Artur Nuro:Etika në vëmëndjen mediatike…?

Shko poshtë

Artur Nuro:Etika në vëmëndjen mediatike…?

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Mar 18, 2009 2:06 pm

Etika në vëmëndjen mediatike…?


Nga Artur Nura

Një të shtunë në mbrëmje, fati ma solli të shkoja në Qëndrën Spitalore Univesitare të Tiranës (QSUT) sepse një e afërmja ime në moshë pësoi një atak kardiak dhe ishte dashur të ishte urgjentisht nën kontrollin e mjëkëve!

Në fund, pas një gjëndje shumë të rëndë dhe ndërhyrjes së përkushtuar të mjekëve të rojes dhe personelit përkatës, ajo arriti ti gëzohet përsëri jetës dhe sytë e saj buzëqeshnin të lumtur ndonëse trupi nuk i përgjigjej dot atij gëzimi të natyrshëm.
Këto momente shumë të veçanta kënaqësie njerezore, apo vuajtie ne raste të kundërta, përkushtimi i personelit mjekësor padyshim që përsëriten shpesh në ato ambjente të varfëra të pavioneve të ndryshëm të Qëndrës Spitalore Universitare. Por, për fat të keq, pak-kush mundet ti lexojë apo vëri re të tilla momente të cilat ngelin padyshim ne memorien private të gjithësejcilit përjete!
Sigurisht, as që mund të flitet që momente të tilla njerzore të arrijnë në vëmëndjen publike! Në fakt, ndërsa u ktheva atë të shtunë në shtëpi vura re që rrugët ishin bosh! Sapo hyra ne shtëpi prezantuesja e njërit prej programeve televizive në sytë e saj shprehte një kënaqësi të jashtëzakonshme me vetëveten dhe publikun që e duartrokiste me pasion!
Kënaqësinë e syve të saj po e ndiqnin miliona shqiptarë në mbarë botën dhe kjo gjë padyshim që konvertohej në një lumturi të pakufishme për prezantuesen e re e cila ndërsa fliste, përcillte natyrshëm egzaltim! Personalisht mu duk se momenti i kënaqësisë së prezantueses se programit ishte I ngjashëm për nga përmasat ndjesore me atë të së afërmes time e cila sapo ishte rikthyer në jetë…
Shtëpia e vogël e madhe e “Vëllait të Madh”
Nëse gaboj ose jo në paralelizimin tim kjo nuk është e rëndësishme, por më duhet të them se i gjithë egzaltimi i prezantueses lidhej me një shtëpi në të cilën ishin futur disa individë të cilët rrinin të survejuar për 24 orë mbi 24 nga kamera pa numër të cilat conin momente “private” të tyre në të gjitha shtëpitë e Shqiptarëve!
E thënë më thjeshtë në vëmëndjen publike dhe në fakt rezulton e vërtetë që ajo shtëpi e quajtur e “Vëllait të Madh” është më e vëzhguara në të gjithë territoret Shqiptare dhe kërshëria e njerzve përqëndrohet kryesisht në jetën private të para shtëpisë dhe gjatë shtëpisë të atyre individëve të cilët kanë pranuar tu “shitet” ajo për tu bërë të “famshëm”!
Autori i programit u ofron të kryejnë disa lojra zbavitëse në disa raste deri fëmijësh të cilat duhet ti mësojnë ndërsa janë në ekran të vëzhguar! Në fund, ata duhet të interpretojnë në spektalin e të shtunës i cili për hir të së vërtetës duhet thënë se është i realizuar shumë mirë!
Rezulton që momentet e tyre ndoshta të zgjimit dhe ngritjes nga krevati, të kalimit kohës me lloj, lloj bisedash dhe historish terheqin shumë vëmëndjen e publikut dhe kjo nxitet si nëpërmjet ekranit të vogël ashtu edhe të disa faqeve të gazetave…!
Shtëpia e madhe e vogël e QSUT-së
Sigurisht që nuk kam asgjë me projekte të tilla që do, apo nuk do dikush rezultojnë të sukseshëm. Por, kjo nuk duhet dhe nuk mund të justifikoi mungesën e vëmëndjes mediatike ndaj ambieteve publike të cilat kanë të bëjnë me shëndetin dhe jetën e shumicës së shoqërisë!
Dua të them se personalisht my desh të shkoja disa ditë rresht në QSUT dhe aty padyshim që pashë një shtëpi gjigande dhe të rrëmujshme e cila ishte skenë e dramava njerzore të pafund, por aspak e vëzhguar nga objetivi i kameras! Kamerat e televizioneve vijnë aty, vetëm kur shtrohet ndonjë politikan gjë që ndodh shumë rrallë sepse ata tashmë shkojnë ose jashte shtetit, ose në klinika private! Vijnë kur filmojnë me kamera të fshehta mjekë pa marrë parasysh se sa të paguar janë këta të fundit!
Në QSUT padyshim që gjen zgjidhje (ose jo) për probleme shëndetësore shumica e popullsisë nga e gjithë Shqipëria, Kosova, pse jo Maqedonia e më gjërë (padyshim shumica e mesme dhe e varfër) por ky realitet shumë kompleks pasqyrohet shumë pak nga kamerat e shumta të televizioneve! Kjo ndodh, sipas mendimit tim personal, megjithëse lajmi aty është i kudo ndodhur! Kush e ka mundësinë të kaloi atyre korridoreve, rrugicave, pavioneve të shumtë do të shohë njerëz të varfër, mosha të vjetra, individë të veshur keq!
Nga ana tjetër, padyshim që do vër re studentë të shumtë të mjekësisë të cilët përveç praktikës mësimore, nuk harrojnë të bëjnë edhe paradën e modës së radhës! Policë privatë të cilët mbyllin dyert e pavioneve jo për të mbajtur rregull, por për të marrë bakshishin modest të fatkeqit të rradhës! Infermierë të cilët mbajnë shkallëve me barrela pacientët sepse ashensorët nuk punojnë ose në më të mirën e rasteve prishin shumë shpesh!
Mjekë që u fshihen të afërmëve të pacientëve të cilët padyshim që janë të shumtë vetëm për një pacient dhe që nuk arrijnë të kuptojnë se kështu nuk mërzisin vetëm personelin mjekësor, por në mënyrë të veçantë lodhin njerzit e tyrë të sëmurë!
Ambientet e jashtme administrative të QSUT-së ngjasojnë tashmë me parkingje me pagesë ku nuk mungon lëvizja masive që i ngjan xhiros së dikurshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! E i gjithi ky “film bardhë e zi” që i shfaqet gjithkujt që kalon andej pari, nuk të bind kurr♪7sesi për një ambient spitalor ku nevojitet pastërti, qetësi dhe kulturë…
E megjithatë prapë kjo panoramë problematike vjen shumë pak në vëmëndjen mediatike dhe publike! Cinizem, indiferentizëm, injorance…? Personalisht nuk di ç’të them, por unë e pashë përsëri këtë film fund javen e radhës dhe me la shije të hidhur!
Nuk e di nëse u ndodh edhe të tjerëve, por në sigurisht që Mass-media ka nevojë për një istrument publik që të imponojë etikën e domosdoshme … Jo…
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi