Idriz Zeqiraj: Lëvizja ''Bashkohu'' - Krijesë e Beogradit-I plotë

Shko poshtë

Idriz Zeqiraj: Lëvizja ''Bashkohu'' - Krijesë e Beogradit-I plotë

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 06, 2011 12:39 am


LËVIZJA "BASHKOHU" - KRIJESË E BEOGRADIT
Shkruan: Idriz ZEQIRAJ
Qysh kur Presidenti Rugova ideoi ndërtimin e Katedralës katolike në Prishtinë, një nismë shumë e qëlluar, e pritur fort mirë edhe nga Evropa kristiane dhe Amerika e madhe, Beogradi i ndjeh keq, se po demantohej në propagandën shpifëse, se kinse "Kosova myslimane paraqet rrezik për botën kristiane". Si gjithëherë, Beogradi ka projektet rezervë për veprime kundër Kosovës. Dhe, shpërfaqi bujshëm njërin sish, sajesën fatkeqe, Lëvizjen "Bashkohu".
Kjo Lëvizje kishte kohë që vepronte, por, për të fshehur burimin rrjedhës nga vinte, u fsheh pas veprimeve, gjoja spontane, të besimtarëve myslimanë. Kuadri i saj ishte i gatshëm, madje i bollshëm. Por, ky kuadër, i shkolluar në vendet mike të Serbisë, me paraqitjet ekstreme, me mjekërra, veshje, sjellje në familje dhe shoqëri si dhe me ushtrimet e lutjeve fetare tipike arabe - talebane, nuk u pëlqye në popull, bilëz ngjalli neveri e përbuzje masive. Kjo racë shkretëtire ekzekutoi, me armë të pazëshme, sekretarin e Komitetit Islamik të Shqipërisë, Sali Tivarin, vite më parë, në zyrën e tij në Durrës, sepse ai ishte hoxhë bashëkohor dhe nuk përfilli dogmat e racës fanatike mjekërroshe, të ardhur rishtas nga shkollat e shkollëzat obskure arabe. Dhe, me të drejt u shpreh shqetësimi se këta do të jenë shkitë e ardhshëm të Kosovës, të Shqipërisë.
Vehabistët e ideologjisë talebane, që më se paku kanë të bëjnë me fenë dhe besimin fetar, të ndjerë të diskredituar keqas, të kinsultuar me qendrat antishqiptare, u tubuan rreth Lëvizjes "Bashkohu". Nën çatinë e kësaj Lëvizjeje, ku do të strehohen edhe njerëz të thjeshtë, besimtarë të devotshëm, por të mashtruar dhe të manipuluar nga horrat mjekërroshë, do të zhvillojnë veprimtarinë e tyre destruktive dhe antishqiptare, gjithnjë në konsultim dhe bashkëveprim me qendrat armike të Kosovës. Telebanët "paqësorë" të sotëm, do të jenë vrastarë të nesërm.
Shqiptarët e kudondodhur janë të vetëdijshëm se heroi kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe e hirshmja humaniste Nëna Tereze, janë dhuratë Perëndie, janë privilegjë për shqiptarët, të cilët janë gjak i gjakut të tyre dhe identifikohen me këto dy figura të papërsëritshme, jo vetëm në hapësirat shqiptare, por edhe në historinë botërore. Udhëtimi i Skënderbeut nga Kruja për në Prishtinë, madje pa i zbritur fare kalit, shqetësoi jo pak Beogradin dhe argatët e tyre të ideologjisë talebane në Kosovë.
Gjaku tërheq gjakun. Dhe, Nënë Tereza u nis nga Kalkuta e largët, për t`u ngulitur pranë të vëllait, Gjergjit, në kryeqendrën e Kosovës. Ishte ky një tjetër siklet i Beogradit, Moskës dhe i veglave të tyre shqipfolëse, por mendjemykur e shpirtshitur ke djalli dhe i biri. Kundërshtia e tyre për vendosjen e dy shtatoreve, të Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, fillimisht, në surdinë, më vonë hapur dhe zëshëm, ishte e çuditshme, amorale dhe armiqësore karshi këtyre figurave markante dhe krenare për shqiptarët dhe opinioni e dënoi rrept dhe fort argumentueshëm.
Përurimi i Katedralës "Nëna Tereze" në Prishtinë, ishte një ngjarje e shënuar jo vetëm për besimtarët e krishterë katolikë shqiptarë, por edhe për të gjithë shqiptarët zemërbardhë. Pavarësisht se sa është numri i katolokëve rezidentë në kryeqytet, aty janë misionet diplomatike dhe organizatat tjera ndërkombëtare civile, të përfaqësuara, kryesisht, nga besimtarë katolikë. Tashmë edhe ata do të kenë një adresë për lutjet e tyre fetare, që zakonisht i bëjnë të dielave dhe në ditët e festave. Edhe Hasanët, Hysenët, bile edhe Isët e Muhametët kanë filluar frekuentimin e Katedralës të re, madje, jo thjesht si vizitorë, turistë, por edhe në dëgjimin meshtar. Të ndejurit në ulëset komode dhe dëgjimi i predikimeve në gjuhën e nënës, sikur po i joshë më fort kisha se sa xhamia. Dhe, pa fije urrejtje fetare, njerëzit mirë të ekukuar, faltorët i konsiderojnë si shtëpi të Zotit dhe të "robit", njeriut, pasi "robi", figurativisht, llogaritet bir i Zotit.
[size=24]PRESIDENTI RUGOVA SHEMBULL I HARMONISË NDËRFETARE
Në kohërat moderne, në historinë më të re botërore, nuk ka asnjë shembull tjetër i krahasueshëm me Presidentin Rugova, për forcën e ndikimit dhe të reformave pozitive të bëra në jetën dhe sjelljen e popullit të Tij. Mësuesit e dr. Rugovës ishin Rilindasit tanë, me kryemësuesin Pjetër Bogdanin, tek i cili princi Rugovë do të gjente frymëzimin e madh, filozofinë e virgjër shqiptare.
Mësuesit dhe miqtë e dr. Rugovës, profesor Anton Çeta dhe akademik Mark Krasniqi do të ishin mentorë dhe guidë e sigurtë për nisma fisnike, siç ishin pajtimet shqiptare në vitet `90-a, të cilat, domosdo, unifikuan një popull të tërë, madje në mungesë të policisë, ushtrisë dhe të çfarëdo pushteti tjetër ekzekutiv. Me të drejtë kjo është quajtur mrekulli shqiptare, të cilën, vetëm lehaqenët komunistë, pushtetarët e sotëm xhahilë, artificialisht, e mohojnë këtë madhështi hyjnore të Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova.
Është rast unik në botë që fjala urtake e një njeriu, qoftë Ai edhe vetëm me pushtet moral, të bëhet ligj, duke hequr barrën e dokeve, zakoneve negative dhe promovimin e kodeve dhe të normave bashkëkohore, të thjeshta dhe praktike për popullin, qoftë në robëri, qoftë në liri. Shumë zakone, të cilat i ishin veshur fesë, por që në fakt nuk kishin të bënin fare me atë, me këshillën e Tij të urtë, dr. Rugova i amortizoi, përfshi këtu edhe diferencat ndërfetare shqiptare. Rrugëndjekësit e Tij, si kryemyftiu Ramiz Boja, prifti dom Lush Gjergji me shokë, në predikimet e tyre publike e fetare, do t`u thonn dhe do t`i ftonin besimtarët shqiptarë, pavarësisht konfesionit, se "në faltorën e parë që të hasni, qoftë ajo kishë apo xhami, hyni në të dhe lutjuni Zotit për liri, paqe, dashuri ndërnjerëzore dhe begati ekonomike".
Presidenti Rugova kishte një maturi supreme. Ai nuk ishte revolucionar, sepse siç thotë mjeshtri i analizës profesionale, Nexhmedin Spahiu, nuk ka revolucion demokratik, ngaqë revolucioni është gjithëherë i dhunshëm, ndërsa demokracia përjashton dhunën. Por, studimet e origjinës dhe të historisë të lashtë shqiptare, të bëra nga dr. Rugova, dëshmonin bindshëm për krishtërimin bazal shqiptar. Dhe, këtë të vërtetë Ai nuk e fshehu, përkundër, ua tha hapur dhe të faktuar shqiptarëve. Pa hamendje, shpalosja e të vërtetës edhe në aspektin e besimit fetar shqiptar ndër shekuj, ka ushtruar një ndikim të drejtpërdrejt tek shqiptarët në përgjithësi, ndërsa tek shqiptart e Kosovës në veçanti. Pikërisht, në këtë ndërkohë janë shënuar lëvizje e rikthime në besimin e të parëve, qoftë individuale, familjare dhe grupore. Është kjo arsyeja e urrejtjes ndaj Presidentit Rugova të hoxhëve ekstrem talebanë, si në Kosovë, ashtu edhe në trevat tjera shqiptare. E ritheksojmë, vetëm ata të sektit kriminal talebanë.
Ka ndodhur një fenomen jo i zakontë i aleancave të pajtimit të të kundërtave: të fanatikëve myslimanë talebanë me komunistët shqiptarë, madje të kudondodhur. Dihet, komunizmi është armik i fesë, sepse komunistët janë ateistë. Shembulli konkret, Enver Hoxha me shokë. Por, është armiqësia e komunistëve dhe e islamistëve ekstrem ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, që i ka bashkuar këto dy ideologji fatale për njerëzimin. Dhe, kjo shpërfaqet turpshëm në faqet e internetit, të cilat i zotërojnë këto ideologji obskure. Dhe, ky bashkim është bërë me pragmatizmin: "Armiku i armikut tim, është miku im".
KËRKESA PËR NDËRTIMIN E XHAMISË
Lëvizja "Bashkohu", si lëvizje përçarëse, destruktive dhe kundrakombëtare, është sintetizuar në tri kërkesa bazike, të cilat janë sa të panevojshme, aq edhe regresive. Ato nuk janë kërkesa të prodhuara nga shqiptarët, por të importuara dhe të katapultuara tek shqiptarët, me qëllime të përcaktuara, nga Beogradi me aleatë. Dhe, këto kërkesa janë:
1.- Ndërtimi i xhamisë të madhe;
2.- Futja e mësim-besimit fetar në shkollat publike;
3.- Mbajtja e shamive në shkolla!
Sugjerimi i Presidentit Rugova për ndërtimin e Katedralës katolike në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, cyti interesimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për ngritjen e një xhamie të madhe, si kundërpeshë e balancë me Katedralën-kishë. Mënyra e reagimit dhe tendencioziteti i kërkesës dëshmonin për nxitje nga jashtë, dihet, nga qendra keqdashëse të Kosovës dhe të shqiptarëve. Dhe, kjo kulmoi kur kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e përurimit të Katedralës, keqpërdori vrazhdët foltorën e shenjtë, duke kërkuar, madje flakë për flakë, ndërtimin e një xhamie të madhe! Ndërkohë që nuk ishte as rasti dhe as momenti për një kërkesë të tillë.
Çuditërisht, ka një aprovim paushall dhe hiç të studjuar për ndërtimin e xhamisë të madhe nga Parlamenti, Qeveria, komuna e Prishtinës dhe struktura të tjera të shoqërisë. Nga 24 xhami që ka Prishtina, 22 syrësh janë aktive. Monotorimi i bërë nga stafi i mediave prestigjioze të Kosovës dhe të shoqërisë civile, xhamitë kanë një frekuentim simbolik nga besimtarët dhe "safat" (rrjeshtat) e faltoreve numërohen me gishtat e një dore, ndërsa të premteve diç më shumë. Përjashtim bën falja e Bajramit, me ç`rast pjesëmarrja është më e madhe, masive. Në mërgatë për faljen e Bajramit sigurohet një sallë e madhe, jashtë xhamisë. Kurse në Kosovë, Shqipëri dhe në botë falja e Bajramit bëhet edhe në hapësirat përrreth xhamisë. Dhe, nuk bëhet nami, sepse ceremonia e faljes festive është, relativisht, e shkurtër.
Edhepse hapësirat e 22 xhamive janë të bollshme, madje të tepërta, për lutjet e besimtarëve myslimanë të Prishtinës, komuna, pa e konsultuar popullatën e kryeqytetit, e cila, po të pyetej, nuk do ta aprovonte një lokacion të ri, aprovoi dy lokacione të mundshme për ndërtimin e një xhamie të madhe. Megjithatë, Bashkësia Islame dhe Lëvizja "Bashkohu", refuzuan trojet, duke pretenduar që xhamia të ndërtohet më në qendër, madje duke prishur kopshtin parashkollor të fëmijëve, për të bërë xhaminë! Ja, kjo është logjika errëtake e islamistëve ekstrem: "Prish shkolla dhe në vend të tyre ndërto xhamira"!!!
Islamistët talebanë shkuan edhe më larg. Të çakërdisur, të tërbuar dhe të vërbuar nga urrejtja ndaj besimit të krishterë, me kazma e lopata, hapën themelet e xhamisë, madje pa e pyetur askënd, sikur të mihnin në shkretëtirat e pafundme arabe. Dhe, askush nuk u kërkoi llogari këtyre halabakëve të ndërkyer me ideologjinë e mykur e satanike talebane, për dëmtimin e parkut, për prishjen e gjelbërimit! ... Dhe, thonë se Kosova është shtet! Turp për Qeverinë, e cila është bërë njësh me mjekrraxhinjtë islamistë talebanë.
Do të ishte në logjikën e kohës hapja e një qendre kulturore të besimtarëve islamë, e cila do të shërbente për edukimin kombëtar e fetar, të harmonisë dhe të vëllazërisë të besimtarëve shqiptarë, të të trija konfesioneve. Brenda kësaj ndërtese do të ishte edhe salla e madhe, publike, për lutjet e besimtarëve. Katet e sipërme do të ishin zyrat, biblioteka dhe mjedise tjera për kulturën. Dhe, kjo ndërtesë mund të ngrihej në themelet e njërës nga xhamitë e vjetëruara, e cila është në vend të përshtatshëm dhe me hapësirë të bollshme. Ngritja në kate, do të kursente dhe kompensonte hapësirën tokësore. Përndryshe, ngritja e një xhamie të re, duke zënë hapësirë shtesë, ndërkohë që xhamitë ekzistuese vetëm dy herë në vit mbushën me "xhematë", është jashtë logjikës dhe mëkat i madh.
Lind pyetja: Pse kërkohet një xhami e re, në një truall të ri? Duke e parë strukturën ngulmuese për ndërtimin e xhamisë të madhe, është lehtësisht e lexueshme se mjakërroshët e "nasibetët" kulexhinj, duan ta zotërojnë një objekt të tillë, duke e motivuar me përmasat dhe mjediset e bollshme, për ta bërë qendër të tyre, madje jo vetëm për komunën e Prishtinës, por, hap pas hapi, në tërë Kosovën dhe më gjerë.
I.- MËSIMI FETAR NË SHKOLLAT PUBLIKE
Ora e parë: Feja Islame është e vetmja fe e pranuar nga Perëndia!
Ora e dytë: Skënderbeu tradhtar i Sulltanit dhe i Islamit!
Ora e tretë: "Rrospillëku" i Nënës Tereze!
Kërkesa e dytë është futja e mësim-besimit fetar islam në shkollat publike. Dhe, pretenduesit këtë e shpjegojnë se "edhe Evropa e ka bërë këtë", duke e renditur në të drejtat elementare të njeriut. Është e vërtetë se shumë vende të Evropës e kanë në programet shkollore lëndën e historive të besimeve fetare të njerëzimit, por, jo edhe të gjitha. Për shëmbull, Franca, Landi i Bërlinit nuk e kanë obligative këtë lëndë. Franca zyrtare ende nuk i ka harruar të bëmat kriminale të inkuzicionit, të kishës katolike mesjetare. Andaj edhe e ka bërë ndarjen e prerë të kishës nga shteti.
Por, kjo është demagogji e islamistëve ekstrem të Kosovës, sepse asnjë krahasim nuk mund të bëhet në mes të Evropës dhe Kosovës. Në Evropë mësohet historia e besimeve kryesore fetare botërore. Bazat e teologjisë janë pjesë e kësaj lënde, e cila, nuk guxon të përçmojë e fyejë asnjërin nga besimet fetare. Përkundër kësaj, në "nasihatet" e tyre, kam dëgjuar klerikë islamikë të Kosovës, duke i thënë "xhematit": "Feja islame është e vetmja fe e pranuar nga Perëndia"! Dhe, këta matrapazë islamistë ekstrem e dinë mirëfilli se shqiptarët u përkasin tri besimeve fetare kryesore e disa sekteve fetare, si fraksione të besimeve kryesore. Megjithatë, as nuk skuqen dhe as nuk zverdhën në ligjërimet e tyre rrenacake, fodulle, përçarëse dhe kundrakombëtare.
Reagimi i vrazhdët i Bashkësisë Islame si dhe të ndoca imamëve, me theks armiqësor, ndaj vendosjes të shtatoreve të Skënderbeut dhe të Nënës Tereze në Prishtinë, e parathonë edhe vlerësimin negativ që do të bënin "mësuesit" fetarë të mësim-besimit islam, për këto dy figura kupolë e rrezatimit të lavdisë shqiptare, madje në shkallë botërore. Kjo lavdi dëshmohet, kur, tashmë, në disa kryeqendra botërore janë ngritur shtatoret e krenarisë tonë kombëtare: të mbrojtësit të krishtërimit evropian, Gjergj Kastriotit dhe të kryehumanistës botërore, Nëna Tereze. Frymëzimin për denigrimin e figurës të Skënderbeut, si "tradhtar" i Sulltanit dhe të Islamit, do ta "begatonin" edhe ndonjëra nga qëndrat e jashtme islame, që, tashmë, ka kërkuar rishikimin e historisë.
Fyerja , deri në rrugaçëri, për të hirshmen dhe të madhërishmen Nëna Tereze, nga imami i Prishtinës, dr. Shefqet Krasniqi, është rast i paparaprijës për një klerik, i thirrur për të predikuar dashurinë dhe harmoninë ndërnjerëzore, ndërkohë që ai bën të kundërtën. Me gjithë kundërshtinë korale të shqiptarëve, ndaj deklarimeve tendencioze, përçarëse dhe thellësisht kundrakombëtare, ai anjëherë nuk shprehu pendesë, nuk u kërkojë falje shqiptarëve, pavarësisht konfesioneve fetare. Përkundrazi, vazhdon me këmbënguljen prej mushku, t`i rithotë! Për ta shpehur urrejtjen ndaj besimtarëve të krishterë, hapësirë të bollshme i jep edhe televizioni qeveritar paçavure -RTK-, i pushtuar nga sejmenët e kryeministrit Thaçi, si Sylejman Shaqiri, Rrahman Paçarrizi dhe lukunia rrospihane komuniste - staliniane.
Vetëm një herë rastisi që një prift të shprehet mëllefosur, për një akt makabër të islamikëve talebanë shqiptarë, por me një përgjithësim të papranueshëm për besimtarët islamë, kundër Amerikës, çliruese faktike dhe ekskluzive të Kosovës dhe reagimi ishte i ashpër, deri në kërkesë linçimi të priftit. Kleriku, i cili ishte dëshmuar për punë të mira kombëtare, në Kosovë dhe Amerikë, u rrëfye sinqerisht deri në përlotje, u kërkoi ndjesë shqiptarëve dhe bindshëm shpjegoi se nga zemrata e madhe, për mosmirënjohjen ndaj Amerikës, që tregoi një grup talebanësh kriminelë e rrugaçë, mjerisht, shqipfolës, lëshoi një mallkim përgjithësues, më tepër një - lapsus lingua -, një shprehje e dalë nga gjuha, nga ndjenja që errësoi arsyen, se sa mendja dhe zemra e tij. Dhe, këtë rrëfim-ndjesë e ka thënë, rithënë dhe vazhdon ta përsërisë prifti thellë i penduar.
Qëndrimi i imam Krasniqit ndaj atij të kryemyftiut, Naim Tërnava, dallon vetëm në atë se ky i fundit nuk e mbron sot mendimin e shprehur dikur, ende pa u bërë i parë i fesë islame në Kosovë, se "Nëna Tereze është maxhupe"! Dhe, kjo blasfemi është bërë në prani të të tretëve, tashmë, të publikar në revistën "Shqipëria Etnike", me botues veprimtarin kombëtar Kadri Mani. Dhe, kurrë, as dje dhe as sot, kryemyftiu aktual Tërnava, nuk ka bëzajtur, nuk e ka demantuar pohimin e tij të dikurshëm. Ia kujtojmë atij dhe të tjerëve se origjina, prindërit e Nënë Terezës ishin nga Gjakova dhe Prizreni. Në shtëpinë e Kolë Bojaxhiut, kryezoti familjar i Nënë Terezës, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina kanë pritur dhe festuar Pavarësinë e Shqipërisë. Dhe, është jasht çdo mundësie e logjike që të parët e shqiptarëve, për kohën, të gëzonin themelimin e shtetit shqiptar në shtëpinë e "maxhupit " Kolë. Vëllai i vetëm i Nënës Tereze ishte oficër i Mbretërisë Shqiptare. Enver Hoxha e dënoi me vdekje, por ai arriti të ikë në Itali dhe atje edhe vdiq. Nënën dhe motrën u mundua t`i tërheq nga Tirana, madje këtë çështje e bisedoi edhe me Presidentin amerikan të kohës. Por, Ministria e Jashtme e Shqipërisë iu përgjigj Nënë Terezës së "shëndeti jo i mirë ua pamundëson udhëtimin"! Ishte një gënjeshtër tipike komuniste. Cikli i familjes Bojaxhiu u mbyll pa lënë trashëgimtarë.
Përfundimisht, nuk ekzistojnë as kushte minimale për mësim-besimin fetar në shkollat publike të Kosovës, për arsye që cekëm më lart si dhe për një shtesë, që do të japim në përmbyllje të këtij shkrimi.
BARTJA E SHAMIVE - ROBËRIM I FËMIJËVE
Populli shqiptar, përveç ca elementëve të kuzhinës, nuk ka asgjë të përbashkët me orientalizmin lindor. I tëri është i drejtuar nga bota oksidentale, perëndimore. Dhe, kjo, tashmë, është dëshmuar, thënë e rithënë. Dr. Rugova ka bërë atë ndërhyrjen e nevojshme dhe shkencore, në shpjegimin e raporteve të shqiptarëve në mes Lindjes dhe të Perëndimit, duke përparësuar të dytin. Kjo dëshmohet në serinë e dokumentacionit kohor.
Bartja e shamisë në shkolla, në vende publike e kudo tjetër, është anakronike për kohën. Një kërkesë e tillë është ta bëjsh Kosovën Afganistan të Bin La Denit dhe të dhëndërit të tij kryetar-kriminel, Mulla Omarit. Këta xhahilë e katilë të haremeve islame, kulmuan në krimin e tyre me mbylljen e dyerëve të shkollave për fëmijtë-vajza, duke i kthyer në shekujt e hershëm të skllavërisë.
Bashksia Islame dhe Lëvizja "Bashkohu", në rastin e shamive, thirret në të drejtat e njeriut! Ç`hipokrizi e turpshme! Detyrimin për mbulesë të kokës, dënimin me elementin e parë të skllavërisë, e quajnë të drejtë, liri! Ironi e cinizëm i skajshëm i mendësive të mykura islame, talebane.
Bota e lirë dhe bashkëkohore ka përcaktuar një limit moshe, deri kur fëmija duhet të jetë nën përkujdesjen e prindëve dhe për çdo gjë duhet të firmosë prindi. Dhe, kjo kohë shtrihet nga lindja e deri në ditën që mbushë 18 vjet. Përgjatë kësaj kohe është studjuar dhe konkluduar se fëmija nuk e ka pjekurinë e nevojshme për të marrë vendime të pavarura, pa konsultuar prindërit ose, në mungesë të tyre, tutorin, i cili caktohet me vendim gjykate.
Rasti i Prekazit, i 5 majit 1998, ku u sakrifikuan dhe u masakruan, gjakftohtësisht dhe kriminalisht, gra dhe fëmijë të pambrojtur, demanton bindshëm panagjerikët e pacipshëm, bile edhe kriminal, të cilët, për interesat e tyre meskine, inatçore, karrieriste e pushtetare, masakrën e dhimbshme, të trishtme dhe tmerruese të Prekazit, cinikisht e paturpësisht, e trajtojnë si betejë, luftë, madje epope!!!
Edhepse kanë kaluar 13 vjet nga masakra e Prekazit, propaganda e shpëlarë majtiste tallet e përtallet me viktimat e familjes Jashari. Tellallet e kësaj zhurme shurdhuese asnjëherë nuk e ndanë Adem Jasharin si kryeçetanik të Drenicës, me Adem Jasharin e ngujuar në shtëpi, në mesin e familjes, kryesisht, gra dhe fëmijë. Femra në Kosovë është po aq e pafuqishme, sa edhe fëmija, sepse vazhdon skllavëria kanunore, me pak përjashtime në qytete. Edhe nëse një grua-nënë pranon të vdes krah burrit të saj, ajo kurrë, madje në asnjë rrethanë, nuk aprovon vdekjen e krijesës të saj - fëmijës. Pikërisht për këtë bota e qytetëruar do të gjykonte ndryshe edhe për vet figurën e Adem Jasharit. Është e drejtë e prindërve të lindin fëmijë, por ligja nuk u jep të drejtë, madje i ndëshkon rëndë, nëse ata janë autorë ose shkaktarë të vdekjes të fëmijëve të tyre, sepse ata, tashmë, janë më shumë se fëmijtë e tyre, janë qytetarë të një shteti.
Rrjedhimisht, si në rastin e parë, ashtu edhe në rastin e dytë, kemi një shkelje të pamëshirshme të të drejtave dhe të lirive të njeriut, në veçanti, të njeriut të pambrojtur, siç është fëmija dhe gruaja. Çfarëdo trajtimi ndryshe i rasteve në fjalë, do të ishte hipokrizi dhe demagogji e kulluar.
Kushdo që ka pasur, ose ende ka, vajzë në shtëpi, e cila, padyshim, përbën stolinë e parë të familjes, ka vënë re se një pjesë, jo të pakët, të kohës, ia kushton krehjes dhe rregullimit të flokëve. Imagjinoni, qoftë edhe vetëm për një çast, mbulesën me shami të flokëve, të kokës të fëmijës-vajzë, pse kështu dashka mendja e mykur, mendja boshe, mendja islamike - talebane e prindit të saj! Kundër kësaj race shkretëtirash, shoqëria e civilizuar duhet të ushtrojë kontroll të vazhdueshëm dhe duhet të ndërhyjë, jo vetëm për sjelljet në shoqëri, por edhe në familje. Një shoqëri e shëndoshë, qytetëruese e ligjore, nuk duhet të lejojë të nëpërkëmbën të drejtat e grave dhe të fëmijëve. Mjerisht, Kosova, në këtë aspekt, jo rrallë, konkuron Afrikën myslimane.
MANIPULIMI SHIFROR: 95 %-shi?!
Bashkësia Islame e Kosovës dhe Lëvizja "Bashkohu" nuk lënë rast pa përmendur shifrën, gjoja, se 95 % të popullsisë të Kosovës e përbëjnë myslimanët!? Kjo është llogari dhe shifër paushalle dhe shumë larg realitetit. Dekadat e fundit kanë përmbysur shumëçka në Kosovë. Për rrjedhojë, askush nuk mund të japë jo vetëm shifër e përqindje të saktë, por as të përafërt të numrit të shqiptarëve myslimanë të Kosovës.
Ilustrojmë me shembuj dhe fakte:
Një lagje, paksa me hapësirë të veçuar, në Cërcë të Istogut, numëron 184 banorë. Një familje 8 anëtarëshe, e kësaj lagjeje, ka bërë kthimin ceremonial në fenë e të parëve, pra, në besimin kristian. Kryefamiljari është doktor në teologji, ka përkthyer një variant të Biblës dhe ka botuar disa punime teologjike. Duke i hequr shifrës 184 familjen 8 anëtarëshe, tashmë, të besimit të krishterë, mbesin 176 banorë. Prej tyre, sipas kodeve fetare islame, duke përjashtuar fëmijtë, 133 persona janë të moshës me "borxh" të agjërimit të muajit të Ramazanit. Ndërsa vetëm tre syrësh agjërojnë dhe dy prej tyre e falin "xhumanë" (lutjen e të premtes).
Personalsht, kam dëgjuar predikimet publike të hoxhallarëve dhe këta jo hoxhë me "mejtepe", por me fakultete prestigjioze teologjike të botës turko - arabe, duke thënë: "Kush mbushë moshën, që parashikon Kurani, e ka shëndetin dhe nuk ka arsye të veçanta që justofikojnë mosagjërimin e Ramazanit dhe nuk agjëron, nuk është mysliman". Pra, të 130 banorët e lagjës të cituar, sipas Kuranit, janë "borxhlinj" për agjërim dhe, megjithatë, nuk agjërojnë asnjërën nga 30 ditët e Ramazanit, rrjedhimisht, nuk janë myslimanë. Por, edhe 43 fëmijtë e tyre, të cilët, për më pak ose më shumë se një dekadë arrijnë moshën obligative për agjërim, është brenda logjikës se derisa prindërit e tyre nuk agjërojnë sot, as ata nuk do të agjërojnë nesër.
Përllogaritjet e bëra na japin shifrën dëshpëruese për Bashkësinë Islame dhe Lëvizjen "Bashkohu" se nga 184 banorë të një lagjeje, 8 janë të krishterë dhe vetëm 3 myslimanë, ndërsa 130 nuk përfillin ligjet dhe rregullat fetare të Islamit dhe se edhe 43 fëmijtë e tyre nuk premtojnë diç më mirë. Edhe lagjet e tjera, fshatrat dhe qytetet e Kosovës mund të kenë shifra të përafërta. Kushdo që mund të shprehë dyshimin, ne i japim edhe shifra të tjera dhe adresa të sakta, për të monitoruar gjendjen faktike të besimtarëve myslimanë të Kosovë. Pra, shifra pretenduese prej 95 % myslimanë në Kosovë, del huq.
FENOMENI I KTHIMIT NË BESIMIN E KRISHTERË
Dekada e fundit është karakterizuar nga kthimet e besimtarëve myslimanë, në besimin e krishterë, ose besimin e të parëve, siç e motivojnë kthesën e tyre individë, familje dhe grupe familjare. Këtë kthim disa e kanë bërë hapur, por shumica heshturazi. Njerëzit e letrave, si Kadri Mani, Teki Dervishi, Bajram-Gjergj Kabashi dhe të tjerë, përqafimin e besimit të krishterë e kanë bërë publik. Pastaj, dr. Fehmi Cakolli është bërë edhe pastor i kishës protestante në Prishtinë. Grup familjarësh përbëjnë Mehajt e Llukavcit të Istogut, të cilët, duke iu kthye besimit të krishterë, bënë ceremoninë e pagëzimit në kishën katolike të Zllakuçanit. Estremistët islamikë të ideologjisë talebane provokuan rëndë familjen e nderuar Mehaj, ndërkohë që Qeveria komuniste dhe islamike aktuale e Kosovës bën sehir, sepse është aleate besnike e kësaj ideologjie fatale për Kosovën. Llogaritën tej 100 intelektualë vetëm në Prishtinë, që tashmë, janë kontigjentë të besimit të krishterë, por, për arsye të ndyshme, më shumë subjektive, siç është opinioni, në mjedisin tonë, ende, jo fort i këndellur, e heshtin veprimin e tyre të vullnetshëm.
Kreu mjeran i Lëvizjes "Bashkohu", Fuad Ramiqi, është bërë qesharak me shantazhimet e tij të tipit talebanesk. Në bisedë me redaktorin e TV - Klan, ai shpreh shqetësimin për frekuentimin dhe dëgjimin e meshave nga qytetarët e Prishtinës, të cilët i ka në listën e "myslimanëve"! Zoti Ramiqi e dononcon edhe bashkëbiseduesin që edhe ai viziton Katedralën katolike. "Fshati që duket nuk do kallauz". Andaj, është koha që kryemyftiu Tërnava dhe kryelëvizaku Ramiqi të zhurmojnë më pak dhe të reduktojnë, madje me përmasën gjeometrike, shifrën 95 % të myslimanëve fiktivë.
EMËRTIMET E FËMIJËVE - DISTANCIM NGA ISLAMI
Kosova ka djegur etapat në shumë drejtime. Në vitet `70-a mërgata punëtore dha ndihmesë të madhe financiare, duke filluar nga përmirësimi i kushteve dhe mënyrës të jetesës në familje, në shkollim. Më parë Gjakova, vetëm qyteti, ishte oazë e të resë, si emërtimi i fëmijëve me emra burimorë nga shqipja. Tashmë, janë përjashtim emrat me origjinë arabe - myslimane dhe ata në rastet e ripërtritjes të emrit të ndonjë anëtari të veçantë të familjes. Kjo dëshmon për një vetëdijësim kombëtar dhe për një largim dhe distancim nga bota arabe - islame.
Dalja në skenë, madje në kohë pa kohë, e Lëvizjes "Bashkohu" dhe kërkesat e saj ultimative dhe alogjike, hasën në kundërshtimin masiv të shqiptarëve. Kushdo që ka hapur faqen e Internetit ke kombëtarja "Bota sot", dy kanë qenë reagimet më të ashpra dhe më masive të muajit shtator:
1.- Dënimi i faljes në rrugë dhe i protestave për kërkesa anakronike dhe hiç logjike të ekstremistëve të nxitur nga qarqe armike të shqiptarëve;
2.- Dënimi i përtalljes cinike të Eqrem Kryeziut, për "ringjalljen" e LDK-së, të cilën e ka shkatërruar e përtokur me zgërdhimje e tupan!
Kryemyftiu Naim Tërnava, duke e parë hiçin dhe diskreditimin e Lëvizjes "Bashkohu", u distancua për të mos u kompromentuar më tej, por ishte tepër vonë. Sindikalistët me qëndrimet e tyre janë palë e tretë, që kundërshton kreun e Bashkësisë Islame dhe turmat rrugore, si frymëzime talebane. Ata, së fundi, apostrofuan edhe dy imam, të dëshmuar për vlera atdhetare e fetare, përkatësisht, në Pejë dhe Istog, për mbështetje jo meritore të dhënë Tërnavës. Zhvillimet e fundit në kampin islamik flasin se ka ardhur koha për ndryshime, për reforma, me theks të veçant frenimin e talebanizmit agresiv, tashmë, të dalë në sheshet dhe rrugët e Kosovës.
Stabile dhe dinjitoze paraqitet gjendja në hierarkinë kishtare katolike. "Mësim-besimi fetar mund të mbahet në kisha dhe xhamira, por jo në shkollat publike" - thanë krerët klerikë katolikë. Një sugjerim i mençur, i pranueshëm si zgjidhje e mundshme dhe logjike. Por, kjo nuk është e pranueshme edhe për kryemyftiun Tërnava dhe keyelëvizakun Ramiqi, sepse e dinë se shqiptarët myslimanë më parë preferojnë t`i dërgojnë fëmijtë e tyre në ndonjë kurs gjuhësor apo sport, se sa për mësim fetar në xhami. Kërkesa ngulmuese, për futjen e mësim-besimit fetar në shkollat publike, të krerëve ekstrem islamistë të Kosovës, është po aq dhunuese sa ishte edhe pagesa për RTK - "publik", në kuadrin e pagesës të rrymës elektrike, Televizion ky qeveritar-privat, që vazhdon të provokojë, të fyejë dhe të diskriminojë të djathtën e Kosovës, e cila përbën shumicën absolute të popullsisë të Kosovës. Le të shpresojmë se ka dhe do të shtohen dishepujt e Vaso Pashë - Shkodranit, besnik të etërve të tyre shpirtëror se "Feja e Shqiptarit është Shqiptaria". Harmonia ndërfetare shqiptare ka qenë më e mirë në shekullin e XIX-të se sa sot, në shekullin e XXI. E dhimbshme dhe e trishtme!
KONVERTIMI I DHUNSHËM NË ISLAM
Është manipuluar me konvertimin e besimit fetar të shqiptarëve, nga ai i krishterë në atë islam, gjatë sundimit të Perandorisë osmane. Falsifikatorë të ndryshëm, përfshi këtu edhe ndoca historucë, si Muhamet Pirraku me "duaxhi", vazhdojnë t`i bien teneqesë të shpuar se ky konvertim ka qenë i vullnetshëm! Por, logjika e shëndoshë e përjashton këtë mundësi. Zakonisht, njerëzit prirën për ta lehtësuar dhe përmirësuar mënyrën e jetesës. Këtu hyn edhe ushtrimi i riteve fetare. Nuk është më i lehtë agjërimi me rregulla strikte, pa ngrënë e pa pirë gjatë tërë ditës se sa mbajtja e regjimit, duke mos ngrënë mishin dhe disa lloj yndyrnash. Fundja, deri para gjysmë shekulli, shumica e shqiptarëve në fshatra kanë gatuar shumë rrallë mishin, për të mos thënë, Bajram për Bajram. Përjashtim kanë bërë familjet më të kamura, më shumë bagëti, që kanë prerë "pasterrmë", lopë apo viç.
Është zgjidhur edhe rebusi pse brenda një familjeje shqiptare kanë bashkëjetuar vëllazëria me dy besime fetare? Administrata osmane i kushtëzonte të krishterët: Ose posedimin e dokumentacionit valid se toka është pronë e tij, ose të dorëzonte "tokën e huaj"! Ndërkohë që pajisjen me tapitë e tokës e bënte pikërisht administrata turke, e cila kishte udhëzimet përkatëse se kujt duhet dhënë tapitë dhe kujt jo. Por, për ta zotëruar tokën që e kishte në përdorim, duhej të bënte konvertimin nga besimtar i krishterë, në besimtar islam. Konvertimi kërkohej të bëhej familjarisht, por, në disa raste është lejuar të konvertohej vetëm kryefamiljari. Dhe, ky lloj konvertimi shpjegon edhe arsyen e bashkëjetesës të besimit kristian me atë islam.
TERRORIZMI SI KOMPROMENTIM I ISLAMIT
Dalja në skenë të organizatave terroriste, të cilat identifikohen me Islamin dhe udhëhiqen nga klerikë, ka ngjallur dyshime dhe neveri edhe për vet ideologjinë që përfaqëson ky besim. I nisur, fillimisht, për çlirim nga pushtues të huaj, rasti Palestinë - Izrael dhe i zgjeruar deri në pretendimin e mposhtjes të krishtërimit, duke e zëvendësuar me sundimin e islamizmit, në shkallë botërore, me atentate kamikaze, shpërthime automjetesh me eksploziv e deri me sulme me avionë, siç është rasti i kullave binjake në New York, terrorizmi islamik tejkalon çdo përmasë të krimit, madje lënë në hije edhe dy ideoogjitë makabre: fashizmin dhe komunizmin.
Këto veprime kriminale, të cilat, vërtet, i organizojn ë grupe dhe organizata terroriste islamike, por, ka dëshmi të mjaftueshme se kanë aprovimin e heshtur edhe të një mase të madhe të besimtarëve islamikë, sepse, jo vetëm që nuk kontribuojnë në zbulimin dhe luftimin e tyre, por, përkundër, i mbështesin moralisht dhe i ndihmojnë materialisht! Dhe, për shqiptarët, të cilët janë vetëdijësuar edhe për mënyrën e konvertimit të hershëm, terrorizmi aktual, është një arsye më shumë për një qasje racionale edhe në aspektin e besimit fetar. Duan, apo nuk duan ta pranojnë kryemyftiu Tërnava dhe kryenxitësi i porositur i protestave të dëmshme dhe shumë diskredituese për Kosovën Ramiqi, përmbysja e shifrave aktuale do të ndodhë.
Artikulli është huazuar nga revista "Shqipëria etnike" Nr. 3/2011, e cila së shpejti do të publikohet e plotë në Zemra Shqiptare.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi