Ramë Buja:Ministria e Jashtme po “ecë” ngadalë

Shko poshtë

Ramë Buja:Ministria e Jashtme po “ecë” ngadalë

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Apr 10, 2009 9:11 pm

Ministria e Jashtme po “ecë” ngadalë

Ramë Buja, deputet i PDK-së
Debate






Diplomacia e Kosovës nuk është krejtësisht ajo që ka filluar, prej se është themeluar Ministria e Jashtme. Ka pasur një traditë kur nuk kemi pasur ministri por njerëzit tanë kanë përfaqësuar Kosovën në ato nivele që ka pasur mundësi të përfaqësohet edhe më herët. Por nëse flasim për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe rezultatet e saj dhe nëse shtrojmë pyetjen se ku qëndron diplomacia e Kosovës, atëherë mund të themi se Ministria e Jashtme është vonuar shumë për t’u konsoliduar. Pastaj mungesa e përvojës që ishte edhe tek njerëzit që u kyçen drejtpërdrejtë në të dhe gjëra të tjera teknike e bënë që Ministria të mos jetë e fiksuar aq sa dëshironim. Por në fakt tash kohën e fundit unë besoj se ajo po e merr veten, po konsolidohet. Ministria e Jashtme nuk do mund të konsolidohet po nuk e ka mbështetjen e Qeverisë apo krejt institucioneve të Kosovës. Paraqitja e ministrit të Punëve të Jashtme ne Seancën e Këshillit të Sigurimit, meqë ishte i mbështetur pa rezervë nga të gjitha institucionet e Kosovës, ai u ndje sovran, më i fuqishëm, u paraqit më reagues në kuptimin e plotë të fjalës dhe doli tamam në rolin e ministrit të jashtëm. Unë mendoj se po e” rrëmbejmë” hap pas hapi sovranitetin diplomatik të shtetit të Kosovës.
Por e para gjë që unë kam vërejtje është se konsolidimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka shkuar shumë ngadalë. Ko është vërejtja kryesore dhe kjo mungesë e konsolidimit të institucionit në mënyrë të mirëfilltë e ka bërë që punët të jenë të ngadalësuara. Dihet se cili është roli Ministrisë së Jashtme ne një shtet që sapo është formuar. Pra në një shtet të sapo formuar kjo ministri duhet të jetë shumë më dinamike më aktive, më vepruese të jetë prezentë aty ku ftohet dhe ku nuk ftohet aty ku ka mundësi të depërtojë. Ne e dimë se na duhen së paku 2/3 e votave në KS të OKB-së, por kjo nuk do të thotë se Ministria e Jashtme nuk duhet të bëjë kërkesën për aderim në OKB. Kosova ende është larg kësaj kërkese, por mbetemi me shpresë që me dinamizim të punës do të arrijmë numrin e domosdoshëm të njohjeve për të kërkuar vendin ne OKB. Jam pak skeptik se Kosova do të arrijë të bëjë një kërkesë për aderim në OKB deri në shtator, por mundësia është dhe ne duhet të punojmë.
Në këtë drejtim duhet të intensifikohet edhe roli i Kuvendit në diplomacinë e Kosovës. Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kuvendit ka ekzistuar dhe vazhdon të funksionojë. Ministria e Punës ka raporte të mira të punës me Komisionin për Politik të Jashtme. Mirëpo pavarësisht këtij bashkëpunimi të mirë në mes të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme do të duhej që të përcaktohet strategjia e përbashkët e lobimit për njohje të reja të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq sa i përket çështjes së emërimeve të të ngarkuarve me punë në vendet që e kanë njohur Kosovën e di se ka qenë marrëveshje politike. Të ngarkuarit me punë, kanë qenë një zgjidhje e fazës emergjente të Kosovës dhe një fazë e domosdoshme që ambasadorët e ardhshëm të kenë një komoditet për të kryer punët e tyre. Ndërkohë çështja e emërimit të ambasadorëve po ashtu është pjesë që buron nga ligjet e Pakos Ahtisari ku emërimi i i ambasadorëve duhet të bëhet me konkurs. Mbase kjo gjë ka një logjikë për fazën e parë fillestare sepse siç dihet askund në botë, ambasadorët nuk zgjidhen me konkurs.
Sidoqoftë kushdo që bënë një punë të mirë rreth lobimit dhe gjithçka që ka të bëjë me të mirë për Kosovën është lajm i mirë dhe unë do ta përshëndes dhe përgëzoj për atë që ka arritur secili personalitet i Kosovës, qoftë Pacolli apo kushdo qoftë. Andaj nuk dua të ndaj këtë detyrë apo këtë obligim në nuanca e as ngjyrime partiake. U qoftë hallall të gjithë atyre që bëjnë një punë të mirë për Kosovën , që Kosova të njihet nga një shtet kudo qoftë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi