Edi Rama s’pranon kartë identiteti, ka frikë të japë gjurmët e gishtave

Shko poshtë

Edi Rama s’pranon kartë identiteti, ka frikë të japë gjurmët e gishtave

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Mar 27, 2009 3:12 am

Edi Rama s’pranon kartë identiteti, ka frikë të japë gjurmët e gishtave

26-03-2009 / Gazeta 55

Kryetari i Partisë Socialiste ka nisur një fushatë absurde kundër procesit të pajisjes së shqiptarëve me karta identiteti, pasi ka fobi ndaj zgjedhjeve të lira, por edhe për shkak të frikës që ka ndaj procedurës së lënies së shenjave të gishtërinjve. Historitë e dhunës së ushtruar mbi gratë apo partneret e tij të përkohshme, vitet enigmatike të çuara në Francë si dhe përmendja e emrit në disa prej bandave më të rrezikshme kriminale në vend po shndërrohen në makthin e tij, në tmerrin që duket se do ta groposë sapo t’i skedohen shenjat e gishtërrinjve
Zhurma e Edi Ramës, të vetmit nga opozita, për të penguar procesin e pajisjes me karta identiteti, lidhet thjesht dhe vetëm me “fatin” e tij personal.
Të gjithë e mbajmë mend, kur në fillim të këtij procesi Edi Rama harxhoi ca fjalë dhe ftoi për të aplikuar zgjedhësit, paçka se më vonë, ndërroi mendje dhe nuk e përsërit që nuk e përsërit ftesën për të aplikuar. Jo vetëm kaq, por as vetë nuk e ka marrë mundimin, për të aplikuar vetë, sigurisht në shenjë simbolike dhe për të sensibilizuar të tjerët, sepse dihet që ai vetë e ka një pasaportë dhe hë për hë nuk e ka domosdoshmëri pajisjen me kartë identiteti.
Por më shumë se “stepja” politike për të aplikuar apo ftuar të tjerët në këtë proces, Edi Rama e ka personale këtë sjellje prej inatçori kundër aplikimit për pajisje me kartë identiteti. Dhe e gjithë kjo fobi e tij buron nga mosdëshira e tij personale për të lënë gjurmët e gishtave të tij nëpër serverat e gjendjeve civile. Këtë merak, për moslënien e gjurmëve të gishtave, sikurse parashikon ky proces, Edi Rama, mësohet se e ka me mosdëshirën e tij për të lënë gjurmët e mundshme të identifikimit, pas sjelljeve të tij, mbushur me inkriminim, që e dekonspirojnë atë.
I njohur si prototip i dhunuesit të grave me të cilat bashkëjeton përkohësisht, Edi Rama ka frikën e moslënieve të gjurmëve të mundshme në vendin e mundshëm të krimit, pas bahskëjetesës së mundshme me gruan e mundshme të radhës.
Më shumë se kjo frikë e identifikimit edhe “shkencërisht” nga moskontrolli i vetes, përballë grave që zgjedhë për të bashkëjetuar përkohësisht, Edi Rama e sheh me syrin e armikut procesin e pajisjes me karta identiteti edhe për shkakun e mungesës së informacionit të mjaftueshëm, për vitet që ai i ka munguar jetës në Shqipëri, kur gojët e liga thonë se ai hante tasa mbushur me makarona poshtë urave, diku andej nga Franca.
Sikur të ishte vetëm kjo, nuk ka ndonjë të keqe.
Por, problemi i vërtetë për Edi Ramën lidhet me gjurmët e gishtave që ai ka lënë diku, dikur në Francë dhe që krahasimi dhe verifikimi i tyre i mundshëm, me gjurmët që ai nuk po do ti japë për pajisjen me karta identiteti, duke tentuar për këtë të mbajë peng edhe gjithë këtë proces, do të jenë një arsye më shumë komprometuese, për veprimtarinë e tij, pse jo e inkriminuar.
Larg këtyre, jo vetëm hamendësive, më herët Edi Rama, mbajtësi i një unaze me një simbolikë të dyshimtë në një nga gishtat e njërës prej dy duarve të tij, e personalizon procesin e pajisjes me karta identiteti edhe për një arsye tjetër, sepse gjurmët edhe të gishtave të tjerë, ndoshta ndoshta, do të formalizojnë dyshimet edhe për implikime të tij, në afera mbushur me inkriminime, në fushën e trafikut të drogës, në vrasje të dyshimta të vëllait të një prej femrave me të cilën ai më pas bashkëjetoi përkohësisht dhe me dyshimet e mëpastajme për “transferime” pasurish, nga ish-“kunati”, te ai vetë Edi Rama.
Në një rast të mundshëm të rihapjes së kësaj dosje, gjurmët e gishtave të mundshme që Edi Rama ka lënë diku në Spanjë, nuk do e bënin që ai të ndjehej rehat, në rast se ato do të krahasoheshin me gjurmët e gishtave që ai , ngul këmbë të mos i japë, për pajisen e tij me kartë identitetit, duke tentuar të na mbushë mendjen në emër të hallëqarjes ndaj të varfërve.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi