Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bisedë e imagjinuar me Ismet Beqirin

Shko poshtë

Bisedë e imagjinuar me Ismet Beqirin Empty Bisedë e imagjinuar me Ismet Beqirin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 27, 2010 2:58 am

Bisedë e imagjinuar me Ismet Beqirin



SatBisedë e imagjinuar me Ismet Beqirin Ismet%20Beqiriirikoni


Kur e vizitoi Kosovën Bob Dolli, si mysafir i Ibrahim Rugovës, Ismet Beqiri, sipas burimeve tona në Lidhjen e Re, ka qenë djalë faqekuq 25-vjeçar, ishte një LDK-ist i përbetuar që atëherë, siç është edhe sot me prejardhje nga Kodra e Trimave (tash me vendbanim luksoz në qendër të Prishtinës). Sivjet festohet 21-vjetori i LDK-së (djem, ku-ku, u festua në Grandin e Hoxhës së “Zërit”) dhe 21 vjet plus 25 vjet të zjarrit ismetist të LDK-së, bëjnë 46 vjet moshë e Ismet Beqirit, bukur plak ky, gjë që femrat nuk do të kishin mundur ta besojnë, se nuk e ka njeri një rrudhë në ballë dhe asnjë thinjë në kokë. Ismet Beqiri ka qenë fans i Ibrahim Rugovës, është dh. në të linjta veç kur e ka parë. Ka qenë fans edhe i Nexhat Dacit (kur ka qëlluar afër Nexhatit, nuk i kam rënë as unë në sy). Ka qenë fans edhe i Fatmir Sejdiut, madje edhe sot është fans i shefit të shoqërisë civile Isa Mustafës. Tash Ismeti nuk është krejt i sigurt a është anëtar i LDK-së apo i shoqërisë civile të Isa Mustafës dhe Teuta Sahatçiut. Nuk do ta kuptojë këtë gjë derisa ta përjashtojnë nga partia bashkë me Lutfi Hazirin dhe disa shokë “të mbetur” aty si kujtim i Rugovës. Sa i përket Sabri Hamit, ai nuk po kupton se Isa ka me ja ba edhe ma keq sesa ia ka ba Fatimir Sejdiut, por puna shkon me rend, dhe sipas strategjisë së shoqërisë civile që në LDK e ka përfaqësues Orën e Teuta Muhaxherit. Kur po e përmendi emrin Isa Mustafa, po më duket se kështu po e bëj të famshëm në përmasën ndërkombëtare dhe po e nxjerr nga përkatësia e tij provinciale llapjane, sepse këtë tip askush nuk e njeh më larg Prishtinës, dhe ky njeri është i famshëm vetëm në Kodrën e Trimave, e cila nuk gjendet në Gollak, por në Llap (lexo Prishtinë). Derisa trimat ta kuptojnë se Isa Mustafa është shok i Skënder Hysenit dhe i Ismet Beqirit, Kosovën e rruajnë shkijet e shoqërisë civile dhe të gjithë ata që ia kanë nisur ta rruajnë për së thati Kosovën që nga Leposaviqi. Unë e kuptoj që Ismeti e do LDK-në, por nuk po e kuptoj qysh po e do Lidhjen e Re e po e harron LDK-në e Rugovës. Ndoshta edhe nuk e harron, ore! Për Ismetin është e rëndësishme të jetë vetëm LDK, e a është ajo LDK-ja apo Lidhje e Re e Shoqërisë Civile, kjo nuk ka rëndësi për Ismetin. Ai do të mund të vazhdojë të jetë anëtar (i Kryesisë) së LDK-së nëse asnjëherë nuk do ta ngrejë zërin kundër atyre që bënë puç kundër LDK-së dhe e shndërruan atë në shoqëri civile. Momentalisht, sot kur LDK-ja e Isës dhe e Ismetit (të dy me “i” pa pikë) ka mbetur në opozitë, po tregon se si Kosovën e ka shkatërruar UÇK-ja, e cila ka qenë vetëm tre vjet në pushtet, derisa LDK-ja ka qenë 10 vjet në pushtet të UNMIK-ut, që do të thotë të rusëve nga Brukseli dhe të Këshillit të Sigurimit. Vetëm tre muaj që LDK-ja nuk është në pushtet, i mjaftuan UÇK-së që ta shkatërrojë shtetin e Kosovës duke trafikuar veshka të freskëta të serbëve inoçentë. Tash me LDK-në janë të gjithë, të gjithë duan koalicion AAK-LDK, përveç votuesve që nuk e duan as AAK-në, as LDK-në, as “Vetëvendosjen”. Kryesore sondazhet, e jo votat e “vjedhura” dëshmojnë “fakte” se LDK-AAK do të jenë pushteti i ardhshëm stabil, sepse këta po kërkojnë pushtet që të mos hyjnë në bisedime me Serbinë, edhe pse nuk po thonë kështu, kjo merret me mend duke e ditur se kemi të bëjmë me patriotë që e kanë mbajtur pushtetin e UNMIK-ut 10 vjet me radhë.
Satiri: Ismet, pashë bacën e trashë, a po më kallëzon, a ma i mirë ka qenë Isa a Ibrahimi?
Ismeti: Ibrahimi.
Satiri: A po e sheh, e dija unë që ti je LDK-ist, e jo shoqëroro-civilist.
Ismeti: Jo, jo… mos u ngut, Isa asnjëherë nuk ka qenë aktivist i shoqërisë civile, gjithmonë ka qenë në parti dhe në shtet, që kur dihet se ka pasur shtet Kosova njëherë shtet të serbëve e tash të kosovarëve të shoqërisë civile.
Satiri: Çka ke more, a mos je ti kundër LDK-së, a?
Ismeti. Jo.
Satiri: Jo, burrë, as unë nuk jam kundër LDK-së por jam Kundër Lidhjës së Re.
Ismeti: E çka kam faj unë që ka vdekur Rugova? Zoti ia ka marrë shpirtin, kundër zotit…
Satiri: Po, po zoti ia ka “marrë” shpirtin, mbasi ia keni “hangër” ju shpirtin dhe m…tin.
Ismeti: Mos fol banalisht.
Satiri: More derisa të flasë dikush banalisht, hiqja kapelën, se kur do të fillojë të veprojë, e jo veç të flasë… atëherë çka do të bëni?
Ismeti: Ti, a po kërcënon, a?
Satiri: Jo, or burrë, nuk po them se e keni tradhtuar Kosovën, por veç Rugovën… jeni bashkuar me ata që përveç shpirtit, ia kanë ngrënë edhe mushkëritë.
Ismeti: Mos po kërkon të tregoj unë kush ia ka ngrënë mushkëritë Rugovës, a?
Satri: Jo, more, mos e fëlliq gojën! S’ke çka tregon, tash teton që duhet ta dinë - po e dinë. Po shihet kjo punë.
Ismeti: Shiko, ti, jaran…
Satiri: Kur do ta shpërbleni Mimoza Kusarin për romanin e saj më të ri me titull “Kush e vrau Fatmir Limën”?
Ismeti: Ik ore, po ti qenke anëtar i PDK-së.
………………………………………………………………………………..
Aforizma që do të mund t’i shkruante ndonjëherë Ismet Beqiri

1. Po të mos ishte Satirikoni, Klan Kosova dhe RTK-ja - askush nuk do të më njihte pos Isa Mustafës, Kodrës së Trimave dhe Astrit Haraçisë.
2. Eqrem Kryeziu luan shah me “një Bukosh”, kurse unë nuk di të luaj asnjë lojë, pos asaj që ma ka mësuar shpejt e shpejt Isa Mustafa.
3. Të vdekurit nuk kanë nevojë të jemi besnikë ndaj tyre, por besnikërinë duhet ta kemi ndaj të gjallëve që dhjenë në varrin e të vdekurve.
4. Në dhomën time të gjumit, në mur varur, e kam një fotografi të përbashkët me Ibrahim Rugovën dhe nuk do ta heq nga aty derisa të vdesë Isa Mustafa, mo’ zot!
5. Po at ditë kur vdiq Rugova, m’u prish Ora e dorës, e mu desh ta blejë një Orë të Re.
……………………………………………………………………………
Zot, mos na lë pa kafe dhe pa parti!

Hajt bre Ismet, i thashë, fole një fjalë! Ismeti m’tha: Merre me mend se si do ta kishim punën ne politikanët, sikur mos ta kishim Rrahman Morinën dhe Brukselin? Po mos t’ishte Rrahmani dhe Brukseli (duke e llogaritur edhe Agim Malën) ne do të ishim një vend monist, pa parti, pos me një parti të vetme, përkatësisht me një LDK ku u derdhën të gjithë të penduarit e LKJ-së. Mirëpo ja ku e ke Brukselin, merri dylbitë e shikoje dhe lexoje shtypin e sotëm të shoqërisë civile, shtypin që paguhet me paratë e rusëve të UN-it e të Brukselit (rusëve madje aq u bën për Kosovën ndaj nuk paguajnë para për t’i bërë rusë shqiptarët, se kanë mjaftë rusë në Rusi e s’po dinë çka të bëjnë me ta) e do të bindësh se Brukseli na obligoi dhe na detyroi pluralizmin. Po, po… demokratik! I tha Brukseli Miloshit, kurse Miloshi Rrahmanit, hajt edhe shqiptarët le të bëhen popull demokratik, se janë nën kthetrat e lëvizjeve ilegale separatiste. Është rrëzuar Muri i Berlinit, nuk bën më vetëm shqiptarët të jenë anëtarë të Lidhjes Socialiste, le të jenë pak edhe djathtistë. -More, druzhe, i majti nuk bëhet i djathtë, -tha Rrahmani. Pastaj i qitën diçka “në kafe” dhe Rrahmani mbeti legjendë, dhe pas tij mbetën legjendë të gjithë patriotët që i shërbyen Rankoviqit deri te Peneziqi vetëm për të mirën e shqiptarëve, që t’i shpëtonin shiftarët nga shqiptarët nacionalistë. I thanë Rrahmanit, le ta shkruajnë një platformë pluraliste partiake demokratike, por në atë program mos ta përmendin kund fjalën ‘shqiptar’, se pastaj na del punë me nacionalistët. Tinëzisht nuk mundësh, v’lla, ta çlirosh Kosovën, duhet haptas, në mënyrë demokratike, e pikë së pari - në mënyrë pluraliste… që do të thotë nëpërmjet shumë realiteteve të realitetizuara në realitetin e Kosovës nën thundrën serbe të paramilitarëve dhe do cincarëve të tjerë të Sheshelit. Pluralizmi midis policisë serbe pastaj na i polli prej një partie (LDK) të gjitha këto paritë e tjera që i kemi sot, falë zotit. Zot mos na le pa parti dhe pa kafe, se pa parti nuk kemi më çka të fitojmë para, e pa kafe nuk mundi të ulemi e të bisedojmë intriga të ndryshme partiake. Pastaj dolën monopolistët e eksportimit të kafesë, të qenve e të këlyshëve të Serbisë (se kafenë dhe bananet nuk i bën toka e Kosovës, po i bën veç toka e Shumadisë) dhe dolën shumëzuesit e partive politike, kështu që tash veç ulu e pi kafe e bën intriga derisa të ngihesh, kurse të nesërmen i sheh intrigat në gazetat e shoqërisë civile, e pastaj prej saj në mediat ndërkombëtare. O zot, mos na le pa kafe! Zot, mos na le pa kafe dhe pa parti politike, se shkijet do të na e okupojnë krejt Kosovën, e jo veç gjysmën që e kanë okupuar sot, pa na mbrojtur partitë politike, kështu si na kanë okupuar më shumë se gjysmën e Kosovës, duke mos e llogaritur Patrikanën e Pejës dhe hotelin “Pishat e Deçanit” përmbi Kishë në zgurë të burimit të ujit të thartë të Lumbardhit Bistricë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi