Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabir Krasniqi: Politika dhe politikanët (nga këndvështrimi psikologjik)

Shko poshtë

Sabir Krasniqi: Politika dhe politikanët (nga këndvështrimi psikologjik) Empty Sabir Krasniqi: Politika dhe politikanët (nga këndvështrimi psikologjik)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 23, 2009 1:29 am

Sabir Krasniqi: Politika dhe politikanët (nga këndvështrimi psikologjik) U1_Politika-PolitikanetPOLITIKA DHE POLITIKANËT (nga këndvështrimi psikologjik)
Shkruan Sabir KRASNIQI
www.sa-kra.ch
Politika, pavarësisht nga ajo që ka ndikimi të madh në rrethanat të ndryshme shoqërore e shtetërore, nuk përmban shumë të vërteta, ose thënë më troç: nuk përbëhet nga e vërteta. Pra, nuk e kurorëzon realiteti, sinqeriteti, dashamirësia, konsekuenca, por: fleksibiliteti, ambicioziteti, stimulimi, dredhia, dyfytyrësia, dëshira për pushtet sa më të lartë në hierarkinë shoqërore e shtetërore etj.
Politika është pjesa ose, më mirë të thuhet, është bërë pjesë më dominante e secilës strukturë në pushtet, pa dallim shtetin apo kontinentin. Dhe në këtë drejtim harxhohet aq shumë kohë, aq shumë energji, aq shumë kapital saqë, po të shikohet cilido emision lajmesh (BBS-i Euronews, CCN e deri te RTK-ja apo TVSH-ja), krijohet përshtypja se çdo fushë tjetër e jetës është e parëndësishme!!! Shikuar në kontekstin e ngjarjeve të përgjithshme globale ndoshta edhe mund të “arsyetohen” në një farë mënyre këto veprime pasi ato përputhen drejtpërdrejt me interesat dhe strategjitë politike të shteteve, fuqive, blloqeve të ndryshme, por edhe me interesat e ngushta partiake e personale të lidershipave, dhe aty, pushtetarët, përpiqen të demonstrojnë, imponojnë, çoftë edhe në forma më të paskrupullta, më dinake, pra makiaveliste edhe “fuqinë” e tyre dominuese. Por, shikuar nga prizma tjetër, nga ajo etiko-morale, sociale, humane etj. kjo propagandë ka marrë formën e një virusi, që lirshëm mund të thuhet, me përmasa të një epidemie të gjerë. E nga kjo epidemi nuk ka mbetur pa u “infektuar” asnjë shtresë e shoqërisë, që nga individi më i thjeshtë e deri te intelektuali më me zë. Dëshmi më bindëse për këtë është shoqëria jonë kosovare!
Por ta zbërthejmë njëherë nocionin “Politikë”.
Sipas fjalorëve, nocioni politikë do të thotë: greqisht - qytetar; shtetëror, ndërsa latinisht - punë e çështje shtetërore. Në politikë ky nocion ka kuptimin e veprimtarisë së një individi, një grupi, një shoqërie (partie) ose e një pushteti shtetëror, e që lidhet me tërësinë e çështjeve e problemeve dhe ngjarjeve në jetën shoqërore e shtetërore, të brendshme e të jashtme. Ndërsa në zhargonin e bisedave të përgjithshme shoqërore, ky nocion kuptohet si veprimtari e shkathët e zhdërvjellët dhe e zgjuar, e përshtatur sipas njerëzve, rrethanave e qëllimeve. Në kuptim negativ konceptohet si dinakëri në qëndrime e në sjellje, dredhi që përdoret nga njerëz joparimor për të arritur qëllimet e caktuara a për ta mashtruar dikë, dyfytyrësi etj. Në të shumtën e rasteve na ka ra të dëgjojmë edhe shprehjen “arti i së mundshmes”. Pra, siç mund të kuptohet nga nocionet e shumta, politika, pavarësisht nga ajo që ka ndikimi të madh në rrethanat të ndryshme shoqërore e shtetërore, nuk përmban shumë të vërteta, ose thënë më troç: nuk përbëhet nga e vërteta. Pra, nuk e kurorëzon realiteti, sinqeriteti, dashamirësia, konsekuenca, por: fleksibiliteti, ambicioziteti, stimulimi, dredhia, dyfytyrësia, dëshira për pushtet sa më të lartë në hierarkinë shoqërore e shtetërore etj.
Politikanët, shikuar nga këndvështrimi psikologjik, gjegjësisht, nga këndvështrimi psikoanalitik i Frojdit, që është edhe qëllimi i këtij shkrimi, mund t’i ndajmë në katër grupe:
Në grupin e parë bëjnë pjesë personalitetet servil dhe fleksibil; personalitete që i karakterizon: lajka, shpirt-skllavëria, përkulshmëria, paqëndrueshmëria, dyfytyrësia e deri te tradhtia, dhe e gjithë kjo si pasojë e faktorëve të ndryshëm nga periudha e parë e fëmijërisë, nga ku edhe përcaktohen disa veti psikologjike në zhvillimin e mëvonshëm të personalitetit dhe që quhet: stadi oral.
Mungesa e plotësimit të disa faktorëve në këtë fazë pasqyrohet qartë në konturat e personalitetit të rritur. P.sh.: Sasia e pakët dhe e parregullt e ushqimit, si pasojë ka: ligësinë, lypësinë, lajkat, përkulshmërinë etj., ndërsa mungesa e kontakteve fizike me prindër, si pasojë ka pasigurinë, paqëndrueshmërinë etj. prandaj këto personalitete gjatë gjithë periudhave të jetës janë të varura prej direktivave të huaja, pra janë marionetë e huaj.
Në grupin e dytë bëjnë pjesë personalitetet filistin të cilët, për nga numri, janë më masivët në rrjedhat politike. Këto personalitete i karakterizon: horizonti i ngushtë i diturisë, karakteri pseudointelektual, profanizmi, megalomania etj., por që në fakt, ata mendojnë se dinë shumë, dinë gjithçka, janë të gjithanshëm etj.
Te këto personalitete është i theksuar posaçërisht karrierizmi; ata nuk i preokupon fare ndërgjegjja e as morali; oratoritë e tyre i mbështesin vetëm në nevojat utilitare dhe shfrytëzojnë çdo mundësi (siç thamë makiaveliste) për t’ia arritur qëllimit. Pasi që janë të paaftë që në mënyrë logjike, të arsyeshme, pra reale t’i vlerësojnë gjërat, ta kuptojnë realitetin e koncepteve të mirëfillta, ata edhe pa hezitime, pa përsiatje shkojnë pas ose votojnë për atë, që në rastet e dhëna, i përshtatet pragmatizmit të tyre.
Te këto lloje personalitetesh, karakteristik është ndikimi i faktorëve nga faza e stadit të tretë - stadit falik, ku si pasoj e tolerancës së prindërve nga dashuria e tepruar, fëmijët ndihen më autoritar dhe fitojnë përshtypjen e superioritetit, që tek personalitetet e rritura reflekton sensualizëm, egolatri, megalomani etj., pra, i nxitë këto personalitete drejt veprimeve diletant, që në të shumtën e rasteve, diskreditojnë çështjen shoqërore ose kombëtare, dhe ata vet, bien në pozita groteske.
Në grupin e tretë bëjnë pjesë personalitetet intelektuale të cilët i karakterizon: erudicioni profesional, mendimet dhe qëndrimet eksplicite dhe konsekuente, veprime deduktive, mendime mediative etj., por në profesion të tyre adekuat. Te këto personalitete baza fillestare rrjedh nga faza e stadit të katërt - stadit latent, fazë e cila ka rëndësi parësore në zhvillimin e vetive të qëndrueshme e intelektuale të personalitetit në moshën madhore. Por, e keqja qëndron në atë, se shumica e këtyre personaliteteve si pasoj e shumë faktorëve në stadin latent, vuajnë nga disa simptoma të pasioneve si: predikacione, sensualizëm etj.
Duke mos e kuptuar rolin e tyre primar në fushat e ndryshme të shoqërisë ku jetojnë e veprojnë në shërbim të profesionit të tyre, ata implikohen në rrjedhat e turbullta e jo kompetente për ta, dhe natyrisht, përfundojnë me përmbytje, pasi që siç thamë më lartë, personalitetin intelektual e karakterizon: profesionalizmi, dituria, vendosmëria, urtësia, qartësia etj., e që janë në kontradiktë me nocionin politik, që nënkupton: dinakërinë, dyfytyrësinë, egocentrizmin, dredhinë etj., pra, karakteristika diametralisht të kundërta, kështu që personalitetin intelektual e komprometojnë dhe diskreditojnë, pra e vënë në pozitë dështuese.
Në grupin e katërt dhe të fundit bëjnë pjesë personalitetet politike (në kuptimin e plot të fjalës) e që fatkeqësisht më së paku figurojnë dhe aderojnë në shoqërinë tona, pra mendoj në skenën politike gjithshqiptare. Këtë (po e quaj) kontingjent personalitetesh e karakterizon: elokuenca, independenca, variacioni, zhdërvjelltësia etj., veti këto të absorbuara nga periudhat e ndryshme të fazave të hershme të zhvillimit psiko-fizik dhe psiko-social.
Këto personalitete, edhe pse në shoqëritë e zhvilluara kanë prioritet (sepse në kompetenca të tyre janë çështjet politike), në shoqërinë tonë, edhe pse të pakë, prapëseprapë ngulfatën e mbisundohen nga personalitetet e grupit filistin e sidomos atij intelektual, të cilët (sidomos të dytët) qëndrimet, bindjet apo mendimet mund t’i shprehin theksueshëm edhe në mënyra apo rrugë të tjera, sepse dihet, se veprat rezultojnë e jo fjalët. Prandaj, do të ishte shumë më i drejt reagimi i tyre në suaza logjiko-intelektuale, se sa ai në suaza euforiko-emocionale (egocentrike). Pra, mendoj, shfrytëzimi i energjisë, potencialit të tyre në erudicionin profesional, pasi që, qëndrimet e veprimet politike mund të artikulohen edhe në forma tjera të “ftohta”, por gjithsesi tejet efikase!...
Ky ishte një vështrim psiko-analitik mbi politikën edhe politikanët në përgjithësi. Por ku qëndron vallë masa e njerëzve e quajtur popull? Problemi i tyre qëndron në atë se, edhe pse nuk janë politikanë - janë të përfshirë, involvuar e besa edhe të “pushtuar” nga kjo epidemi! Ata mendojnë e besojnë në mundësinë ose ekzistencën e mundshme të moralit në veprimtarinë politike dhe kështu, ata plotësisht i deponohen një iluzioni, të bindur në të “vërtetën absolute” e “shpëtimtare” dhe me këtë bëhen vegël e verbër e mekanizmave të pakompletuara ose të amortizuara me efekt të shkurtër veprimi dhe me pasoja të mëdha për tërë shoqërinë ose kombin.
Në situata amullie, siç mbretëron edhe në hapësirën tonë, natyrisht që këtij fluidi politik nuk mund t’i shmanget pothuajse askush - me dëshirë apo përkundër saj! Mirëpo këtë fluid, që për nga forma duket i pazbërthyeshëm dhe evaziv e që në realitet përmban elemente të njohura me forcë vepruese dinamike e rapide, mundemi dhe duhet ta absorbojmë të gjithë, por: në mënyra e forma progresive, ta ruajmë, transformojmë, dhe në rastin e parë të dhënë, të volitshëm ose të caktuar, ta emitojmë (shkarkojmë) kolektivisht të drejtuar (orientuar) ka qëllimi ynë madhor, kah caku i përbashkët shekullor, kah bashkimi kombëtar, natyrisht të dirigjuar nga auditoriumi më i lartë, më i denjë dhe më kompetent i kombit tonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi