Fytyrat e “rreshkura” të deputetëve të Kosovës

Shko poshtë

Fytyrat e “rreshkura” të deputetëve të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Aug 24, 2011 10:46 pm


Fytyrat e “rreshkura” të deputetëve të Kosovës

Shkruan Bajrush Morina


Deputetët e Kuvendit të Kosovës i janë rikthyer punës së tyre pas një pushimi më pak se një mujor. Kësaj here ata kanë ndërprerë pushimet e tyre vjetore një mujore sepse kështu ka kërkuar Brukseli, përkatësisht kushtëzimi për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga raporti i progresit. Burra e gra të Kuvendit të Kosovës dukeshin bukur mirë “të rreshkur” në fytyrë që nënkupton se edhe ata i kanë shijuar rrezet e diellit në ndonjë nga plazhet e bregdetit shqiptar apo edhe atij turk apo edhe në ndonjë “harem” tjetër bregdetar.

Çështë e vërteta bregdetin edhe këtë vit e kanë shijuar edhe të tjerët që i kanë pasur nga “dy lekë” në xhep, prandaj pse të mos janë rrezitur edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, shumica prej të cilëve i kanë xhepat plot, përkatësisht xhirollogaritë apo pasuritë marramendëse të lajmëruara me rastin e kandidimit të tyre për deputetë. Me një fjalë nuk ka asgjë të keqe në qoftëse edhe deputetët e Kosovës, beqarë apo beqaresha, familjarë apo familjare të e kanë shijuar njelmësinë e kripës së detit dhe ngrohtësinë e rrezeve bregdetare.

Por a e kanë merituar këtë pushim veror dhe a janë “rrezitur mirë” deputetët e Kuvendit të Kosovës?

Pavarësisht opinionit individual që mund të kemi për punën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe mëdyshjes së ky pushim u ka bërë mirë përfaqësuesve të Kosovës, rezultatet e punës së Kuvendit të Kosovës flasin më shumë sesa opinioni dhe mëdyshja jonë.

E para, këta deputetë të Kuvendit të Kosovës edhe kësaj radhe u bënë deputetë me vota të kontestuara, me vota të manipuluara dhe me vota të imponuara nga partia. Procesi i votimit, “i lënduar” në një masë bukur të madhe, ka “lënduar” edhe kredibilitetin e deputetëve të kësaj legjislature.

E dyta, pasuria marramendëse e paraqitur e disa deputetëve në Agjencionin Kundërkorrupsion shton dyshimet e opinionit për mënyrën e pasurimit të tyre në këto 10-12 vjetët e pasluftës në Kosovë. Shumica prej tyre kanë paraqitur vetëm të dhëna për shumën dhe vlerën e pasurisë por jo edhe prejardhjen e kësaj pasurie milionëshe. Mbase mu për këtë arsye edhe sot e kësaj dite nuk po e miratojnë Ligjin antimafia me të cilin do të zbardhje prejardhja e pasurisë së zyrtarëve të lartë e me anë të cilit edhe do të konfiskohej pasuria e paligjshme e këtyre zyrtarëve.

E treta, neglizhenca e procedurës së miratimit të ligjeve, sidomos të atyre që dalin nga raporti i progresit. Pra, ngecja në miratimin e këtyre ligjeve është përgjegjësi edhe e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Poashtu miratimi shkel e shko i paketës së këtyre ligjeve është përgjegjësi e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

E katërta, debati parlamentar i kësaj legjislature ka qenë shpeshherë një zhurmë e tepruar dhe e mërzitshme që ka irituar opinionin. Në debate të tilla janë përdorë edhe fjalë të rrugës të cilat me kodin e etikës familjare janë të ndaluara të përdoren nga fëmijët në shtëpi dhe në familje.

E pesta, mungesa e përgjegjësisë ndaj votuesit. Edhe kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës ka vetëm një zonë zgjedhore. Kjo i bie që deputetët të jenë “të zgjedhurit e popullit shumicë” e jo të përfaqësuesit që kanë fituar besimin e një rrethi a zone zgjedhore. Kështu siç janë zgjedhur, një deputet nga Drenica është përgjegjës njësoj si ndaj një grupi banorësh të një fshati nga Gjilani, një deputet nga Dukagjini ka përgjegjësi të njëjtë sa ndaj një grupi zgjedhësh nga Llapi ndërsa një deputet nga Prizreni me rrethinë ka përgjegjësi të njëjtë si ndaj banorëve të një fshati në Veri të vendit. Thënë pak më troç deputetët edhe të kësaj legjislature janë përgjegjës për gjithçka dhe për asgjë, për të gjithë dhe për askë!

Debati parlamentar i nisur sot më 23 korrik jep pak shpresë se deputetët kanë ndryshuar diçka për të mirë.

Në fakt kishte ndryshuar pamja e tyre, dukeshin më “të rreshkur!”
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi