Jorgo Telo:E LAGU, S’E LAGU (Fabul)

Shko poshtë

Jorgo Telo:E LAGU, S’E LAGU (Fabul)

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Jan 18, 2011 7:08 pm



Jorgo Telo:E LAGU, S’E LAGU
(Nga cikli i fabulave te pabotuara)

Kollotumba – dhelpra
na ra në një pellg.
Me llumra e plehra
na doli në breg…

Laraska e sorra –
enkas n’atë vend
Sherri krisi forra,
kurrfarë kuvend.

- Dhelpra u lag në bisht! –
foli dikush paq.
- Pse shpif, mor pulisht? –
u hodh një zë sakaq.

- Nuk po shpif, ja faktet
e tregojnë açik.
Kutërbon erë balte
nga thonjtë në fyt…!

- Nuk e sheh si duket –
kokë e këmbë llagar?
Ti sajove pellgun,
mor pulisht – zuzar…!

- Dhe këtë ma thua?
Faktet... ashiqare…
E panë dhe të tjerë,
unë s’përzihem fare.

Mori veten dhelpra
e skërrmiti dhëmbët:
“Ligji mbi ty, shterg,
do godasi rëndë…!”

“Varet se me ç’gjuhë
do të flasi ligji.
Unë do them sa pashë:
qe ty, t’u lag bishti.

- Unë jam e zgjuar,
s’rrëshqas kurrë në pellg.
Jam me miq te shquar;
Do flasë ligji vetë…!
Në këtë pyllnajë,
ti je i mallkuar
Veçse unë e miqtë
jemi të bekuar…!

“E lagu, s’e lagu…!”
Na ka zënë për mesi
Kjo shprehje e ardhur
mbetur brez pas brezi…!

Sherri nëpër pyll
I ndezur ditë-natë.
Askush dot s’e mbyll.
Si mallkim i gjatë…!


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi