Shteti pa kushtetutë, por me gjykatë kushtetuese

Shko poshtë

Shteti pa kushtetutë, por me gjykatë kushtetuese

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Mar 30, 2011 8:37 pm


Shteti pa kushtetutë, por me gjykatë kushtetuese



Shkruan: Teki Dervishi



Kushtetutën e Ahtisarit nuk e ka njohur asnjë instancë zyrtare multilaterale. Kjo nuk do të kishte rëndësi, kur pikërisht celulat partiake policore të 1244-shit, ICO, EU-lex, KFOR-it, OSBE etj.etj. etj. nuk e njohin Kushtetutën e Ahtisarit, duke thënë se janë “neutrale” ndaj saj, ndaj shtetësisë së Kosovës. Kjo që “ndërkombëtarët” nuk e njohin Kushtetutën e Ahtisarit nga pozicioni i arbitrit politik dhe jo juridik, nuk e ka penguar klasën politike të Kosovës që ta miratojë këtë Kushtetutë, si garanci e Pavarësisë së Kosovës. Kosova e ka miratuar Kushtetutën si të tillë (qershor 2008) meqë ajo ka qenë e imponuar nga “miqtë” “ndërkombëtarë” si kompromis i dhembshëm i shqiptarëve, dhe meqë është imponuar nga “ndërkombëtarët” dhe plus “miqtë”, klasa politike ka paragjykuar se ndërkombëtarët do ta njohin Kushtetutën e Kosovës, pasi që ajo është e tyre (e Ahtisarit). Politika dhe drejtësia që mbështeten në paragjykime logjike si dhe në premtime politikaneske të ndërkombëtarëve të Ahtisarit, nuk mund të quhet ndryshe pos parapolitikë, totem-politikë parahistorike, sepse paragjykimi është problem psikologjik, e jo juridik. Pra kjo klasë politike më mirë është të shërohet te mjeku sesa të bëjë interpretime paushall paragjykuese “juridike” të Kushtetutës, e cila tashmë është shkelur nga të huajt, e jo nga vendorët.

“Mbikëqyrësit” arbitrarë politikë të Kushtetutës, të cilën nuk e njohin, sikur të mbanin veç këtë qëndrim absurd juridik të “mosnjohjes”, disi edhe mund t’i kuptonim (ngase ata këtu përfaqësojnë Rezolutën 1244), e cila njeh vetëm sovranitetin e Serbisë në Kosovë, por më absurd del fakti se ata le që nuk e njohin Kushtetutën, por e shkelin atë duke lejuar në Kosovë një sovranitet formal dhe jofunksional të shqiptarëve dhe njohin sovranitetin juridik të Serbisë në Kosovë, gjithnjë sipas 1244 shit në fuqi.

Realiteti në Kosovë, për të cilin flet Tadiqi, në mënyrë kategorike dëshmon se Kosova ka dy sovranitete, ai këtë e pranon zyrtarisht, një sovranitet të pranuar nga ndërkombëtarët sipas Rezolutës 1244, dhe një të papranuar sipas Kushtetutës së Ahtisarit.

Sipas kësaj, në Kosovë nuk ekziston Kushtetuta, sepse ajo është shkelur nga ndërkombëtarët me lejen e klasës politike të Kosovës, kurse ekziston Gjykata Kushtetuese që mbron një Kushtetutë të papranuar nga ndërkombëtarët. Çdo Kushtetutë që shkelet, ajo suprimohet. Kjo Gjykatë Kushtetuese nuk është institucion juridik, por thjesht një institucion puro-politik. Kjo Gjykatë, në tri raste dha verdikte politike duke u mbështetur në vendime të saj që nuk kanë bazë juridike, dhe si e tillë ajo ekziston vetëm për të prodhuar kriza politike në Kosovë, në kohën e duhur, atëherë kur iu konvenon ndërkombëtarëve aleatë të Serbisë që shteti i Kosovës të mos jetë stabil, dhe të vegjetojë në krizë permanente institucionale (fushata ndërkombëtare kundër shtetit të Kosovës si shtet i krimit) për të dhënë dëshmi planetare se Kosova nuk është e aftë të bëhet shtet. Krizën e tetorit 2010, në Kosovë, krizë që zgjati deri më 22 shkurt 2011, në vakuumin institucional që ishte një blerje kohe për Serbinë e Dik Martit dhe të medieve evropiane dhe amerikane të lobit serb, e shkaktoi Gjykata Kushtetuese, duke mbajtur një parim “juridik” që nuk ka mbështetje në vetë Kushtetutën, të cilën ajo e mbron nga shkelësit e saj vendorë, e asnjëherë nga shkelësit ndërkombëtarë, të cilët as nuk dinë se ekziston kjo Kushtetutë e Kosovës dhe janë cinikë ndaj saj.

Që nga dita e “shndërrimit” të UNMIK-ut në EU-lex, klasa politike e Kosovës është dashur të angazhohet që ta ndryshojë Kushtetutën shpejt e shpejt, pasi që ajo është ndërtuar në parimet e “diskriminimit pozitiv” për pakicën 5-përqindëshe serbe, dhe për akultrurizimin (shkombëtarizimin) e shqiptarëve. Arsyeja ka qenë e fortë dhe e bazuar në të drejtën ndërkombëtare: nëse ndërkombëtarët nuk e njohin dhe e shkelin Kushtetutën e cila është “përpiluar” në bazë të kritereve të tyre politike (jo juridike), atëherë pse ta njohin si të tillë shqiptarët?

Por shqiptarët tashmë, sipas kësaj Kushtetute, nuk janë më shqiptarë, por kosovarë (siç nuk e quajnë veten pakicat e tjera në Kosovë). Kjo klasë politike e fallxhorëve dhe shtriganëve vasalë të Vampirit nga Karpatet, përbetohet në angazhimin e shtetndërtimit të Kosovës dhe frikohet nga bashkimi kombëtar si djalli prej kryqit. Në qenkan kaq ortodoksë për ta bërë Kosovën shtet të ligjit dhe të pavarur, atëherë pse asnjëherë nuk kanë shtruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me shkeljen e sovranitetit të Kosovës në Veri dhe në enklavat e decentralizuara? Aq u bën të kërkojnë interpretime nga Gjykata Kushtetuese për shkelen e sovranitetit de jure dhe de facto të Kosovës. Nisur nga verdikti i kësaj gjykate mbi emblemën e qytetit të Prizrenit, është dëshmuar se (pas deklarimit publik të Fejtit) Gjykata ka marrë vendim politik, e jo juridik. Ose, u dashka të besojmë se “multietniciteti” i shtetit të Kosovës shkelet vetëm nga shqiptarët, e jo nga emblemat cirilike të fshatrave dhe të vendbanimeve nëpër enklavat serbe në Kosovë?

Këta që nuk duan bashkim, por duan shtet të Kosovës, siç kemi dashur të gjithë, me ndihmën e Gjykatës Kushtetuese dhe Serbisë (organeve zyrtare të saj, legale sipas 1244-shit) patentojnë krizën permanente institucionale në Kosovë. Kosova shtatë muaj ishte në krizë institucionale dhe vetëm për një muaj pasi u konstituua Qeveria dhe Presidenca e shtetit, Gjykata Kushtetuese e 1244-shit patentoi edhe një krizë të re institucionale. Kosova po hyn në një mjegull politike ekonomike nga e cila nuk ka shanse të dilet më. Dhe këtë krizë po e shkakton klasa politike dhe Gjykata e saj Kushtetuese, nën “mbikëqyrjen” e institucioneve ndërkombëtare të 1244-shit.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi