Prof.dr. Mehdi Hyseni:Në mërgim, duke bredhur me Nolin: “Anës lumit, anës detit...”!

Shko poshtë

Prof.dr. Mehdi Hyseni:Në mërgim, duke bredhur me Nolin: “Anës lumit, anës detit...”!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jan 07, 2012 7:46 pm

Në mërgim, duke bredhur me Nolin: “Anës lumit, anës detit...”!



Prof.dr. Mehdi Hyseni


Sikurse Fan S. Noli, qe jetoi, veproi dhe u shua ne dhe te huaj (por që asnjëherë nuk e harroi kombin dhe atdheun shqiptar), ashtu, i njëjti fat, na ka pllakosur edhe neve, te braktisur dhe te harruar, duke pritur dhe, duke soditur “ANES SE LUMENJVE” DHE OQEANEVE, derisa te ribëhet bashkimi i gjithë kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Natyrale. Vetëm atëherë, do te marre fund përgjithmonë mjerimi, vuajtja dhe shtegtimi i shqiptareve neper bote. Vetëm ribashkimi kombëtar dhe shtetëror i Shqipërisë Natyrale, është shpëtimi i shqiptareve, jo copëtimi, përçarja dhe emigrimi i tyre. -Jo, filozofia e keqe doktrinare dhe praktike: “Njeri thumbit, tjetri patkoit”!!!



Atë qe e kane bere RILINDESITtane se bashku me Fan S. Nolin e Madh((me pene, me pushke, me sakrifica, me djerse dhe me gjak etj.), eshte e paperseritshme dhe e paarritshme. Ndaj, Ata nuk vdesin kurre. PIKERISHT pse nuk jemi origjinale si RILINDESIT (por nje fotokopje bardhezi, here e lexueshme e here e palexueshme), por disa egocentrike, oportuniste, sektariste, hipokrite, inatzinj, hileqare, prepotente, narcisoide, kojtaxhinj dhe interesxhinj egoiste e grupazhist, qe nuk ia njohim meriten njeri-tjetrit, por e urrejme njeri-tjetrin deri ne armiqesi sipas rekuizitave dhe ngjyrave partiake, tregtare, ekonomike, politike, ideologjike mahallore, nahijore dhe pushtetore, jemi te denuar qe me se 100 vjet nen kemben dhe shtypjen e hekurt kolonialiste te tiraneve sllave te Ballkanit.

Kjo eshte arsyeja pse Fan S. Noli nder te tjera, e ka shkruar edhe poezine ‘ANES SE LUMENJVE”. Pse eshte ndiere i perbuzur, i vetmuar, i braktisur…, dhe i pashprese nga hedhurinat e kombit dhe te Shqiperise etnike. Fatkeqesisht, keshtu po ndodh me ne qe nga shuarja ne gjak e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (1878). Edhe sot, me se gjysma e shqiptareve dhe e Shqiperise etnike ka ngelur “peng” e fashizmit dhe e kolonializmit serbo-sllav te Ballkanit. Si rjedhoje e kesaj tragjedie, edhe sot, ne dekaden e dyte te shekullit XXI, mbi 4 milione shqiptare jane degdisur neper bote (refugjate-emigrante). Vertet, jane te brakisur, te perbuzur, te injoruar dhe te harruar nga sundimtaret e sotem “demokrate” dhe “patriote” te regjimeve ekzistuese shteterore shqiptare, qe krejt pak dallojne nga regjimet e meparshme esadiste dhe toptaniste ngase popullin dhe Shqiperine e kane shnderruar ne pronen-placken e tyre private dhe korrupcioniste sipas grupeve te interesit , partive politike, akraballekut, mahallave, fiseve, katundeve dhe provincave etj.

Ky eshte shkaku pse, edhe sot, eshte aktuale poezia “ANES SE LUMENJVE” e memedhetarit, e patriotit, e poliglotit, e shkrimtarit, e poetit, e dramaturgut dhe e eruditit shqiptar, Fan S. Noli. Mjerisht, kjo defton se, po na perseritet historia ne kuptimin negativ, jo vetem per shkak te armiqve grabitcare kolonialiste dhe imperialiste sllave te Ballkanit, por edhe per shkak te armiqve te eger dhe te terbuar-kuislinge te brendshem. Nuk ka dyshim se, keta jane shkaku, fajtoret dhe pergjegjesit kryesore, pse, edhe sot, ne shekullin XXI, kemi ngelur me te njejtat brenga, dhimbje te pasherueshme, me halle, me vaje dhe me te njejtat probleme te pazgjidhura kombetare, steterore, territoriale, politike dhe ekonomike. Dihet, ashtu sikruse per gjysmen e Shqiperise se kolonizuar, ashtu edhe per diasporen qe 100 vjet te zeza, dhe tragjike, askush nuk e vret mendjen per ta, vetem ne rastet, kur duhet t’i zhveshin nga parate dhe nga pasuria e tyre, duke, madje duke iu grabitur dhe vjedhur edhe votat e tyre per pushtet . Kjo semundje epidemike antihumane, antikomebtare, antisociale dhe antidemokratike, do te zgjase, derisa te miren e perbuzim, duke i thene e zeze, kurse te zezen e perqafojme dhe e lartesojme ne piedestal, ne vend te se bardhes dhe te se mires. Domethene, kur te vetedijesohemi dhe te rindergjegjsohemi ne mendje, ne zemer , ne veprime dhe ne sjellje, duke e shikuar te verteten ne sy, duke dalluar DITEN ME DIELL nga NATA E TERRATOSUR E PURGATORIT te Dantes, atehere, me nuk do bredhim te “pashprese” dhe te vajtueshem “ANES SE LUMENJVE”, as anes se deteve, as anes se oqeaneve, as anes se shkretetirave te pakalueshme, por do te jemi te lumtur, te gezuar, te shpetuar, te ngrohur dhe te bashkuar si nje trup i vetem ne shtepine tone te perbashket-SHQIPERINE ETNIKE NATYRALE! Vetem atehere, do te marrim fryme lirisht, do te ndjehemi te padrojtur, si dhe do te marrin fund te gjitha dhimbjet problemet, hallet, mjerimi, emigirimi, percarja, vajtimi, ndasite, varferia, papunesia dhe sundimi i eger kolonial serbo-sllav mbi shqiptaret dhe Shqieprine Etnike Natyrale.

Ndryhshe, keshtu sic jemi te parcare, te helmatisur dhe te hasmuar ne njemije e njeqind parti e grupe te ndryshme, do te jemi te gjykuar, qe edhe ne kete shekull, te rrojme si nomade ‘ANES SE LUMENJVE”, te pashprese, ne vraferi, me malle te pashuar, me skamje te pafund, me lote e vaje…,te paplang dhe pa atdhe-SHQIPERINE E RIBASHKUAR NATYRALE!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi