Arlekini Sharlatan Dick Marti

Shko poshtë

Arlekini Sharlatan Dick Marti

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Dec 27, 2010 5:07 am

Arlekini Sharlatan Dick Marti





Satirikoni


Bisedë e imagjinuar me

Edi Ramën


Ai Edi boll është munduar i shkreti që ta kallë një Revolucion të ri Demokratik, të dytin me radhë në Shqipëri, e falë zotit që ra kjo dekë, e po ma shti në qejf Edin, se së paku kësaj here (vendimtare) ai nuk u rreshtua me atë që në Kosovë si Dick Marti po i fryjnë zjarrit të ndizet, e po qëndrojnë pranë turrës së druve me kantat e benzinës në dorë. Kur është dhe qëllon konstruktive faktura gjuhësore e Edit, ajo nuk mund të kualifikohet si “ekstremiste”, pasi që e vërteta gjithmonë është ekstremiste, e jo dualiste, nuk ekzistojnë dy të vërteta për të njëjtën gjë. Më mirë dhe më saktë se të gjitha mediat dhe deklarimet e politikanëve të ndryshëm të Shqipërisë Natyrale, Edi Rama e kualifikoi Dick Martin. Ai tha “Dick Marti është sharlatan”. Por nuk është sharlatan i Riçard Brukut, por është sharlatan i Këshillit (politik, jo juridik) Evropian. Më shumë se ç’jam gëzuar që Edi i tha sharlatan Dick Martit, jam habitur me vetveten si për një çast tipi im më antipatik si Edi u shndërrua në tipin më simpatik për mua. Merreni me mend, unë tash e simpatizoj Edin. Kjo është “kthesë e fortë” historike për mua, që do të thotë për krejt kombin. Pa marrë parasysh që asnjëherë nuk më kanë konvenuar deklaratat “ekstremiste” të Edit, më në fund e kuptova se pikërisht ekstremizmi i tij, por në relacion me sharlatanët, e jo me Shqipërinë, Shqipërisë ia heq etiketën e hekurt si shtet inferior ndaj pordhanëve të Brukselit. Edi, vëlla, e ka shkurt, sharlatanit i thotë sharlatan, e ta kënaq shpirtin. O e ka shara Edi Sali Berishën, o krejt bashkë të mblidhej Shqipëria nuk do të kishin mundur ta shajnë sa e shau Edi vetëm, por sharlatan Berishës nuk i ka thënë kurrë. E ka ruajtur këtë kualifikim për Dick Martin, prandaj nuk e ka harxhuar vend e pa vend, he bravo i qoftë! Qe, p.sh. mua të më kishin pyetur për Dick Martin, unë si patetik që jam, do të kisha thënë Dicku është “vrasës me pagesë” politike i Moskës, por që m’kish’ rënë ndërmend t’i thosha sharlatan, ja që nuk më kishte rënë në mend. Mirëpo Edi, del Edi, dhe e pshurr në tëlinjtat e fëlliqta Evropën vrasëse të shqiptarëve, dhe i thotë, hup moj sharlatane!
Satiri: Edi, vëlla, bravo, nuk t’i pëlqej tekat tua as politike, as ekstravagante urbane, por tash do të t’i pëlqejë të gjitha se nuk të shoh më si socialist, por si shqiptar. E ke kryet e fortë si shqiptari, dhe kur dikush ta nguc shqiptarin, ti ia jep hakun dhe i thua me tërë shpirtin “hup mor sharlatan”!
Edi: Po s’bën ore t’i lësh të të pirdhen në vesh tyrli-tyrli sharlatani.
Satiri: Mo’mor’ Edi, mo’ se sharlatani është evropian! Mos e shaj se ‘sha zot’n, i mbushet mendja sharlatanëve, e nuk na integrojnë në Bruksel.
Edi: Po a nuk ke lexuar ti ore, se kur thoshte Sala se s’po le Edi që Evropa të na i liberalizojë vizat, unë i përgjigjesha, po pse more burrë, a mos po do që krejt shqiptarët t’i transportosh në Bruksel. a?
Satiri: Pse s’po thua në Evropë, por po thua në Bruksel.
Edi: Sepse në Evropë është Shqipëri që kur dihet për Shqipërinë e për Evropën, e nuk është Shqipëria në Bruksel. T’kishim disi ta shporrim Brukselin prej Shqipërisë, mirë do të ishte… po s’po mund ia mbush mendjen Salës.
Satiri: Edi, a mos ra puna e që këtij sharlatani Dick, e të mbushësh mend, e të bashkohesh me Salën, e të bëhemi bashkë kundër sharlatanëve shekullorë.
Edi: O, burrë, ata u këputën duke na sharë e duke na thënë se nuk jemi si ata (puna e fesë) kurse ne ua kemi mbrojtur fenë dhe kombin.
Satiri: Pse, a nuk e ditkan këtë sharlatanët, a?
Edi: Qysh s’e dinë! Mirë boll e dinë, por i fusin veshët në lesh, sepse u vjen lezet kur krejt klasa politike shqiptare ua lëpinë bythën e palarë.
Satiri: Nejse, Edi, veç edhe ti boll shumë ke marrë pjesë në këtë lëpirje bythe të palarë të sharlatanëve.
Edi: Po veç mua kur t’ma prekin nderin e shqiptarit, ja u… nënën e nënës, n’mos paça fare çka bëj tjetër, së paku u tregoj të vërtetën, se janë sharlatanë.
Satiri: E pse, a Berisha nuk ua kthen ndonjëherë fjalën a?
Edi: Ua kthen… por jo fjalën!
Satiri: Mo’mor’ se plak Berisha, e mos fol ashtu për të, se marre.
Edi: Kush marre, për hatër të Evropës, a e miratoi ky Berisha ligjin për homoseksualë? Vetë me gojën e tij në TV Berisha ka thënë se e ka miratuar atë ligj veç për hatër të Evropës, kështu që tash krejt shqiptarët po kujtojnë se Evropa është homoseksuale.
Satiri: Homoseksuale, por edhe sharlatane… mos harro! Por mos harro edhe që the Shqipëria është në Evropë.
Edi: Po, Shqipëria është në Evropë, por dallimi i Evropës me Shqipërinë qëndron në faktin se ajo është homoseksuale, kurse në Shqipëri a mund i gjeni a jo nja tre katër homoseksualë, madje homoseksualë nuk janë as ata që e kanë miratuar ligjin për homoseksualë.
Satiri: Edi, çka është mor’ kjo homoseksual… se s’po e marr vesh bash mirë, e mos e ke fjalën për pederat, a?
………………………………………………………………………………..
Aforizma që do t’i shkruante ndonjëherë Edi Rama

1. Enver Hoxha nuk ka qenë asnjëherë kundër Evropës, por kundër eurokomunizmit.
2. Pak para se të vdiste Enveri e ka kuptuar se më mirë është me Kinën se me Rusinë dhe me Evropën.
3. Në kohën e Enverit në Shqipëri nuk ka pasur myslimanë, ortodoksë e katolikë… të gjithë kanë qenë shqiptarë.
4. Shqipëria komuniste e Enverit ka qenë vendi më i varfër në botë pikërisht për shkak se nuk e kanë ndihmuar komunistët evropianë.
5. Enveri e ka ditur se vetëm Amerika është aleate e shqiptarëve, por është frikuar nga spiunet e sigurimit ta pranojë një fakt të tillë.
……………………………………………………………………………
Kozeri

Arlekini Sharlatan Dick Marti
Nëse Marti Dick hidhërohet që Edi Rama i ka thënë sharlatan, lirisht le ta bëjë edhe një raport e ta dërgojë në Këshillin racist Evropian. Por kualifikimi “sharlatan” nuk ka konotacione nacionale a fetare, por antropologjike… sepse sharlatan mund të jetë çdo rus, kinez, serb, bjellorus, cernorus… pra sharlatani është invalid mental, e jo nacional. Prandaj nuk është racizëm ta quash sharlatanin sharlatan, se sharlatani tipizion individin, individët e Evropës, e jo krejt Evropën grumbull, m’o zot! Na kanë pas mbushur mendjen se në Evropë të gjithë qytetarët pa dallim janë inteligjentë, madje edhe intelektualë, të ditur dhe të ndërgjegjshëm… sa herë është përmendur civilizimi na ka shkuar mendja te Evropa. Dhe kështu është në të vërtetë, Evropa është kontinenti djep i civilizimit, ka shkencëtarë, shkrimtarë, artistë … por në Evropë të gjithë politikanët e Evropës janë sharlatanë, duke përjashtuar Hitlerin dhe Stalinin, se këta nuk kanë qenë sharlatanë, por njerëz të ndërgjegjes së lartë evropiane. Inkuzicionin evropian nuk e kanë bërë sharlatanët e Evropës, por mendjet më të ndritura civilizuese të klerit Evropian. Tash, në kohën moderne, në Evropë kleri është përjashtuar nga pushteti, por klerikët vetëm e kanë zhveshur petkun dhe janë shndërruar në politikanë, sepse politika e Evropës është vetëm një racizëm konfesional. Në Evropë nuk ka krim të organizuar, trafikime me organe, në Evropën e civilizuar nuk pihet droga… Evropa është vendi më i civilizuar i aty këtu ndonjë sharlatani dhe racisti si qifti i Dick Martit, spiun i Rusisë. Por edhe Rusia gjendët në Evropë, prandaj Evropa quhet euro-azi, i vetmi kontinent që nuk e ndan Azinë me det dhe me oqean. Evropa ku nuk trafikohen organet dhe nuk ka krim të organizuar, do ta pranojë në cicën e saj edhe Kosovën, por vetëm pasi që Kosova të heqë dorë nga trafikimi i organeve njerëzore, dhe pasi që të bashkohemi me Serbinë, si kusht për t’u bashkuar me Evropën. Këtë të njëjtin kusht Evropa na e ka pasë qitur edhe në fillim të shekullit 20, por pasi ia plotësuam kushtet dhe Kosova u bë Serbi, Evropa na tradhtoi dhe na bashkoi me dhunë me Rusinë. Që kaq shumë e duam ne Evropën, sa do të bashkohemi edhe një herë me Serbinë, që së bashku të hyjmë në Evropë, serbët me viza Shengen, kurse shqiptarët nëpërmjet lumit Tisa. Pa u pastruar një herë Kosova prej shqiptarëve, Kosova nuk do të mund të bëhet pjesë e Evropës, por çka të bëjmë që nuk po na pranon as Azia e Konferencës Islamike. Burrë, kurrkush nuk i do shqiptarët, sepse këta janë terroristë, kriminelë të organizuar, klandestinë me organet vitale njerëzore dhe shtazore, me një fjalë të keqin nuk e do askush, madje as sharlatani!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Arlekini Sharlatan Dick Marti

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Feb 20, 2014 12:04 am

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi