Kosovës qeveri krize?

Shko poshtë

Kosovës qeveri krize?

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jan 31, 2011 10:59 pm

Kosovës qeveri krize?




Nga Skënder Buçpapaj

Nga diskutimet aktuale mediatike, duket se Kosova ndodhet mes dy formulave qeverisëse, midis formulës së një qeverie gjithëpërfshirëse dhe gjithetnike ose një qeverie shumëpërfshirëse dhe shumetnike, pra kemi të bëjmë me një pozicionin si midis Shilës dhe Haribdës.
Më herët unë e kam përkufizuar qeverinë gjithëpërfshirëse (po ia shtoj edhe pjesën e dytë të përcaktorit - dhe gjithetnike) qeveri krize. Sepse qeveritë e tilla rëndom janë qeveri të shpëtimit kombëtar, rëndom janë qeveri të daljes nga kriza, qoftë ajo vetëm e njëanshme si politike, ekonomike, diplomatike e tjerë, qoftë ajo e shumanshme apo e gjithanshme. Ka të ngjarë që këtë formulë ta parapëlqejnë miqtë, aleatët, partnerët tanë të tjerë perëndimorë e ndërkombëtarë. Dhe nga ky çast lindin të tjera diskutime dhe kërkohen të tjera rrugëzgjidhje e rrugëdalje.
Edhe qeveria shumëpërfshirëse dhe shumetnike, e sapodëgjuar këto ditë në Prishtinë, nuk e kapërcen dot përkufizimin e pakmësipërm, pra ajo do të ishte gjithashtu qeveri krize. Nga sa kam dëgjuar prej autorëve të kësaj formule do të liheshin jashtë qeverisjes vetëm faktorët politikë me platforma jopeëndimore, pra do të paragjykohej vetëm një faktor i caktuar politik. Në fakt, asnjë parti në Kosovë nuk është me platformë joperëndimore. Kështu do të kishim një përjashtim paragjykues e fyes ndaj këtij faktori të caktuar. Dhe do të linte vend edhe për sjellje e përcaktime paragjykuese ndaj vetë atyre partive, vetë atyre selive të partive nga dalin këto lloj paragjykimesh.
Nëse do të kisha qenë mandator i qeverisë së re të Kosovës, unë do të kisha bërë çmos që qeverisjen e re të vendit ta vija mbi një formulë sa më të thjeshtë: mundësisht patjetër mbi bazën e një koalicioni partiak me një parti të vogël dhe shumë-shumë edhe me një segment apo një faktor në përbërje të një partie tjetër, ndoshta të madhe, për të pasur votat e bollshme në Kuvendin e Kosovës. Dhe do të parapëlqeja një opozitë të fortë kundërshtuese dhe bashkëpunuese në institucionin e Kuvendit të Kosovës.
Kam argumentuar më herët se, sa më shumë të zgjerohet formula bazë e qeverisjes, aq më e paqeverisshme bëhet formula. Dhe në praktikën pas formimit të saj, aq më e paqeverisshme bëhet qeveria. Koalicionet gjithmonë ndërtohen mbi baza kontratash mes partisë kryesore dhe partive pjesëmarrëse, ku secila parti e ftuar vjen me mëtime të mëdha, shumë më larg se përqindja e fituar në zgjedhje. Kjo krijon probleme brenda vetë partisë kryesore, sepse figurat e mprehura për poste të larta, për shpërblime të majme politike paszgjedhore janë të shumta. Dhe, nga ai çast, koalicioni bëhet i luhatshëm, i paqëndrueshëm, duke e dobësuar pozitën e vetë partisë kryesore në kuadrin e koalicionit. Këtu nuk kemi të bëjmë me një teori të stisur nga mendja ime, kemi të bëjmë me një realitet të provuar në Kosovë nga koalicionet e deritashme.
Prandaj në qëndrimet e mëhershme i kam mëshuar mundësisë se një formule në kuadrin e përgjithshëm të institucioneve dhe një formule tjetër në kuadrin e vetë qeverisë. Kam parashtruar mundësinë e një marrëveshje të PDK-së me LDK-në kuadrin parlamentar, ku LDK t'iu japë mbështetje me vota atyre ligjeve apo paketave ligjore ku kërkohet shumicë e cilësuar. Dhe kjo të bëhet në shkëmbim të përfshirjes së pjesëve të caktuara të programit të LDK-së në programin qeverisës të PDK-së. Këto janë forma të praktikuara dhe të praktikueshme në mënyrë të frytshme në vende me tradita demokratike dhe nuk janë të vështira apo të papërceptueshme as për Kosovën.
Kjo do të ishte formula në kuadrin e përgjithshëm të institucioneve. Ndërsa formula në kuadrin e vetë qeverisë do të bazohej në kontratën mes PDK-së dhe një partie tjetër të vogël parlamentare. Më së shumti analistët kanë lakuar për këtë emrin e AAK-së. Nga ana e saj, kjo paraqitur kushtet e veta, të gjitha të tepërta dhe të ngjyrosura nga konteksti zgjedhor i muajve dhjetor. Certifikimi përfundimtar i rezultateve zgjedhore, sigurisht e nxjerr edhe këtë parti nga kufizimet në deklarime dhe qëndrime dhe ia lehtëson marrjen e vendimeve.
Një parti e tretë si AKR-ja, në qëndrimet e deritashme është treguar si një barrë e vështirë në kuadrin e çdo koalicioni qeveritar të ardhshëm. Nuke di si do të rrafshoheshin hendekët midis saj dhe pjesës kryesor të ndonjë koalicioni të ri qeveritar.
Dhe gjithsesi iu besoj formulave të thjeshta shumë më tepër se atyre të përbëra. Sa më të thjeshta formulat, aq më të thjeshta emërtesat e reja qeveritare apo institucionale, aq më të thjeshta veprimet dhe veprimtaria e qeverisjes, aq më pak qeveri brenda qeverisë, aq më shumë shkrirje të përbërsve në një përbërës të vetëm, çka e kemi parë të realizuar në qeveritë e sukseshme perëndimore, pa përjashtim të ndërtuara mbi koalicione.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi