Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daut Duriqi:Monstrumët e dalë nga errësira

Shko poshtë

Daut Duriqi:Monstrumët e dalë nga errësira Empty Daut Duriqi:Monstrumët e dalë nga errësira

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 23, 2011 1:35 am

Monstrumët e dalë nga errësira
Daut Duriqi:Monstrumët e dalë nga errësira 195286_100002243254611_7968474_n
Daut Duriqi

Kosovari duhet të jetë një monstrum i përbindshëm për të vrarë pilotë amerikanë, ata që e ndiqnin nga qielli armikun e shqiptarëve, që po i masakronte, po i therrte në fyt. Ata djemë me prejardhje shqiptare, që vrasin në emër të kinse thirrjes për xhihad, ata i përgjigjen thirrjes së “Xhedallit”, ose satanës që u është injektuar në mendje përmes propagandës dhe joshjes me para nga qerthujt e islamit politik si në SHBA ashtu edhe në vendet europiane, pa e menduar dëmin fatal që ia shkaktojnë vendit të tyre, dhe mbi të gjitha lirisë së kombit të tyre, të fituar me aq mund, gjak e flijime

Imazhi i shqiptarit, së pari pësoi goditje më 2009 kur për komplot për vrasjen e personelit ushtarak amerikan në një bazë ushtarake (Fort Dix) të Nju-Xhersit.

Ata edhe morën dënimin e merituar nga Gjykata Federale më 2010, kur Mohamed Shneëer, i lindur në Jordani, u dënua me burgim të përjetshëm, plus 30 vjet për rolin e tij në komplot, Serdar Tatar, i lindur në Turqi, u dënua me 33 vjet burg dhe po ashtu të rinjtë me origjinë shqiptare nga Dibra e Madhe u dënuan me burgim të përjetshëm plus 30 vjet. Elvir Duka (23), Shain Duka (26) Dritan Duka (28), emigrantë shqiptarë nga Dibra e Madhe. Por ende pa u zbehur lajmi për komplotin, erdhi një tjetër lajm i pështirë, kur i riu (21) Arid Uka, me origjinë kosovare nga Mitrovica, vrau dy pjesëtarë të forcave ajrore amerikane dhe plagosi dy të tjerë, në aeroportin e Frankfurtit.
Për një 21 vjeçar ballkanik, para së gjithash shqiptar, zor mund të thuhet se ka krijuar bindje të hekurt xhihadiste, por ai para së gjithash është viktimë e shprishjes identitare, e propagandës së tmerrshme dhe joshjes me para. Natyrisht se trendet e islamit të ri, atij politik edhe në vendin e origjinës së tij, janë në rritje dhe shërbejnë për “ushqim shpirtëror” për të rinjtë pa personalitet dhe pa histori. Në rend të parë klasa politike kosovare është fajtore se po e shpërfill rrezikun e indoktrinimit nga islami politik nga frika se mund të humb ndikimin (votat) në shoqëri, kurse Bashkësia Islame e Kosovës “luan” me dy kritere, ditën shtiret e moderuar, kurse natën trimëron elementë të tillë, e të nesërmen fut kokën në rërë, si struci. BIK-u kështu u soll edhe me rastin e përzënies së një hoxhe (Kastriot Duka) për në Shqipëri, i cili, dyshohej se nuk ishte vetëm një hoxhë i rëndomtë, por një propagator i xhihadit.
Kur vitin e kaluar, një urdhëresë administrative e Ministrisë së Arsimit të Kosovës për ndalimin e shamisë (xhihab) në procesin arsimor u bë pretekst për një demonstratë të bujshme në Prishtinë, të organizuar nga OJQ “Alternativa Rinore” e Ferizajt në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, vërehej një intencë latente për shpërthim të pakontrolluar të dhunës politike, në një vend që gjatë tërë historisë së vet nuk e ka njohur këtë lloj shpërthimi emotiv fetar. Ajo protestë, siç e pati cilësuar organizatori, kundër “diskriminimit” të nxënëseve me mbulesë, në veçanti nxënëses Arlinda Zeka e cila ishte përjashtuar nga Shkolla e Mesme Teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, edhe pse e dizajnuar si civile, për nga dizajni, buja dhe dekori doli të ishte një “solidarizim” panislam.

Themi e bujshme, sepse për herë të parë në historinë e Kosovës, jashtë objekteve të kultit islam dhe jashtë privatësisë u dëgjuan thirrje të fuqishme për “Tekbir”: “Allahu Ekber” dhe “La-Ilahe-Il-Allah”, kurse dekori më së paku përshtatej me kontekstin kosovar multifetar dhe multikulturor. Këso thirrjesh dhe ky dekor, jo vetëm që ia ndërrojnë Kosovës imazhin ekumenik (bashkekzistenca ndërfetare) por edhe atë të një kombi liridashës. Sepse thirrjet në publik gjatë një proteste, në gjuhën arabe, atë të Kur’anit, nuk kanë qenë shenjë dalluese e kosovarëve kurrë nëpër shekuj, as nën Perandorinë Osmane.

Tashti, kosovarët ndihen të marrosur, të trishtuar, kurse ndonjë qerthull spiunësh të rekrutuar nga djalli thërrasin për xhihad mes Europës dhe mes shqiptarëve që u përkasin tre feve të mëdha monoteiste.

Pas këtij alarmi Qeveria e Kosovës, Bashkësia Islame dhe tërë mekanizmat e kësaj shoqërie nuk guxojnë të flenë qetë.

Një kosovar të vrasë pilotë amerikanë, kjo s’ka guxuar të ndodhë pa u përmbysur bota. Por ja që ndodhi, sepse në mendësinë shqiptare është përmbysur çdo vlerë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi