Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miranda Haxhia:Sfida e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale

Shko poshtë

Miranda Haxhia:Sfida e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale Empty Miranda Haxhia:Sfida e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 8:37 pm


Sfida e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale



Miranda Haxhia:Sfida e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale Miranda+haxhiaMiranda Haxhia


Zgjedhjet lokale të 8 majit 2011, përveç perceptimit të situatës në bazë të defekteve të Partisë Socialiste, kanë një përkufizim dhe përzgjedhje, e cila mendoj se bazohet mbi dy kritere, në qytetin apo komunën, si dhe karakteristikat e tyre, si dhe në zgjedhjen e kandidatëve të denjë për të siguruar fitoren. Dhe Partia Demokratike ka shumë faktorë pozitivë për të fituar zgjedhjet lokale, të cilat i përcjell vetë nga i gjithë imazhi i punës dhe arritjeve të qeverisë shqiptare e dalë nga zgjedhjet, qysh në 2005 e më tej në 2009-ën. Por kjo nuk është e mjaftueshme, kur kujtoj se fushata do të zhvillohet në vendin përkatës, në komunën e bashkinë përkatëse dhe aty, problemet preken me dorë, aty njerëzit dëgjohen një e nga një, komunikohet ballasi, e kjo mendoj se është detyrë e meritë e kandidatëve konkretë. Pra, pjesa më e vështirë e fitores i përket imazhit që përcjell kandidatura e menduar.

Rëndësia e zgjedhjeve të kandidatëve që do të përfaqësojnë një forcë politike në komunë, apo bashki në këto zgjedhje lokale është më e madhe po të mendojmë se këto zgjedhje nuk janë me karakter të mirëfilltë politik, janë zgjedhje që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve, të banorëve të komunës, të bashkisë, që, duan apo nuk duan, të majtë apo të djathtë, do të shikojnë te i zgjedhuri i këtyre zgjedhjeve, njeriu që do t'u japë shpresë, do t'u rrisë kurajën, do t'i integrojë idetë, mendimet, vlerat dhe potencialet e tyre për të gjithë komunitetin. Dhe kjo është shumë e rëndësishme kur shumica e përvojave të ardhura deri tani ka treguar kryetarë bashkie a komune që fillojnë me një ndjenjë populizmi, pompoziteti dhe përfundojnë kulisave, apo në injorim të plotë të vlerës dhe mendësisë së komunitetit. Janë njerëz që janë shfaqur të hiperbolizuar në cilësitë e tyre e pastaj kanë ardhur duke u rreshkur e zvetënuar, duke prishur kështu edhe imazhin e forcës politike që e ka kandiduar.

Pika e fortë pozitive e Partisë Demokratike dhe mundësia për të fituar në bashki e komuna që kanë qenë sunduar nga përfaqësues të majtë është e madhe, nëse me mençuri dhe kthjelltësi studiohen rrethanat, historiku i qeverisjes deri tani; shënjohen gjithë dështimet, minuset, pakënaqësitë e njerëzve nga mosfunksionimi apo deformimi i pushtetit lokal, që prej katër apo tetë vjetësh është bërë shembëlltyrë e keqe e dërrmuese edhe për ata që dikur e besuan dhe e votuan kandidatin, me idenë se do të drejtonte e jo të sundonte qytetin, komunën përkatëse. E thënë kjo me një frazë të thjeshtë, mjafton të mos bëhen ato gabime që ka bërë ai që është deri më tash. Por kjo i përket pjesës së dytë të fushatës, atë prerje kohore ku ballafaqohen mundësitë, vlerat dhe dëmet që i kanë shkaktuar qeverisjet e këqija komunitetit.

Partia Demokratike nuk e ka atë pjesë të ndotur të të zgjedhurve që kanë shërbyer denjësisht në institucionet e ish-Partisë së Punës, gjë që është e detajuar dhe e nominuar gjerësisht në të zgjedhurit e Partisë Socialiste.

Shkëputja prej së shkuarës nuk është vetëm një retorikë, por është një filozofi e tërë, e cila përcjell për të ardhmen fitoren jo vetëm të përfaqësuesit të Partisë Demokratike, por edhe të vetë demokracisë shqiptare. Duke patur parasysh që baza e cila interpreton kurrikulat e kandidatëve është një bazë që dashje pa dashje përfshihet në grupime të vogla, kjo për shkak të vendit të vogël ku jetojnë, ku punojnë dhe bëjnë jetë partie, duke vërejtur që deputetët, përfaqësues të forcës politike krijojnë shkëputje praktikisht nga problemet dhe sfidat e zonës në të cilën u zgjodhën, e rëndësishme është që të mendohet mirë dhe në shumë pikëpamje kandidati për kryetar bashkie apo komune.

Të jesh vendali dhe të duash vendin tënd. Këto janë dy gjëra krejt të ndryshme në pamje të parë, por që nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën. Njohja e mentalitetit, e problemeve, e mundësive pozitive, ndërtimi i urave komunikuese me secilin prej tyre, duke marrë atë që mund të japin për familjen e Partisë Demokratike e duke respektuar mendimin e ndryshëm për lloje problemesh është një kontribut që nuk ta japin të tjerët, por që e përvetëson vetë kandidati. Partia në këtë rast i jep shtysën dhe bën të pamundurën që kandidati të jetë i besueshëm. Por besueshmëria nuk injektohet as me slogane, as me fjalë të përgjithshme. Ajo vjen nga konvertimi i saktë dhe i duhur i vlerës individuale dhe asaj të komunitetit në punë, përkushtim dhe sërish punë.

Të jesh kandidat dhe të kesh koefiçentin e duhur të inteligjencës është sigurisht një faktor i cili, nëse dhjetë apo njëzet vjet më parë nuk ishte kriter fort i dukshëm, sot, me rritjen e produktit e potencialit intelektual të mendimit të shoqërisë, të mendimit të komunitetit, është një domosdoshmëri. Një kandidat për kryetar komune, apo bashkie, që vjen i propozuar pas një përvoje si kryetar partie, apo drejtor diku, në një institucion të qytetit, ka një kurrikulë të lexueshme qartë. Modeli i përfshirjes së kryetarëve të partisë nëpër rrethe a njësi, në krye të listave për kryetar bashkie apo komune është shprehje autoritarizmi, pasi mendimi i parë që vjen në mendje është se kanë propozuar vetveten dhe kanë injoruar mendimin e bazës së partisë që po të merret seriozisht, konkludon në një zgjedhje shumë dimensionale.

Të sigurosh zgjedhjet lokale në komunë apo bashki do të thotë të zgjedhësh kandidaturën me etikë dhe moral të padiskutueshëm. Sepse etika dhe morali janë të dukshme dhe të ndjeshme kur flitet për një vend të vogël, për një mentalitet të caktuar. Hija e pushtetit që ushtron nuk e mbulon, asgjë, sidomos gjërat e thjeshta dhe njerëzore, që zakonisht e bëjnë njeriun; i japin atij një dimension human dhe të pranueshëm edhe për të tjerët.

Sfida e PD-së për zgjedhjet lokale është zgjedhja e kandidatëve të denjë për kohën dhe vendin e denjë. Të tjerat ia ndihmon me gjithçfarë demonstron vetë qeverisja e dështimi në ato vende ku sundon kandidati i Partisë së hallakatur Socialiste.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi