Humbja e kartës morale të opozitës

Shko poshtë

Humbja e kartës morale të opozitës

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Mar 02, 2011 8:31 pm


Humbja e kartës morale të opozitës

Admir Nake
Rastësi të çuditshme


E drejta për t’u rebeluar, për të protestuar është një e drejtë legjitime. Kjo e drejtë e organizuar dhe me një kauzë largpamëse ka qenë burim i arritjeve historike sidomos lidhur me të drejtat e njeriut.Por çfarë ndodh me opozitën në Shqipëri?

Nëse sulmi i dhunshëm, prehistork, i paprecedent i pjesës regresive të opozitës mbi institucionet në 21 janar ishte gjoja për të shembur murin e korrupsionit, efektet e tjera prapavepruese nga këto demonstrata e kthenin Shqipërinë dekada të tëra mbrapa,duke sjellë për pasojë ngritjen e mureve të tjera, duke predikuar absurdin (s’është çudi-jo rrallë politika luan me absurdin), rrëzimin e shtetit në emër të shtetit.

Ishte mesa duket një llogari tinëzare e skenar i mirëmenduar

Sipas tyre, nëse kryeministri aktual, lideri historik i Partisë Demokratike Prof.Dr. Sali Berisha, do të largohej nga kryeministria, e do ta linte kryeministrinë në duart e protestuesve të dhunshëm, atëherë “opozitarët regresistë” do të trumbetonin me të madhe: ja si u rrëzua si një kështjellë rëre, një shtet i NATOS, duke zeruar kështu një nga sukseset më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar. Ndërsa nëpër kancelarira të ndryshme, do të thuhej sërish, se shqiptarët konfirmuan se nuk dinë të bëjnë shtet. Nëpër televizione do të jepej historia e Princ Vidit, si një shembull i pamundësisë shtetformuese të shqiptarëve (në një kanal televiziv nxituan ta japin një emision të tillë, por na kujtuan sërish dhe Haxhi Qamilin.)

Nëse do të ushtrohej dhunë mbi protestuesit, pra qytetarët, ata sërish do të trumbetonin me të madhe: ja cili është shteti aktual, mizor që shkel të drejta e njeriut.

Në rrethana të tilla do te jepej një imazh tjetër pasigurie për Shqipërinë, e do te goditeshin suksese e do të mundësohej njëkohësisht ngritja e disa mureve: 1. Liberalizimi i vizave, dhe një rishikim i kësaj arritjeje të madhe të shqiptarëve ( Muri i Madh i Izolimit). 2. Klima e turizmit, si një burim të ardhurash, dhe imazhi i një Shqipërie të sigurt që ia vlen ta vizitosh (Muri i Madh i Moskomunikimit). 3. Largimi i mundshëm i biznesmenëve nga klima e pasigurisë e krijuar (Muri i Mosqarkullimit të Mallrave dhe Ideve). 4. Nxjerrja jashtë loje e Sistemit Politik (Muri mes Shqiptarëve)

Nga doli ky arsyetim? Cili vend i Evropës, i qytetëruar, dhe në progres aplikon dhunën, ngre mure për të rrëzuar një mur, çon shoqërinë në regres në emër të progresit (ç’është e vërteta në emër të pushtetit dhe karrigeve të tyre).

Respekt dhe mirënjohje për ndjenjën e përgjegjësisë dhe heroizmin e atyre që mbrojtën institucionet. Çfarë donte një protestë midis dy ngjarjeve të shënuara kombëtare, 17 shkurtit, pavarësisë së Kosovës, dhe 22 shkurtit ditës së rrëzimit të simboleve të komunizmit, a thua se nuk kishte ditë të tjera, apo motivet e protestës dilnin mbi festat apo projektet, synimet e ëndrrat e shqiptarëve? Ç’ishte gjithë ky nxitim a thua se 8 Maji 2011 është vite drite larg? Rastësi të çuditshme.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi