Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjumi i tepërt në fundjavë nuk zëvendëson gjumin e humbur

Shko poshtë

Gjumi i tepërt në fundjavë nuk zëvendëson gjumin e humbur Empty Gjumi i tepërt në fundjavë nuk zëvendëson gjumin e humbur

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 25, 2011 8:52 am


Gjumi i tepërt në fundjavë nuk zëvendëson gjumin e humbur

Gjumi i tepërt në fundjavë nuk zëvendëson gjumin e humbur Girl-and-alarm-clock

Një studim i ri tregon se një natë me gjumë të keq mund të shkaktojë efekte negative në sjellje dhe funksionimin e trurit, dhe se për të rifituar aftësitë e mëparshme mund të duhet më shumë sesa një natë me gjumë të mirë. Gjithashtu mendohet se një gjumë shtesë gjatë fundjavës mund të jetë plotësim i mirë për njerëzit që flenë pak gjatë ditëve të javës. Por edhe kjo mund të mos i pakësojë efektet e pagjumësisë kronike, thuhet në studim. Për këtë dhe të reja të tjera nga fusha e mjekësisë, kolegu Astrit Lulushi

Zakonisht, në qoftë se njerëzit nuk flenë mirë gjatë një nate ata përpiqen të shkojnë herët në shtrat natën tjetër për të zëvendësuar gjumin e humbur. Por studimi i kryer nga shkencëtarë pranë Universiteti i Pensilvanisë, Shkolla e Mjekësisë zbuloi, se ky gjumë shtesë mund të mos jetë i mjaftueshëm për zëvendësimin e gjumit të humbur një natë më parë.

Në studim, më i madhi i këtij lloji, u përfshinë 159 persona të shëndetshëm nga mosha 22 - 45 vjeç. Një pjesë e grupit u la të flinte 4 orë gjumë për pesë net, ndërsa pjesa tjetër qëndroi në shtrat për 10 orë çdo natë.

Gjatë kësaj periudhe, shkencëtarët vëzhguan dhe vlerësuan në periudha të caktuara veprimtarinë e trurit të pjesëmarrësve. Tek personat që bënin 4 orë gjumë në natë, shkencëtarët vunë re mungesë përqendrimi mendor, humbje të vëmendjes, reagime të vonuara dhe rënie të funksionit të trurit. Por kur këta persona zëvendësuan gjumin e humbur, gjendja e tyre u përmirësua. Autorët e studimit thonë se personave me gjumë të kufizuar iu desh të paktën 10 orë gjumë për t'u çlodhur si duhet dhe për të rifituar aftësitë e mëparshme.

Ushtrimet visuale përmirësojnë kujtesën

Një program ushtrimesh fizike ka treguar se mund të përmirësojë kujtesën tek të moshuarit, të paktën për një periudhë të shkurtër. Rezultatet e para treguan se ushtrime të thjeshta vizuale mund të përmirësojë kujtesën afatshkurtër vizuale.

Truri mund të ketë nevojë për stërvitje ashtu si edhe trupi. Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko vëzhguan nga afër një program për stërvitjen e trurit për të parë nëse mund të ndihmonte në përmirësimin e kujtesës tek të rriturit. Të moshuar të shëndetshëm u përfshinë në një program me lojëra kompjuterike që kishte për qëllim përmirësimin e kujtesës vizuale të punës, një funksion në tru që ruan informata për periudha të shkurtra kohe. Kujtimet e pjesëmarrësve u regjistruan para fillimit të programit, dhe një javë pas përfundimit të tij. Rezultatet treguan se kujtesa pamore u përmirësua rreth 10 për qind, duke e ngritur nivelin e kujtesës njësoj me të rinjtë. Kjo ngritje ishte afatshkurtër, por studiuesit mendojnë se me programe të rregullta, ky nivel kujtese edhe mund të ruhet. Ndërsa në treg sot ka shumë lojëra e programe për stërvitjen e trurit, nuk ekzistojnë prova se ato janë të efektshme. Studimi i fundit duket se ndihmon për gjetjen e rrugëve të reja më të mira për përmirësimin e kujtesës tek të rriturit dhe të moshuarit.

Vitamina D, rol në zhvillimin mendor

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga një numër sëmundjesh që lidhen me moshën, si kanceri, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit se niveli i ulët i vitaminës D mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë për demenca apo degradim mendor

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave, sistemin imunitar, si dhe absorbimin e kalciumit, por gati 1 miliard njerëz në mbarë botën nuk kanë nivele të mjaftueshme të vitaminës D.

Sipas një studimi të ri nga shkencëtarët në Universitetin e Exeterit, niveli i pamjaftueshëm i vitaminës D mund të jetë një shenjë e hershme paralajmërimi për rrezikun e prekjes nga demenca. Në studim u përfshinë 850 persona të moshës 65 veç e sipër.

Në krahasim me ata që kishin nivele të mjaftueshme vitamine D, personat të cilët kishin mungesa të mëdha të kësaj vitamine kishin 60 për qind më shumë gjasa për të përjetuar rënie të konsiderueshme mendore, dhe 31 për qind më shumë gjasa për patur vështirësi për të menduar.

Vitamina D përftohet natyrshëm, kur lëkura bie në kontakt me rrezet e diellit. Lëkura e njerëzve të moshuar është më pak e aftë për të prodhuar vitaminë të nevojshme. Demenca apo humbja e kujtesës është e zakonshme tek të moshuarit, dhe deri tani ka pak alternativa për parandalimin dhe trajtimin e saj.

Autorët thonë se studime të tjera janë të nevojshme rreth lidhjes midis vitaminës D dhe demencës, me shpresë për të gjetur metoda më të mira për parandalimin e sëmundjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi