Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flamurmbajtësi i Republikës së Berishës dhe flamurmbajtësi i Republikës së Shqipërisë

Shko poshtë

Flamurmbajtësi i Republikës së Berishës dhe flamurmbajtësi i Republikës së Shqipërisë Empty Flamurmbajtësi i Republikës së Berishës dhe flamurmbajtësi i Republikës së Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 26, 2011 2:30 pm

Flamurmbajtësi i Republikës së Berishës dhe flamurmbajtësi i Republikës së Shqipërisë


Flamurmbajtësi i Republikës së Berishës dhe flamurmbajtësi i Republikës së Shqipërisë Me-flamur-ne-dore2-300x168
Flamurmbajtësi i Republikës së Berishës dhe flamurmbajtësi i Republikës së Shqipërisë Me-flamur-ne-dore2-300x168
Nga Mero Baze
Këtë shkrim duhet ta shoqëroj doemos me një foto nga protesta e së premtes. Një qytetar shqiptar, emrin e të cilit nuk e di akoma, më ka impresionuar kur pas shkumës së egër të ujit që hidheshin nga dy makina të policisë mbi ta, vraponte i vetëm mes sheshit të zbrazur nga gazi lotsjellës dhe uji i makinave me flamur të kuq në dorë. Ishte një skenë paksa epike dhe e dhimbshme, sikur të mos ndërpritej pak çaste më pas. Një grup policësh special të veshur me antiplumb, skafandra, parzmore dhe shkopinj gome ju turrën, e rrethuan dhe e masakruan. Ra në sytë tanë, në sytë e të gjithëve përtokë bashkë me flamurin që mbante pa e lëshuar nga dora mes ujit dhe gazit lotsjellës, siç duket dhe në foto. E rrahën barbarisht pa ndjenja dhe e shkelën me këmbë flamurin pa ju dhimbsur. Dje mësova se një nga këta bisha që e ka rrahur dhe përdhosur qenka një oficer policie që e dekoroi kryeministri si “shpëtimtar të flamurit”, ndërkohë që në sytë tanë ai ishte vrasësi dhe përdhosësi i flamurmbajtësit të Republikës së Shqipërisë. Diferenca mes Berishës dhe qytetarëve shqiptarë sot është se ai dekoron një njeri që vrau dhe përdhosi një njeri që mbante flamurin e Republikës sonë dhe e dekoron pasi atë flamur ia dorëzoi Republikës së Sali Berishës, që është shpallur prej dy ditësh. Është pikërisht kjo diferencë që na bën të ndjehemi sot se vendi ynë është i ndarë përfundimisht në dy Republika, të cilat kanë hyrë në konflikt me njëra- tjetrën. Republika e Shqipërisë ka President Bamir Topin, Kryeministër Sali Berishën, kryeprokurore Ina Ramën, Kryetar të SHISH-it Bahri Shaqirin, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, Hysen Burgaj, kurse Republika e Sali Berishës ka President Sali Berishën, kryeministër Sali Berishën, Kryeprokuror Sali Berishën, Shef të SHIK Sali Berishën, Komandant të Forcave të Armatosura Sali Berishën, Komandant të Gardës Shkëlzen Berishën dhe më poshtë gjithë familja në pushtet.
Para një situate të tillë qëndrimi perëndimor është tërësisht konfuz. Perëndimi ka caktuar një kryediplomat të negociojë mes dy republikave, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë në grackën e Sali Berishës duke u përfshirë në spiralen e gjetjes së ekspertëve të pavarur për vrasjet në bulevard, duke zhvlerësuar realisht institucionet për të cilat kemi gënjyer veten se i kemi forcuar këto 20 vite. Kjo në të vërtetë është ajo që kërkon Sali Berisha. Ai e di se tashmë e pret tatëpjeta dhe kërkon të dalë nga kjo histori me pjesën e vet. Ai kërkon që Republika e Shqipërisë dhe faktori perëndimor të ketë për palë vetëm një negociator, Sali Berishën. Me të duhet të negociojë për të lejuar hetimet, me të duhet të negociojë për të lejuar tubimet, me të duhet të negociojë për të lejuar shtypin e lirë, me të duhet të negociojë për të respektuar depolitizimin e ushtrisë dhe policisë. Duke i qëndruar fanatik skemës së vitit 1997, Sali Berisha kërkon të dalë nga kjo histori si palë, duke djegur dhe keqpërdorur secilin prej të vetëve, në emër të republikës së tij. Përballë Ina Ramës ka Komisionin Hetimor, përballë shërbimeve sekrete ka thashethemet e shërbimeve të veta sekrete, përballë Bamir Topit si Komandat i Përgjithshëm ka Arben Imamin dhe kapterët e graduar gjeneralë, dhe përballë popullit shqiptar ka falanga fanatikësh, të cilëve u var në qafë pasurit e Shqipërisë për t’i plaçkitur me qëllim që t’i përdorë ata për ditë të tilla të zeza të pushtetit të tij.
Shqipëria sot ka shkelmuar me të dyja këmbët gjithë standardet e një vendi të NATO-s, qysh në momentin kur të ashtuquajturit gjeneralë raportojnë forcën para kryeministrit të vendit dhe betohen se do ruajnë pushtetin e tij. Mes tyre shquan gjenerali që i dhuroi territorin e ujërave të Greqisë, dhe kryekomandanti i tij Arben Imami, ëndrra e të cilit për tu bërë gjeneral ka nisur qysh në trazirat e vitit 1997. Është fatkeqësi e madhe që të ashtuquajturit gjeneralë të vendit tim nuk kanë vënë mend nga gjeneralët e vitit 1997 që sot kanë ngelur rrugëve vetëm pse Sali Berisha i përdori për të mbrojtur pushtetin e vet. Është një poshtërim i standardeve të NATO ku ushtria është e ndarë qartazi nga politika, që gjeneralët të betohen dhe të përgëzohen nga kryeministri për besnikëri politike ndaj tij. Një raport të tillë kaq të afërt mes gjeneralëve dhe kryeministrit e ka vetëm Turqia, por në sensin e kundërt, pasi atje kur mbledhin gjeneralët shkarkojnë kryeministrin, kurse këtu kryeministri mbledh gjeneralët për të kërcënuar shefin e opozitës.
Shqipëria sot ka shkelmuar parimet e parlamentarizmit, duke mbledhur një seancë parlamenti ilegale nën duartrokitje histerike për fjalimin e një kufome politike, duke ngritur një komision hetimor parlamentar qesharak që do të përfundojë me një komunikatë shtypi të botuar në gazetën RD. Ky komision do të jetë opozita e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila është kompleksuar aq shumë, sa vetë pranon se ka nevojë për ekspertë të pavarur për të gjykuar çështjen, duke shmangur në të vërtetë përgjegjësinë për të cilën shqiptarët paguajnë taksa për atë institucion.
Shqipëria sot ka hedhur poshtë institucionin e Shërbimit Informativ, qyshkurse kryeministri del para gazetareve dhe lexon SMS nga “shërbimet e tij, të cilët i shprehin gatishmëri për tu nisur ta mbrojnë ata në Tiranë, apo që i tregojnë “planin sekret Rama- Ruci- Gjinushi”, dhe urdhrat që janë dhënë me telefon nga kullat dykatëshe, ku në fakt kam qenë vetëm unë me 4 kolegë gazetarë.
Shqipëria është sot qartazi e ndarë në dy republika. Dhe si për të inauguruar Republikën e vet, Sali Berisha dekoroi sot njeriun që përdhosi flamurmbajtësin e Republikës së Shqipërisë, duke ja shkelur me këmbë flamurin kombëtar të Republikës sonë, dhe që çuditërisht e pa veten sot i hutuar në zyrën e kryeministrit duke u dekoruar për një flamur që e kish rrëmbyer si burracak në emër të pushtetit. Dhe kur horrat vishen me flamur kombëtar, ruajuani se të gjitha krimet në këtë vend kanë ndodhur në emër të Atdheut.
Tema

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flamurmbajtësi i Republikës së Berishës dhe flamurmbajtësi i Republikës së Shqipërisë Empty Re: Flamurmbajtësi i Republikës së Berishës dhe flamurmbajtësi i Republikës së Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 26, 2011 2:31 pm

Mero Baze ka filluar ta ndaj edhe atë pak kashore Shqipër. Sa marri!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi