Partizan Cene:Gomari dhe Kali ...

Shko poshtë

Partizan Cene:Gomari dhe Kali ...

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jan 10, 2011 1:43 am


Partizan Cene:Gomari dhe Kali ...
Në rrugën malore
me gurë dhe strallë
lëviznin ngarkuar ,
një gomarë, e një kalë ..

Gomari përpara
dhe kali mbas tij
I zoti krekosej..
i komandonte të dy ..

- ...Ai ulërinte ,
mbas tyre ,kuptohet ,
familja pret nga drutë,
. në darkë të ngrohet...

Ai me shkop ,
qëllonte kalin
dhe ky me hundë,
shtynte gomarin ..


- Aman ,se mi bëre
vithet damarë,
unë eci avash
Sa një gomar

- Në hall jemi të dy ,
mos u qaj , mor mik
ti nga kjo hundë,
unë nga ai kamxhik

- Po mirë të keqen
të kam rixha
unë eci sa mundem ,
...nuk bëj shaka

..Normal eci
dhe nuk të kam faj,
më ka vënë të parë
ndaj rruga ecën vaj ..

- A ndërrojmë vendin
or gomar i mirë
të shkojmë në shtëpi
pa u bërë errësirë..

- Këtë tia thuash zotnisë
se ai i di vetë ato punë
unë, një copë gomar jam ,
nuk i dal dot në hundë ..

- Të drejtë , e kuptoj
ty si duket s'të bëhet von,
si mua nga mbrapa,
askush s'të qëllon..

- Po të isha i parë
do të ikja për bukuri ,
tani nuk mundem
se ,më pengon ti ...

Të ka vënë të parë,
jo se zotnia nuk di ,
por kështu ja do puna
dhe nuk pyet njeri ...

Sado të më rrahë ,
edhe të në godasë
aq ,sa të ecë gomari,
unë do ti shkoj pasë ..

Kështu është thënë
dhe kështu është bërë
shpejt s'mund të ecësh
me rrugën e zënë ...

Garima e gomarit
dhe hingëllima e kalit ,
argëtojnë zotninë ,
në këmbën e malit ...

Ai kamxhikun
e mban fort në dorë
në vithet e kalit
e fshikëllin çdo orë ..

Sikur të kishte akoma
ca gomerë
do ti vinte të parët
derë më derë ..

Kështu kuajt,
të shpejtë e të zgjuar,
as mendjen, as punën,
s' kanë për tia trazuar ..
..............

**********

Partizan Cene
Dhjetor 2010 ..

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi