QË TË EGZISTOJ MË TEJ SI SHTET GREQIA, DUHET TË PYETEN SHQIPËTARËT...!

Shko poshtë

QË TË EGZISTOJ MË TEJ SI SHTET GREQIA, DUHET TË PYETEN SHQIPËTARËT...!

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jun 06, 2011 9:24 pm

QË TË EGZISTOJ MË TEJ SI SHTET GREQIA, DUHET TË PYETEN SHQIPËTARËT...

Nga Danel Cana

Ka disa kohë që, për ata persona të cilët ndiejnë, jetojnë, ndiekin hap pas hapi situatat e zhvillimit politik...atë zhvillim që përbën thelbin e një sistemi të zhvillimit të më tejshëm të shoqërisë njerëzore dhe që me një fjalë të përmbledhur quhet ; “Historia e zhvillimit të një shteti”, po ndihet sa vjen e më qartë, më e theksuar, më aktuale fenomeni i “ Kapitullimit historik” !
Unë personalishtë duke përfituar edhe nga koha e gjatë, prej 18 vjetësh, e qëndrimit në greqi, kam dhënë mendimin tim të arsyes së qënies së emigrantëve shqipëtar në shtetin grek dhe trajtimin e tyre nga shteti, nga politika greke!
“Mund të harrojmë se çfar na kanë thënë, por asnjëherë nuk harrojmë se si na kanë trajtuar!”
Emigranti shqipëtar u ndodh në greqi, ashtu si edhe në vënde të tjera të Evropës, si rezultat i një përmbysje të madhe politike të sistemit diktatorial që kishte 46 vjetë që e mbante pengë popullin shqipëtar dhe që për shumicën janë të njohura arsyet e emigrimit masiv!
Erdhëm në shtetin Grek, në kërkim të një vëndi pune, për të mbajtur familjen, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, pa ngjyra politike, pa ngjyra fetare dhe urrejtje kombëtare...! Kërkuam një punë çfardo, pa pretenduar aspakë dhe pranuam në heshtje kushtet shfrytëzimit njerëzor, kundrejt një shpërblimi qesharak e mospërfillës, që në shum raste edhe ajo pagesë nuk i jepej emigrantit dhe përsëri emigranti shqipëtar nuk arriti të thotë se “greku është i keq, i lik, i poshtër, kriminel..”, siç e kemi dëgjuar shpesh kët termë nga grekët në adresë të shqipëtarëve...!
Asnjëherë nuk na ndihmoj shteti grek, të na stabilizonte me punë dhe as që ka një zyrë shtetërore ta ketë bërë një veprim të tillë për emigrantët!
Unë flas vetëm për emigrantët shqipëtar, mbasi asaj pjese i takoj dhe vuajta në emër të këtij emri SHQIPËTAR, që për mua është më fisniku, emër që më bën krenar, në kuptimin e plotë të fjalës dhe që më lumturon njëkohësishtë pse jam i tillë.
Pavarsishtë se vuajtëm shumë, si të tillë dhe do mundohem t’i ripërsëris disa gjëra, të cilat për mua nuk harrohen dhe që jam në prag të botimit të një vëllimi publicistik që i takon jetës në greqi.
Ka edhe nga ata persona që thonë të kundërtën e kësaj që pohoj unë, duke i thurur lavde greqisë, duke sharë e nxirë çdo gjë shqipëtare...por e them qysh në fillim se nuk jam dakord me këta persona...jo për ndienjë NACIONALIZMI, sepse nuk e përqafoj atë ndienjë, bile as për patriotizëm që nuk më mungon e as do më mungojë kurrë, por për realitetin nuk qëndron asgjë që greqia të meritoj respektin e emigrantit shqipëtar.! Këtë që themë e arsyetoj dhe nuk mundet askush të më thotë të kundërtën kur unë i kam hequr dhe po i vuaj në kurrizin tim ashtu si mijra familje të tjera!
Emigrantët shqipëtar nuk erdhën në greqi për të asimiluar, shkatërruar, prishur e rrënuar shtetin grek, por e gjetën, e ndeshën këtu fenomenin e asimilimit të këtij emigranti të pafajshëm i cili nuk bëri asgjë të keqe, veçse ju përvesh punës për rritjen, zhvillimin, përparimin, lulëzimin e shtetit grek dhe që shifrat e ndryshimit flasin qartë, por asnjë nuk i analizoj meritat e emigrantit, vetëm se nganjëherë, ishin të detyruar të shpreheshin; “Kontributi i emigrantëve është i pa mohushëm...!”...
...Nga ana tjetër asnjëherë nuk e trajtuan emigrantin si njeri me të drejta të barabarta por e njollosën që në fillim si “delja e zezë” dhe ashtu mbeti deri më sotë e kësaj dite!
Në vënd të ligjërimit të emigrantit, detyrim që buron nga të drejtat e konventës ndërkombëtare, “i vunë në qafë një zinxhir të artë” skllavërie, duke e treguar kudo ku ndodhej, me gishtë;”ja alvanosi” (ja shqipëtari..!), me një ton përbuzës dhe këto i shoqëruan me masa shumë të rrepta të ligjërimit të tij! Po të hapësh e të shikosh ligjet e dhënies së lejes së qëndrimit në greqi, duken qartë të gjitha këto.
Përveç dëshirës së madhe për mos ligjërimin, gjë që politikani numur -1- Kosta Simiti, kryetar i partisë së PASOK dhe kryeministër, i cili deklaroi një herë në fjalimet e tij të bujshme se: “ Eladha xriazete ena metanasti miso nomimo...”(greqisë i duhet një emigrant gjysëm i ligjshëm...!) dhe ashtu bëjnë sepse ajo është ideologjia e shtetit grek.
Emigrantët shqipëtarë i përçau qëllimishtë sepse fsheh qëllimin e asimilimit të tyre dhe të gjith kombit shqipëtar në përgjithësi.
Kjo ishte e kuptueshme qysh në fillim kur parlamenti grek nxori në skenë STATUSIN E HOMOGJENIT, i cili të garantonte të drejta të plota me vëndasin por që nuk ishte për të gjith emigrantët! Ai status ishte për ata që (DËSHIRONIN TË ISHIN GREK...!)...dhe kështu filluan dallaveret, fallsifikimet, përçarjet, mohimet e prejardhjes, deri tek ndërhyrja në punët e brëndëshme të shtetit shqipëtar duke i diktuar ligje e veprime, në emër të trajtimit të mirë të emigrantëve, të cilin kurrë nuk e pamë dhe kurrë nuk e bëri..!..Dhe më mirë...sepse shqipëtarët i bëri më shqipëtar...e panë se kush është fytyra e grekut!
Mbas një periudhe 18 vjeçare unë dhe familja ime jemi katandisur gjysmit të gjysëm-ligjëruar dhe gjysmit të jashtë- ligjshëm...!!!??
Po nuk jam vetëm unë, sepse si mua janë shumica e familjeve, qindra mijra persona, të cilët janë gjendur në rrugën e papunësisë për arsye ligjërimi, në rrugën e krimit, në rrugën e ndarjes, në rrugën vuajtjeve, të shikosh të ndahet fëmija na prindi sepse i mungonin disa ditë pune të pajustifikuara,...sepse i mungonin të ardhurat mbi 10500 euro siç thotë ligji...( që as greku nuk i plotësojn të gjitha...!)!
Nuk mund të përfitoshë asistencën sociale, pavarsishtë se ke punuar dhe ke ditët e duhura por sepse...të paska mbaruar leja e qëndrimit dhe për ta rinovuar atë duhet ta fillosh përsëri nga fillimi, pavarsishtë pagesat e majme të cilat ja vjelin emigrantit pa i dhënë leje qëndrimi dhe pa të drejtë kthimi...!
p.sh- Për 6 persona, që është familja ime, duheshin 5400 euro, për të marrë lejen e qëndrimit pa afat sipas ligjit 3398, të cilën duhet ta jepnin brënda 60 ditëve !....Është qesharake por...mbas 3 vjetësh arritën ta marrin vetëm 2 anëtar të familjes, duke paguar edhe 540 euro shtesë dhe të tjerët mbeten të pa ligjshëm!
Po të bisedosh me emigrantët gojarishtë dëgjonë me mijra raste të tilla, mos harroni se në greqi ndodhen faktikishtë 800 mij emigrant, por kjo nuk është rastësi!
Politika greke është e drejtuar të veproj kështu për të vetmen arsye; sepse nuk ka qejf të dëgjoj shqipëtar! Tani na vjen në mënd ai druri, ato shqelmat që hanim bythëve në kufi kur na kapnin ushatrët, na rrihnin kur na pyesnin: Ç’far je? Alvanos ? ...Kërciste huri...! Për ata që thoshin –grek-ose çoban (vllah) nuk i preknin....!
Nën këto presione e reprezalje, nën këtë lloj gjenocidi psikologjik, shumë emigrant filluan shpejtë ndryshimet e indetitetit....
Por nuk ishte i kënaqur me këtë....akoma kërkonte –ç’far feje ke?
O burraaa edhe një kapërcim tjetër...filluan të pagëzohen, u dyndën nëpër kisha kush të vinte i pari, pagëzonin veten, fëmijët, prindërit, gjyshin e gjyshen...shtatë breza u deklaruan më grek se greku....!
Një pjese të tillë, filloj dhe greku ti merrte me të mirë dhe të gjithë pleqëve ju lidhi nganjë pension 370 euro në muaj....arsyeja..?! ...”kontribut në shtimin e elladhës...”
Por të gjitha këto, vjen një ditë që gënjeshtra merr fund dhe i ngrihen petët lakrorit duke zbuluar lakrat...!
“ Rruga e shqipërisë për në Evropë, kalon nga Athina!”- Deklaroi qeveria greke në të gjitha mediat e qëndrat e shtypit, për të bindur shqipëtarët që ishin të detyruar të dëgjonin “Vëllan e madh...!”
Por historia fletë ndryshe!
“ Ajo nga e cila duhet të trëmbet njerëzimi, është koha! Ajo nga e cila duhet të ketë frikë koha, janë piramidat!” Ky është një proverb i lashtë Egjyptian, të cilin e kam përmëndur duke i besuar 100% dhe kështu ndodh me greqinë sotë.
Greqia ka ndërtuar një piramidë emigrante,...piramidë në të cilën mbylli mllefin, hakmarrjen, racizmin, ksenofobinë, me shpresën se do ti varroste një herë e mirë e do të mbeteshin pa i marrë vesh bota dhe ky ishte rasti më i përshtatshëm që i erdhi në dorë greqisë të tregonte se sa e sjellshme, mikpritëse, bujare dhe pse jo edhe e qytetëruar është!...Por kur të hapet kjo piramidë dhe sapo ka filluar,..greqia do të ndodhet si Faraonët e Egjyptit në muze, ku ta vizitojnë e studiojnë gjithë bota veprimin e saj çnjerëzor, nën petkun e mbrojtjes së çështjes së madhe kombëtare!
Tanimë botës së qytetëruar nuk i mungon as aftësia e kuptimit, e sqarimit të fenomeneve të tilla dhe as përvoja e hidhur e sistemeve të tilla totalitare të shtypjes së të drejtave njerëzore.
Për anëtarsimin e shqipërisë në Evropën e bashkuar, vetë Eropa po kërkon plotësim kushtesh, të cilat deri dje plotësoheshin gjatë qënies anëtar i saj...dhe me të drejtë, sepse e pa Evropa se çfar pësoi nga hyrja e pa përshtatshme e greqisë, e pa se ishte një veprim i pa matur por nuk di Evropa se greqia nuk merr dot divorc asnjëherë nga djallëzia, pabesia, e padrejtësia, sepse e ka në natyrë që kur nxori në skenë “Kalin e drunjtë”!
Kjo është greqia që ne jetojmë, që ka vendosur një politikë anti-qytetare, anti-njerëzore që në fund të fundit s’ka përse vuan populli i thjeshtë grek që i ndalohet përparimi social, bllokohet i zhytur në borxhe vetëm pse qeveritë dhe politika, në emër të tij, i hodhën hi syve tërë botës, për interesa të ngushta private!
Është pikërishtë ky popul që do të zgjuhet, do të çohet, e do ti tregoj vëndin gjithëkujt që ka qënë aktor i kësaj tragjedie historike dhe atëherë edhe emigranti shqipëtar, edhe emigrantët nga e gjithë bota janë dhe do të jenë në krah të popullit grek, për ta përmbysur këtë sistem i cili pruri vetëm vuajtje e shkatërrim historik.

Danel Cana
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi