavarur të Kosovës.
Më poshtë do ta parafrazoj një qëndrim të zotit Hajredin Kuçi (në Klan Kosova) që pa dyshim do të mbetet historik për ta vërtetuar rëndësinë politike që ka "Vetëvendosja" si lëvizje kombëtare. Tre vjet këtu kam konstatuar se skena politike në Kosovë nuk ka opozitë. Opozita e vetme ka qenë "Vetëvendosja". Por kjo në linjë të këtij diskursi nuk ka rëndësi të madhe. E rëndësishme është se të gjitha partitë e tjera të Kosovës, përveç PDK-së, madje edhe shoqëria civile, ka dhjetë vjet që anatemojnë dhe propagandojnë kundër "Vetëvendosjes" në mënyrë histerike, dhe kjo vërteton statusin e opozitës që gëzonte kjo lëvizje. (Albini mbase nuk i ka harruar polemikat që ka pasur me ato struktura, të cilat sot janë në koalicione "teknike" (jo parimore politike) dhe konfidenciale me LDK-në dhe me të gjithë ata që brenda kësaj partie të degjeneruar pas vdekjes së Rugovës, kanë krijuar një koalicion që prodhon propagandë (bashkë edhe me EULEX-in) kundër PDK-së, njësoj si edhe kundër "Vetëvendosjes". Më 12 dhjetor, në mesnatë, sllakvordi i denonciadës së "Vetëvendosjes" kundër PDK-së ishte e njëjta fakturë gjuhësore e të gjitha partive të tjera të bashkuara në konceptin e mendësisë jugosllave që po përpiqet kot të reinkarnohet. Terreni është i rrëshqitshëm pikërisht në domosdonë e mandatimit të pushtetit sipas koalicioneve, nëse "Vetëvendosja" nuk do të rrëshqasë, mandatori Thaçi nuk do të jetë i detyruar t'i inkorporojë në pushtet doajenët e "demokratizimit të Serbisë", përkatësisht të mendësisë muzeore jugosllave.
Pa dashur të dukem kategorik, e ta përdorë fjalën "përjashtim", janë vetëm dy parti politike që nuk i shquan biografia e mendësisë jugosllave, e ato janë PDK-ja dhe "Vetëvendosje!". Këtu është i padobishëm arsyetimi që mund ta japë fenomeni i konvertimit politik të partive që sot e quajnë veten demokratike ose liberale, sepse ka qenë proces i natyrshëm transiti teknik i socialistëve në një parti "të djathtë" ku vetëm kryetari i saj ka qenë djathtist, e askush tjetër. Kjo nuk do të fliste keq po të shihej se ata kanë konvertuar qëndrimet ashtu si i kanë ndërruar fjalët. Vetëm komunistët anatemojnë të kaluarën, por realiteti sot dëshmon se "konvertitët" e mendësisë së përmendur, më shumë sesa në kohën kur kërkonin që shqiptarët të dilnin në zgjedhjet e Serbisë, sot janë të organizuar kundër një kursi politik, ose dy kurseve politike, kundër 1. PDK-së dhe 2. "Vetëvendosjes".
Thashë më lart këtu se më 12 dhjetor "Vetëvendosje!" moralisht është partia e dytë më e madhe në Kosovë dhe premtova se do ta parafrazoj një qëndrim më tepër intelektual sesa teknikisht politik të zotit Hajredin Kuçi në Klan Kosova. Ai tha decidivisht se PDK-ja është më e afërt me "Vetëvendosjen" sesa me të gjitha partitë e tjera të Kosovës, madje shtoi se projektin e "Vetëvendosjes" PDK-ja do të provojë ta realizojë ndoshta pak më ndryshe nga si pretendon "Vetëvendosja". Elokuenca e Kuçit është një prejudikim i situatës politike aktuale në Kosovë pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, dhe na jep të kuptojmë se Kosova definitivisht e profilizoi klasën politike të saj, në çastin kur elektorati përjashtoi "mendësinë jugosllave". Kemi dy parti që kanë program, ndonëse jo identik, por që angazhohen që Kosova të fillojë fazën e fundit në kursin shtetformues që bazohet në kontinuitetin historik të lëvizjes kombëtare për krijimin e shtetit shqiptar.
Prandaj kryeministri Thaçi, në mënyrë të kondicionuar, në Sheshin 21, më 12 dhjetor, përsëriste pareshtur cilësorin e orientimit të PDK-së si "parti demokratike", që aludon diferencën me ish-socialistët, andej dhe këndej. Profilizimi i vetëm dy partive, një demokratike dhe një socialiste, ka qenë koha definitive t'i ndodhë Kosovës. Dhe nga 12 dhjetori kemi dy parti të mëdha që do ta marrin barrën e rëndë të shtetndërtimit definitiv, e këto janë: PDK-ja dhe "Vetëvendosje!". 12 dhjetori i përjashtoi të gjitha të tjerat. Verdikti i popullit.
Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi