Teki Dervishi:LDK-ja kundër LDK-së

Shko poshtë

Teki Dervishi:LDK-ja kundër LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Dec 26, 2010 3:51 pm

LDK-ja kundër LDK-së





Shkruan: Teki Dervishi

Sheshi në sirtar

Një përgjigje, këtu më poshtë, atyre bashkëbiseduesve qëllimmirë, që kujtojnë se jam “diçka” “kundër” LDK-së, kur i kritikoj spektaklet skandaloze që bën kjo parti kundër, pikë së pari, vetvetes së saj. Sidomos kur përpiqet që fajin për dështimin e saj t’ua ngarkojë partive të tjera, konkretisht një partie, PDK-së. Qëndrimet subjektive publicistike “për” apo “kundër: një partie janë trashëgimi e filozofisë komuniste (kur çdo kritikë parimore është konsideruar si “armiqësi” ndaj partisë, ndaj edhe kundër popullit. Pro-e-kundër mund të jenë fansat e skuadrave sportive, si dhe të veteranëve jokritikë të përkatësive të tyre emocionale, e jo racionale. Publicistika e pavarur politikisht asnjëherë nuk merr pozicion të njëanshëm “kundër” apo “për” një parti politike, por mëton të mbajë qëndrim kritik ndaj deformimeve të ndryshme politike, që në rastin e Kosovës, nuk janë tjetër pos një epshoritet karrierist për pozicione të disa liderëve partiakë të verbuar pas etjes për pushtet. Ata që e kanë përcjellë peridokiun shqiptar në këta katër vjet të shkuar, do ta dinë se jo të tjerët, por denoncimet dhe kritikat kundër LDK-së i kanë shprehur pikërisht anëtarët eminentë të kësaj partie, shumica syresh duke u larguar nga partia si shenjë proteste për punën e saj destruktive politike dhe disa duke qëndruar “brenda” “kundër” politikave të saj kadrovike.
Para se Isa Mustafa ta kritikonte publikisht partinë “e tij” LDK-në për koalicionin e saj më PDK-në, ishin bërë plot katër vjet luftë fraksionesh brendapërbrenda LDK-së, që filluan që nga Kuvendi i Karrigeve. “Unitaristët” “rugovjanë” të LDK-së dhe “separatistët” e kësaj partie, kishin filluar luftërat e përgjakshme për primatë individësh “trashëgimtarë” të Rugovës, kështu që në zgjedhjet e 2007-të kjo pari humbi elektoratin e vet, si dhe primatin si parti e parë e Kosovës. Çarjet partiake brendapërbrenda LDK-së vazhduan edhe gjatë periodës trevjeçare të “koalicionit” të saj qeveritar. Dorëheqje, akuza publike, skandale politike, denoncime korruptive, etj., etj., etj. për LDK-në ishin bërë punë krejt normale. Me një fjalë, LDK-ja ishte shkatërruar shumë kohë para se të lidhte koalicion me PDK-në, dhe koalicioni me të ndodhi vetëm si pasojë e faktit se kjo parti (LDK-ja) humbi primatin elektoral dhe u bë parti e dytë, (2007) gjë që u vërtetua edhe për të dytën herë në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010. Fajin për shkatërrimin e LDK-së, struktura brendapërbrenda saj do të përpiqen t’ia ngarkojnë presidentit Fatmir Sejdiu dhe “separatistit” të LDK-së, Nexhat Daci. Denoncimet që i kanë bërë publikisht unitaristët e Sejdiut dhe separatistët e Dicit në luftë për “trashëgiminë” e filozofisë politike të Presidentit Historik Rugova, e kanë devalvuar këtë parti deri në përmasën tragjike të rënies së rejtingut të saj para elektoratit.
LDK-ja ka qenë parti pushtetmbajtëse në 10 vjetët e fundit të UNMIK-EULEX-it. Hiç mandatin e fundit trevjeçar të qeverisjes së vendit, për shtatë vjet të tjera në pushtet nuk mbahet mend një projekt i vetëm kapital për zhvillim e Kosovës që do ta karakterizonte këtë parti si shtetformuese. Dhe ky fakt nuk mund të mohohet. Në fushatën parazgjedhore të 2010-shit LDK-ja mori rolin e opozitës së pushtetit, kurse dihej se ajo ishte në pushtet pareshtur në koalicion me parti të tjera. Në fushatë nuk kishte asnjë argument të vetmin për ta justifikuar “kontrarevolucionin” e puçit kundër institucioneve të shtetit, i përmbysi të gjitha institucionet deri te Parlamenti, pikërisht në kohën kur Kosova ishte në agjendën ndërkombëtare si problem që duhej ta ndërpriste situatën e “status quos”, duke provuar të zhvillojë bisedime (të detyruara nga BE-ja) me Serbinë. Natyrisht, në këtë kohë shtetet e ndryshme të rreshtuara kundër Kosovës do të përpiqen ta destabilizojnë Kosovën, që ajo të hyjë në bisedime e dobësuar. A mund të jetë ky destabilizim (shkarkim i institucioneve me urdhër të LDK-së) një logjistikë e armiqve të Kosovës, apo do ta karakterizojmë vetëm si një pasion psikopat i etjes për pushtet të disa njerëzve brenda LDK-së? Këtë do ta dëshmojë koha.
Fushata antiqeveritare që po zgjat intensivisht gati qe 18 muaj, filloi nga thirrjet e komunarit Isa Mustafa për prishjen e koalicionit qeveritar PDK-LDK. Këtë qëllim ai do ta arrijë duke e sakrifikuar presidentin Sejdiu dhe një grup brenda LDK-së që ende kishte mbetur me ideale dhe me pikëpamje të Rugovës në këtë Parti. Ky ishte këshilltar i Presidentit dhe Presidenti deklaronte se koalicioni qeveritar po bashkëpunonte shkëlqyeshëm në qeverisjen e vendit, për të keq o për të mirë, kjo është temë tjetër. Sulmet e Mustafait kundër koalicionit LDK-PDK u koordinuan me disa parti të tjera dhe kështu “koalicioni i fshehtë” kundër pushtetit të Kosovës u bë transparent për analistët dhe një pjesë të opinionit. Sulmet kundër koalicionit PDK-LDK, ç’është e vërteta, ishin sulme të tërthorta të Isa Mustafës kundër pikërisht presidentit të Kosovës Fatimr Sejdiu, por Presidenti ose ishte dihotom në deklarimet e tij, ose ia punonin pas shpine. Këto thirrje u bënë spektakël medial, dhe krijuan përshtypjen (opinionin) e qytetarëve të Kosovës se keqqeverisja dhjetëvjeçare e LDK-së në pushtet ishte faj i partisë në koalicion, PDK, e cila po qeveriste vetëm për tre vjet, madje bashkë me LDK-në, e jo si LDK-ja që kishte qeverisur jo tre vjet, por dhjetë vjet. Pra mediat e Isa Mustafës, pushtetin e keq 10-vjeçar të LDK-së, e konvertuan në pushtet të keq të PDK-së.
Kritikat 18-mujore ndaj qeverisë së koalicionit PDK-LDK shkarkoheshin jo në “kurrizin” e “koalicionit” si një tërësi qeverisëse, por në kurrizin e PDK-së, thuajse PDK-ja nuk ishte bashkëqeveritare me LDK-në, dhe sikur LDK-ja ishte fare inoçente dhe e pafajshme për “keqmenaxhimin” qeveritar që e “reklamonte” industria propagandistike e medias së “koalicioneve të fshehta” të Isa Mustafës. Dhe në këtë linjë, duke dashur ta anatemonin PDK-në, kamarrilat propagandistike të Isa Mustafës, e anatemuan Kosovën në skenën politike ndërkombëtare, e afirmuan Kosovën si vend i krimit, i korrupsionit, i pushtetit të bandave dhe me një fjalë provuan ta bindin botën se Kosovën po e qeverisnin kriminelët e jo liderët e saj, dhe se vendet që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës u dashka t’i tërheqin njohjet, siç kërkuan së pari në Zvicër dhe disa shtete të tjera.
Pra askush nga jashtë LDK-së nuk ka qenë kundër LDK-së, por LDK-ja brenda saj, që pas Kuvendit të Karrigeve dhe deri te përmbysja skandaloz e institucioneve të shtetit dhe të pushtetit të Kosovës, lufton kundër vetvetes së saj. Rrethanat dhe faktet e reja që do të dëshmohen ditëve në vijim, flasin se kësaj partie do t’i largohen edhe ajo anëtarësi e cila qe 20 vjet i është përkushtuar me tërë qenien, sinqeritetin, dashamirësinë dhe flijimet modeste në të mirë të saj. LDK-ja ka treguar se nuk ka shanse të ngrihet në këmbë, sidomos pas qëndrimit të saj ndaj Ukë Rugovës, që në njëfarë mënyre lexohet si qëndrim transparent kundër Ibrahim Rugovës. Që distancohet nga Rugova është edhe fakti se ajo po e quan veten Lidhja e Re.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi