Sabri Maxhuni (Novosella):Hero i cilit popull ishte Xhevdet Doda?!

Shko poshtë

Sabri Maxhuni (Novosella):Hero i cilit popull ishte Xhevdet Doda?!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jan 07, 2012 10:07 pm

Hero i cilit popull ishte Xhevdet Doda?!

Shkruan: Sabri Maxhuni (Novosella)


Në gazetën “Koha ditore” te njëzet e tetë dhjetorit të vitit të kaluar, në mes tjerash e lexova artikull me titull: “Mos i leni në harresë heronjtë e Luftës Nacional Çlirimtare”

Së pari shtrohet pyetja se cili popull e shpalli hero Xhevdet Dodën?!
Çfarë heroizmash paska bërë Xhevdet Doda?!
Po në këtë shkrim lexuam: “Xhevdet Doda ishte komandant i batalionit, apo pas formimit të Brigadës Maqedoni-kosovare, ishte zëvendëskomandant i kësaj brigade”. Shumë mirë, këto të vërteta askush nuk i konteston. Vallë pse nuk na thuhet se çfarë ishte ai batalion të cilin e kishte komanduar Xhevdet Doda?
Çka na ishte Brigada maqedono-kosovare komandant i së cilës ishte Xhevdet Doda?
Në filmin dokumentar për Goli Otokun, ku isha edhe unë, anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kryetari Shoqatës së ish të burgosurve politikë, Hydajet Hyseni, deklaron: “Me pushtimin e territoreve shqiptare nga ish-Jugosllavia, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, u vranë shtatëdhjetë deri në tetëdhjetë mijë shqiptarë”. Pra, këta shqiptarë sigurisht që ishin vrarë edhe nga batalioni që e komandonte Xhevdet Doda, gjithashtu edhe nga Brigada maqedono-kosovare ku zëvendëskomandant ishte Xhevdet Doda. Në çdo luftë për t’u ngritur një luftëtar në nivel të komandantit të batalionit apo zëvendëskomandant brigade, sigurisht se duhet të ketë do merita. Të gjithëve na është e njohur se meritë e secilit luftëtar është vrasja e kundërshtarit. Do të ishte mirë që Vahide Hoxha, komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ripushtuese jugosllave për Kësmetin, të na tregonte se nga shtatëdhjetë mijë deri në tetëdhjetë mijë shqiptarë, sa prej tyre i ka vrarë Xhevdet Doda, për ta arritur postin e komandantit të batalionit të ushtrisë pushtuese jugosllave dhe postin e zëvendëskomandantit të brigadës okupuese jugosllave maqedono-kosovare. Sa për vrasjen e shtatëdhjetë mijë deri në tetëdhjetë mijë shqiptarëve nga batalioni që e komandonte Xhevdet Doda dhe Brigada maqedono-kosovare ku ishte zëvendëskomandant Xhevdet Doda, me të vërtetë është pak kërkesë e madhe imja dhe e familjarëve të cilëve iu ishin vrarë anëtarët e familjeve për të na treguar zonja Vahide Hoxha, pasi që numri i tyre, pa dyshim, është i madh.
Sa luftëtarë të Mbrojtjes Kombëtare edhe nga familja Kabashi e Vahide Hoxhës janë vrarë nga partizanët e Xhevdet Dodës, të cilëve zonja Vahide Hoxha as varret nuk ua di, mund t’ju tregoj unë, por këto të dhëna mund t’i gjeni edhe në librat e mi. T”i kthehemi pyetjes së parë. Hero i cilit popull na qenka Xhevdet Doda?
Edhe në shkrimin informues të Blerta Aliut kemi shkurtesa të disa emrave për përvjetorin e Xhevdet Dodës. Me siguri jo pa qëllim, por për t’u fshehur e vërteta pasi që vetë emërtimi i plotë i këtyre shkurtesave e tregon faktin se kush ishin dhe çka ishin. Thotë “komandant i batalionit”. Pse nuk e thotë emërtimin e plotë se ai ishte komandant i një batalioni të ushtrisë pushtuese jugosllave. Po ta thoshte emërtimin e plotë, del në shesh e vërteta se edhe ai batalion i ushtrisë jugosllave që komandohej nga Xhevdet Doda është pjesëmarrës në vrasjen e shtatëdhjetë mijë deri në tetëdhjetë mijë shqiptarëve. Pra, Xhevdet Doda ishte hero i popullit jugosllav të Jugosllavisë, e kurrsesi të shtatëdhjetë mijë deri në tetëdhjetë mijë shqiptarëve dhe familjarëve të tyre, përkatësisht i popullit shqiptar.
Dëshmorë dhe heronj të popullit shqiptar janë ata shtatëdhjetë mijë deri në tetëdhjetë mijë shqiptarë që ranë në altarin e lirisë për mbrojtjen e trojeve shekullore shqiptare mu nga pushtuesi jugosllav dhe bashkëpunëtorët e tyre, siç ishte edhe Xhevdet Doda.
Kryetarja e Shoqatës së Luftëtarëve të Ushtrisë ripushtuese jugosllave, Vahide Hoxha, kërcënueshëm deklaron: “Një ndër rrugët e Prizrenit që ka mbajtur emrin e Xhevdet Dodës, tashmë mban tjetër emër. Po ashtu edhe pllaka përkujtimore dhe muri i heronjve, nuk ekzistojnë më.”
Mbishkrimet me emrat e bashkëpunëtorëve të okupatorit jugosllav, siç ishte Xhevdet Doda, pllakat, bustet, shkatërroheshin edhe para çlirimit të Kosovës, gjatë okupimit jugosllav, por atëherë nga ata që në kuadrin e rezistencës kombëtare që i bënin ato veprime, përfundonin edhe në burgun famëkeq të Goli Otokut, të cilët burri i kësaj zonjës, Fadil Hoxha, i quante “plehu i Kosovës”. Kur është fjala për thyerjen e pllakave përkujtimore të bashkëpunëtorëve të okupatorit, në rrugë për Goli Otok për xhirimin e filmit dokumentar, një ish i burgosur i evokonte kujtimet se një aktivist i Lëvizjes Kombëtare e kishte thyer një aso pllake, madje mu te muret e Hamamit të Prizrenit dhe për këtë ishte dënuar me dy vjet burg.
Çka t’i bëjmë se tani zonja Vahide Hoxha nuk e ka UDB-në për t’i burgosur si Bedrush Çollakun ose për t’i mbytur në burgje si Falzi Graiçevcin dhe nuk e ka as Fadil Hoxhën për t’i quajtur “plehu i Kosovës”.
Edhe kjo është një dëshmi se sa të mëdhenj ishin luftëtarët e lirisë. Shtatëdhjetë mijë deri në tetëdhjetë mijë ranë në altarin e lirisë, Kosova u çlirua. Ata që lanë një pjesë të jetës dhe të shëndetit në burgjet jugosllav, të burgosur, të torturuar dhe të vrarë, na e sollën lirinë.
Këtë liri e gëzojnë edhe bashkëpunëtorët e okupatorit serbosllav. Kanë gazetat e tyre, kanë televizionet e tyre, shkruajnë libra, shajnë dhe akuzojnë ata që e sollën lirinë, i kërcënojnë nëse u hiqet emri rrugëve që mbanin emrat e këtyre bashkëpunëtorëve dhe ato rrugë tani emërtohen me emrat e atyre shtatëdhjetë mijë deri në tetëdhjetë mijë shqiptarëve që u vranë nga ta apo nga ndonjë hero a dëshmor që ra në luftën për çlirimin përfundimtar të Kosovës. Na shkruan libra djali i motrës së zonjës Vahide Hoxha, duke na treguar se kur janë “çliruar” nga brigadat serbosllave, të ndihmuar edhe nga Xhevdet Doda e të tjerë, Prizreni, Gjakova, Peja, Prishtina apo Ferizajn ku Fadil Hoxha, personalisht, dha urdhër të vriten edhe tre vëllezërit Maçestena, luftëtarë të Mbrojtës Kombëtare të Kosovës e që e mbronin edhe Ferizajn, të cilëve iu vu më në fund një pllakë përkujtimore në murin e Medresesë së Prishtinës. Edhe pse një pllakë e thjeshtë, nga një mermer i thjeshtë, por që askush nuk e hoqi nga vendi i vet siç u veprua me pllakat e bashkëpunëtorëve serbosllavë, fakt ky që e potencon në mënyrë arrogante zonja Vahide Hoxha.
Për datat e çlirimit të qyteteve të Kosovës... i trajtojnë ato data kur gjoja na paskan çliruar ushtria pushtuese serbosllave. Asnjëherë, absolutisht, nuk shkruajnë ose nuk e thonë me gojën e tyre në televizionet e tyre se në këtë datë ose në atë date u çlirua ky vend ose ky qytet nga forcat e UÇK-së në vitin 1999. Asnjëherë, absolutisht asnjëherë, nuk dëgjohet të thuhet, ta zëmë, gjatë okupimit serbosllav të Kosovës ose para çlirimit të Kosovës ose gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës ose pas Luftës Çlirimtare të Kosovës ose thjesht pas çlirimit. Dhe nuk është çudi që ata të cilët ndihmuan okupatorin serbosllav në ripushtimin e Kosovës, çlirimin e Kosovës nga Ushtria Heroike Çlirimtare e Kosovës, me komandantin legjendar Adem Jashari, e përjetojnë si pushtim të Kosovës dhe vajtojnë për ish-Jugosllavinë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi