Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qamil L. Zekolli:Me rastin e përkujtimit të trembëdhjetëvjetorit të rënjes heroike të Komandantit të Brigadës 121-"Kumanova" të UCK-së, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dëshmorëve të kësaj Brigade

Shko poshtë

Qamil L. Zekolli:Me rastin e përkujtimit të trembëdhjetëvjetorit të rënjes heroike të Komandantit të Brigadës 121-"Kumanova" të UCK-së, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dëshmorëve të kësaj Brigade Empty Qamil L. Zekolli:Me rastin e përkujtimit të trembëdhjetëvjetorit të rënjes heroike të Komandantit të Brigadës 121-"Kumanova" të UCK-së, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dëshmorëve të kësaj Brigade

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 26, 2011 8:39 pm

Qamil L. Zekolli:Me rastin e përkujtimit të trembëdhjetëvjetorit të rënjes heroike të Komandantit të Brigadës 121-"Kumanova" të UCK-së, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dëshmorëve të kësaj Brigade
Qamil L. Zekolli:Me rastin e përkujtimit të trembëdhjetëvjetorit të rënjes heroike të Komandantit të Brigadës 121-"Kumanova" të UCK-së, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dëshmorëve të kësaj Brigade Ismet_Jashari_616252052
Të nderuara Familje të dëshmorëve,Veteranë, invalidë të UÇK-së, miqë,dashamirës, vëllezër dhe motra të Idealit


Me rastin e përkujtimit të trembëdhjetëvjetorit të rënjes heroike të Komandantit
të Brigadës 121-"Kumanova" të UCK-së, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dëshmorëve të
kësaj Brigade që i dhanë shpirt dhe frymëzim realizimit të aspiratave dhe Idealit
Kombetar, uroj që populli shqiptar të merr mësim për mënyrën se si duhët dashur
dhe mbrojtur nderi, krenaria, vetëdija, ndërgjegjja, kultura, gjuha, identiteti,
historia, e tashmja dhe e ardhëshmja e kombit, pa mbrojtjen e të cilave nuk mund
të paramendohet mirëqenja, liria, pavarësia, sovraniteti, e identiteti kombtar në
gjithë hapësirën shqiptare,ku i thuhet Bukës ,"Bukë " dhe Ujit,"Uji".
Uroj që populli ynë mos të bie në gjumë nga demagogjia e politikës ditore shkurtparëse,
por të vazhdojë përpjekjet për Bashkimin e Shenjtë të Popullit dhe Trojeve Shqiptare,
sepse përderisa populli ynë mbetet në këtë status quo, pra mbetet mozaik shqiptarësh
në Ballkan i ndarë në pesë shtete dhe ne pranojmë të identifikohemi si:
-shqiptarë të Kosovës,
-të Shqipërisë,
-të Maqedonisë,
-të Qamërisë,
-të Luginës së Preshevës,(Kosovës lindore),
-dhe të Malit të Zi, e jo vetëm ashtu si na ka bërë e dhurue natyra si:
-SHQIPTARË pa plotësues vendi ne rrezikohemi të humbim akoma
edhe pjesë dhe gjymtyrë tjera të Atdheut tonë të shtrenjtë.
Rropatjet dhe përpjekjet e popullit tonë në shekuj për Pajtimin dhe Bashkimin Kombtar,
që nga Lidhja e Lezhës(1444), Kuvendi i Arbërit(1703),Lidhja e Prizrenit(1878),
Konferenca e Buajnit(1943) dhe Kuvendi te Verrat e Llukës(1990), kishin të vetmin
qëllim as të vogël,por të asaj SHQIPERIE QE E KA FALE ZOTI ,pra të BASHKIMIN KOMBETAR
dhe krijimin e SHQIPERISE as te madhe, SHQIPERISE NATYRALE.


Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit Ismet Jashari !Lavdi Dëshmorëve të Brigadës 121-"Ismet jashari-Kumanova" !
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Rroftë Shqipëria e Bashkuar!
Me respekt i juaji Qamil L. Zekolli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi