Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SALI BERISHA:Dita që ndau epokat

Shko poshtë

SALI BERISHA:Dita që ndau epokat Empty SALI BERISHA:Dita që ndau epokat

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 11, 2011 9:52 pm

Dita që ndau epokat


SALI BERISHA:Dita që ndau epokat 14fotomire
SALI BERISHA


Nga Kongresi i 20 i Partive Popullore Evropiane, qyteti historik i Marsejës, dëshiroj t'i përcjell përshëndetjet më të përzemërta çdo të reje dhe të riu shqiptar, studenteve dhe studentëve të Shqipërisë dhe në veçanti atyre që 21 vjet më parë lanë auditorët dhe bankat e universiteteve, mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës, shndërruan 8 dhjetorin në ditën e tyre, ditën që ndan epokat, ditën që çeli dyert e mbyllura të lirisë për shqiptarët, shndërruan vitin '90 në vitin e mrekullive të mëdha të kombit shqiptar.
21 vjet më parë dhjetori do të hynte si një dimër i thellë. Kombi ndodhej në vetminë dhe në dëshpërimin më të thellë. Diktaturat komuniste kishin rënë njëra pas tjetrës, Shqipëria mjerisht projektohej si "Kuba e Adriatikut", por kjo, jo në mendjen dhe në zemrën e të rinjve shqiptarë. Në mendjen dhe në zemrën e tyre kishte lëshuar shtat Shqipëria e lirë, Shqipëria e qytetarëve të lirë, Shqipëria e vokacionit perëndimor, Shqipëria e integrimeve.
21 vjet më parë, të rinjtë dhe të rejat e Tiranës, studentet dhe studentët, punonjës dhe qytetarë, intelektualët e kryeqytetit zhvilluan një betejë legjendare, një betejë të ngjashme me betejën midis Davidit dhe Goliasit që gjunjëzuan në një kohë të shkurtër diktaturën më të egër në Evropë, morën në dorë udhëheqjen e një lëvizjeje të paprecedentë në historinë tonë kombëtare, lëvizje e cila do të përcaktonte si objektivat më madhore, Shqipërinë e lirë evropiane, çështjen kombëtare si çështje të parë, rrugën demokratike të zhvillimeve dhe shmangien e një konflikti vëllavrasës brenda vendit. Ata, të cilët formësuan këtë lëvizje, me kurajë, me ndenja, me dashurinë e tyre për vendin përmbushën me dinjitet të madh këtë mision.
Shqipëria 21 vjet më pas është 21 vite drite larg asaj që ishte në dhjetorin e vitit '90. Shqipëria sot është vend anëtar i NATO-s. Ëndrra evropiane e të rinjve të vendit më të izoluar të Evropës u bë realitet. Gjaku i atyre dhjetëra e dhjetëra në mos qindra të rinjve dhe të rejave që u ekzekutuan barbarisht në kufijtë e vendit në vitin '90 u bë dritë dhe sot shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë Evropën.
Unë dua t'u përshëndes ju këtë ditë, të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, sepse në këto 20 vite ju ishit dhe forca më kryesore e demokracisë së vendit. Ju përcaktuat fitoren e qendrës së djathtë në vitin 2009, përcaktuat fitoren me votën tuaj, fitoren e vitit 2009, fitoren e këtyre parimeve në vitin 2011 dhe kam bindjen më të plotë se ju, me energjitë, me mençuritë, me vizionin, me përkushtimin, me idealet e larta, fisnike, të dhjetorit të viteve '90 do të përcaktoni fitoren më të thellë të qershorit të vitit 2013.
Edhe njëherë gëzuar këtë ditë, ditën tuaj, ditën që i solli Shqipërisë vitin e mrekullive të mëdha.
Gëzuar!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi