Sylejman Aliu:Pacolli dhe Hashimi

Shko poshtë

Sylejman Aliu:Pacolli dhe Hashimi

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Mar 01, 2011 2:59 am



Sylejman Aliu:Pacolli dhe Hashimi

Unë këngën n’krah e mora
Se s’ma tha shpirti as goja
Dhe n’pushtet u ngrita lart
...
Hero t’quhesha edhe më sakt

Qeshë rrëmuja që popull quhet
Qanë rrëmuja por dhe struket
Nën vetëheronjtë hiqet zvarrë
Dhe vetëvuan si i përdalë

Vjen Pacolli, vjen Hashimi
Me faculetë eurosh djersët fshini
Ngrini kokën o të mashtruar
Me tonën demokraci nuk jeni mësuar

Hiletë tona nuk përfundojnë këtu
Çfarë u themi, nuk është ashtu
Ç’është atdheu pa mua t’parin?
Ç’është mileti pa kullotë barin?

Dhe Pacolli seç gjezdisë
Vjen rrotull me porosi t’Serbisë
Dhe shetitë gëzueshëm atypari
Dhe Kosovës i hap varrin

Dhe miletrrëmuja gojën mbyllë
Edhe shpirtin, zemrën ndrydhë
Se s’e lë më ky derëzi
Të jetë shqiptar e Shqipëri

Komb multietnik shqiptarin e bën
Me gojë të zezë vetë e ka thënë
Dhe përdridhet si kurvë e vjetër
Veç tij Hashimi nuk deshi tjetër.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi