Teki Dervishi:NATO ose Shqipëria pa politikë të jashtme

Shko poshtë

Teki Dervishi:NATO ose Shqipëria pa politikë të jashtme

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Mar 31, 2009 10:29 pm

NATO ose Shqipëria pa politikë të jashtme

Teki DËRVISHI


Nëse bëjmë një retrospektivë historike për ta analizuar “diplomacinë” shqiptare, sidomos gjatë gjithë shekullit XX, ajo ka dështuar në të gjitha kongreset dhe konferencat ndërkombëtare që janë mbajtur për “zgjidhjen” e problemeve ballkanike. Ato pak luftëra që i kanë fituar shqiptarët, ua ka humbur diplomacia e tyre e ngarkuar me individë dallkaukë patetikë pro turq, pro serbë, pro grekë. Arsyetime ka plot, por ato janë çështje pikëpamjesh analitike, por fakti është kokëfortë: diplomacia shqiptare ka dështuar! Këtë fakt e dëshmon një fakt tjetër: në Ballkan nuk është zgjidhur vetëm çështja shqiptare. Shteti shqiptar është i copëtuar nëpër territore të okupuara.
Pa pasur nevojë të kthehemi larg në fillim të shekullit të kaluar, mund të flasim për shansin e humbur në kthesën e fortë të Shqipërisë, pas rënies së diktaturës staliniste të Hoxhës, ku në skenën politike shqiptare u forcua dhe dy herë zuri pushtet filozofia kozmopolite politike (e majtizmit ekstrem që po e vazhdon luftën ruso-serbe kundër modelit shteti-komb). Pas një gjysmë shekulli komunizëm, paraqitja e fuqishme dhe historike e majtizmit në Shqipëri shkaktoi një maturi të madhe të botës perëndimore, e cila u frenua ta ndihmonte Shqipërinë, duke e lënë në pamëshirësinë e të ashtuquajturës “faze e tranzicionit” politik, pritjes së ndërtimit të vetëdijes politike antikomuniste.
Por dështimi i politikës së jashtme bashkëkohore të Shqipërisë (do të ketë pasoja historike) më së miri shihet në relacionin e saj me Kosovën (dhe viset e tjera shqiptare në disa shtete ballanike). Deklaratat e tyre se Kosova e ka kryeqytet Beogradin, kërkesa që Shqipëria e pavarur të marrë statusin e protektoratit, dhe tradhti të këtij lloj pa numër dhe pa precedent! Shqipëria asnjëherë, me asnjë aspekt të vogël, nuk ka pasur për Kosovën qëndrim politik ndryshe nga të tjerët, qëndrim që do të ishte sadopak indiferent nga ai i “bashkësisë” së konfrontuar ndërkombëtare në Këshillin e Sigurimit. Qëndrimin ndaj Kosovës Shqipëria e ka huazuar nga “miqtë”, nga qëndrimi i BE-së për Kosovën. Pra për Kosovën Shqipëria ka bërë politikë aq sa Ahtisari, aq sa kanë bërë Franca, Gjermania, Holanda, Italia etj. etj. etj… por jo më shumë se SHBA-ja! E do të duhej më shumë, jo në logjistikë, se nuk ka fuqi, por diplomacia nuk kërkon armatë, por kërkon “mbamendje historike” të cilën e ka çrrënjosur Enver Hoxha! Diplomacia shqiptare asnjëherë nuk i ka ofruar argumentet mbi Kosovën, që së paku ka mundur t’ia përplasë për fytyrë OKB-së dhe Rusisë.
Kështu në non senset e saj politike, Shqipëria po e konsideron inkuadrimin e saj në NATO si sukses të diplomacisë së saj. Është qesharake, por më shumë është e dhimbshme. Suksesi është ekskluzivisht i SHBA-së. Fakti që dëshmon traditën negative të diplomacisë shqiptare, sot prodhon sojin e analistëve politikë të Shqipërisë që rrallë-rrallë ndonjëherë analizojnë politikën ndërkombëtare, por merren me analizimin e mediave, që do të thotë me polemizimin e “tezave” brenda mëhallës, të folurit me rrjedhje spontane, jashtë njohjes së përvojës së fenomeneve politike si procese koherente.
Të tilla janë edhe analizat që bëjnë këta zotërinj lidhur me inkuadrimin e Shqipërisë në NATO. Duke mos dashur ta “prishin dasmën” dhe qëndrimin triumfalist të popullit, opozitës dhe pushtetit, ata relativizojnë këtë sukses të Shqipërisë, duke konstatuar blasfemi të tilla, si p.sh. ardhmëria e Ballkanit është paqja dhe bashkëjetesa, kështu që armata dhe forcat e saj (ndaj edhe të NATO-s) nuk i nevojiten më Shqipërisë. NATO mund të jetë hendikap për të kundërtën, për faktin se pos Greqisë armike, aty mund të inkuadrohen edhe shtetet e tjera armike të Ballkanit, shtetet që kanë aneksuar territore të mëdha shqiptare.
Derisa në Ballkan të ketë çështje të pazgjidhura, “paqja” dhe “bashkëjetesa” e idealeve të analistëve të Shqipërisë është imagjinatë e Don Kishotit, nëse nisemi nga përvoja historike dhe nga realiteti i ditës që dëshmon “konfliktet e ngrira” të armëpushimit, e jo të mbështetemi në analizat parapolitike të autsajderëve majtistë. Zgjidhja definitive e problemeve ballkanike parasheh formimin e shteteve barabar të fuqishme që do të vendosen në territore të pakontestueshme. A mund të zgjidhen këto probleme në mënyrë “paqësore” dhe në “bashkëjetesë” harmonike ndërmjet armiqve mijëvjeçarë? Këtë mund ta dinë analistët e Shqipërisë. Por kjo pyetje në kontekstin e saj të integrimit të Shqipërisë në NATO, mund të shtrohet ndryshe: a do të lejojë Aleanca që brenda saj të ketë anëtarë që konfrontohen me luftë të armatosur për t’i zgjidhur problemet që sot janë shumë konkrete? Jo - kategorikisht! Në rast lufte ballkanike, në cilin anë do të pozicionohej NATO-ja? Apo kanë të drejtë majtistët që thonë: mbaruan luftërat! Po atëherë pse nuk i demobilizojnë armatat e veta shtetet armike ballkanike? Apo NATO, edhe pse aleancë ushtarake, do të merret me diplomaci “paqësore” dhe “bashkëjetesore” që t’i ndihmojë anëtarët e saj t’i zgjidhin problemet historike me “fjalë të mira” pa armë?
Sidoqoftë, është sukses i madh politik anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Por ky anëtarësim vjen shumë i vonuar, sot kur brenda NATO-s kontradiktat janë shumë transparente. Mbi të duhet vënë analizë mundësinë e Aleancës të mbrohet nga kontradiktat e saj të brendshme, të orientimeve aktuale të disa shteteve në NATO që kanë marrë pozicione krejt kundër qëllimit që kishte lidhja e Paktit para 60 vjetëve, sidomos lidhur me Kosovën. Aleanca mund të ekzistojë vetëm aq sa do të mund të ekzistojë Bashkësia Evropiane, BE-ja, kurse kjo “bashkësi” nuk ka perspektivë! Brenda shteteve aleate në NATO Shqipëria ka shumë armiq, pikërisht ata që mbajnë përgjegjësinë historike për copëtimin e Shqipërisë
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi