Redin HAFIZI:Sukses shqiptar

Shko poshtë

Redin HAFIZI:Sukses shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Dec 11, 2011 9:34 pm

Sukses shqiptar

Redin HAFIZI


Shqipëria si një superfuqi energjetike dhe si një superfuqi në destinacionet e kompanive më të mëdha të shitjes me pakicë, do ta shndërrojë patjetër atë në vendin më të fuqishëm në turizmin rajonal, ndërkohë që gjithashtu të dyja këto fusha, bashkë me infrastrukturën përbëjnë bërthamën e strategjisë së zhvillimt të Shqipërisë. Erdhi koha që dhe shqiptarët të shndërrohen në liderë të një revolucioni që do të përhapet patjetër në të gjithë Ballkanin e më gjerë, revolucioni global në ekonomi dhe sidomos në tregtinë e shitjes me pakicë. Hyrja e një prej gjigantëve botërorë të shitjes me pakicë në Shqipëri shënoi më në fund rrugën e ekonomisë shqiptare përfundimisht drejt globalizimit. Hapja e qendrës tregtare "TEG", pra "Tirana East Gate" dhe prania e kompanisë franceze të shitjes me pakicë "Carrefour" në atë qendër, patjetër që do të sjellë një eksperiencë të suksesshme në këtë lloj biznesi në Shqipëri, rajon e më gjerë. Me krizën që ka pllakosur në Europë, teori biznesi si ato të kompanive "Walmart", "Carrefour" dhe "Tesco", patjetër që do të gërshetojnë plotësimin e nevojave të klientëve me garantimin e suksesit të biznesit përmes krijimit të një klime të ekonomisë globale dhe rritjes së interesit të blerësve. Kompania e dytë në botë për shitjet me pakicë, kompania "Carrefour" tashmë po e injekton teorinë e suksesit në Shqipëri përmes qendrës "TEG". Vetë prania e kësaj kompanie në qendrën "TEG", jo vetëm që ndihmon klientët e vet, por me një politikë shumë agresive në fushën ku operon ndihmon, edhe firmat e tjera pjesëmarrëse në qendrën "TEG", duke sjellë klientelën. Numri i klientëve, shitjet dhe fitimi janë një element shumë i rëndësishëm për një qendër tregtare. "Carrefour" patjetër që do të japë një ndihmë të madhe në sjelljen e klientëve në atë qendër, pasi logjika e biznesit lidhet me prioritetet dhe në një biznes të ri në fushën e shitjes me pakicë tashmë është sjellja e klientëve me çdo mënyrë edhe nëse shitet nën kosto. Kjo praktikë ndihmon bizneset e tjera në qendër, pasi, kur ata kanë mbaruar punë me "Carrefour" patjetër që do të vizitojnë dyqane të tjera të qendrës dhe "Carrefour" dihet që reklamon çmime të ulëta dhe të njëjtën gjë bën kudo në botë numri 1 i shitjes me pakicë, kompania "Walmart" dhe gjithashtu kompania numër 3 "Tesco". Ata mund të shesin edhe nën kosto disa produkte, por teoria është të sjellin klientët për produktet më fitimprurëse. Në tregtinë e shitjes me pakicë kjo teori ka qenë vetë suksesi, ndërkohë që tashmë firma të shquara kërkojnë të mbështillen rreth kësaj teorie dhe koha e qendrave tregtare do të jetë suksesi i shekullit 21. Madje vetë emri i kompanisë pjesëmarrëse në "TEG", pra "Carrefour" kërkon që të shpjegojë tek klientët se është thjesht një kryqëzim që drejton në destinacione të ndryshme, ku nuk ka rëndësi nëse janë kompani të ndryshme.
Në kompanitë e mësipërme që janë më të suksesshmet në botë, zakonisht produktet e konsumit të përditshëm i ofrohen klientit me çmimet më të ulëta që ekzistojnë rreth tyre dhe gjithashtu ndjekin një politikë konkurrence me kompetitorët. Ndërkohë që fitimi vjen nga mallrat elektronike që zakonisht kanë përqindjen më të madhe të shitjeve dhe më pas mallrat me një fitim në përqindje të larta gjen edhe në departamentet e veshjeve për të gjitha moshat dhe gjinitë. Këto të fundit janë shumë sezonale dhe ndiqet një praktikë e likuidimit të mallrave të stinës që kaloi dhe sjelljes së mallrave të stinës që vjen. Gjithashtu fitim sjell edhe shitja e pajisjeve të punës si veglat e punës, veshjet e punës etj. Në këtë mënyrë sipas filozofisë së këtyre kompanive balancohet ndonjë humbje që krijohet nga shitja nën kosto e ndonjë malli të konsumit të përditshëm. Ndërkohë që këto kompani, përmes reklamave të shumta dhe motos drejtuese që zakonisht shoqërojnë emrin e kompanisë, kërkojnë krijimin e tipit të blerësit besnik të kompanisë. Për shembull, kompania "Carrefour" si moto ka "Zgjedhje dhe cilësi për këdo", ndërkohë që "Walmart" deklaron se është në biznes që t'i kursejë paratë njerëzve dhe kështu ata mund të jetojnë më mirë. Nëse do të flisnim për kompaninë "Walmart", që është prej vitesh kompania numër 1 në botë në biznesin e shitjes me pakicë, edhe pse shitjet arrijnë shifra të larta në Veri të SHBA, prapë nuk krahasohen me shitjet që bëjnë në zonat e Jugut. Në ato zona "Walmart" është i pakonkurrueshëm edhe për një arsye tjetër se qyteti i origjinës është Bentonville, Arkansa që ndodhet në Jug të SHBA. Madje atje është edhe dyqani i parë i ngritur nga gjeniu Sam Walton, i cili në këtë biznes është futur vetëm me 25 000 dollarë, nga të cilat 20 000 ishin të bashkëshortes së tij dhe 5000 dollarë ai i kishte kursyer gjatë kohës së ushtrisë. Pra, ndonjë humbje të vogël në Veri, kjo kompani e kompenson me shifrat e larta të shitjeve në Jug, ndërkohë që kompani të tjera apo siç në një intervistë u tha për "Carrefur" ndonjë humbje e vogël kompensohet nga shifrat që vijnë nga shitjet në mënyrë globale si kompani.
1-) "Ëalmart" numëron 2.1 milionë të punësuar dhe është kompania më e madhe në botë për tregtinë me pakicë. Është themeluar në vitin 1962 nga Sam Walton dhe tashmë numëron 8 971 dyqane në 15 vende të ndryshme me 55 emra të ndryshëm. Në SHBA dhe Porto Rico kompania operon me emrin e vet, ndërkohë që në Meksikë operon nën "Walmex", në Britani nën emrin "Asda", në Japoni me emrin "Seiyu" dhe në Indi nën emrin "Best Price" (Çmimi më i mirë). Gjithashtu "Walmart" ka biznese nën pronësi të plotë të kompanisë në Argjentinë, Brazil dhe Kanada. Bizneset e kompanisë në Britani, Amerikë Latine dhe Kinë kanë rezultuar shumë të suksesshme, ndërkohë që në Gjermani dhe Korenë e Jugut jo të suksesshme. Të ardhurat e kompanisë të llogaritura në vitin 2011 janë 421 849 bilionë dollarë amerikanë, ndërkohë që fitimi neto ka qenë 15 355 bilionë dollarë amerikanë. Asetet e kompanisë kapin shifrën e 180 663 bilionë dollarë amerikanë. Me hapjen e kompanisë gjeniu Sam Walton kreu një revolucion të vërtetë, që përmbysi modelin e vjetër të shitjes me pakicë që mbizotëronte në SHBA deri në vitet '60 dhe përmbledhjen e të gjitha këtyre bizneseve të shpërndara në destinacione të ndryshme në vetëm një destinacion, duke e bërë më të thjeshtë jetën e konsumatorit të përditshëm përmes motos së kompanisë "Ne kursejmë paratë e njerëzve dhe në këtë mënyrë ata mund të jetojnë më mirë".
2-) "Carrefour S.A." është një ndër kompanitë më të mëdha në botë për zinxhirin e hipermarketeve dhe qendra e saj është në Levallois-Perret, Francë. Kompania ka 1395 destinacione sipas statistikave të fundit të vitit 2009 dhe sipas statistikave të fundvitit 2010, kompania numëron gjithsej 471 755 persona të punësuar. Gjithashtu kjo është kompania numër dy në botë për sa i përket të ardhurave, mes "Walmart" dhe "Tesco" dhe e treta në të dhënat e fitimit pas "Walmart" e "Tesco". Sipas statistikave më të fundit, të publikuara në fund të vitit 2010, "Carrefour" pati 101 bilionë euro të ardhura dhe 433 milionë euro fitim, ndërkohë që po sipas burimeve të fundvitit 2010, asetet e kompanisë janë llogaritur në një shifër prej 53.65 bilionë euro. Ndërkohë që kompania operon në Europë, Argjentinë, Brazil, Kinë, Tajvan, Kolumbi, Republikë Domenikane dhe Arabi Saudite, por ka dyqane në Afrikën e Veriut dhe pjesë të ndryshme të Azisë. Ndërkohë që dyqani i parë "Carrefour" u hap në 1 janar 1958 në Annecy, që ndodhej pranë një kryqëzimi. Kjo kompani u themelua prej Marcel Fournier, Denis Defforey dhe Jacques Defforey dhe ishte kjo kompani, e para në Europë që hapi të parin hipermarket në Europë në 15 qershor 1963 në Sainte Genevieve des Bois, pranë Parisit në Francë, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë ishte kjo kompani që biznesin e vet e transferoi në "TEG", një investim kolosal për blerësit shqiptarë dhe kursimet e tyre.
3-) "Tesco plc" është kompania e tretë më e madhe në botë për tregtinë me pakicë. Kjo kompani u themelua në vitin 1919 nga Sir Jack Cohen dhe ky emër u paraqit si kompani vetëm në vitin 1924, kur zoti Cohen tërhoqi një sasi çaji nga T.E.Stockwell dhe në këtë mënyrë që të dy bënë kombinimin e germave për të quajtur kompaninë. Aktualisht kompania llogaritet se ka patur të ardhura në shumën prej 60.93 bilionë eurosh gjatë viteve 2010-2011 dhe gjithashtu një fitim të pastër prej 2.67 bilionë eurosh gjatë të njëjtës periudhë kohe. Kompania ka punësuar rreth 472 000 punonjës dhe e ka shpërndarë biznesin e vet në 14 shtete në Azi, Europë dhe Amerikë të Veriut.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi