Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bleron Baraliu:Vetëvendosje ka të drejtë te Dheu i Bardhë!

Shko poshtë

Bleron Baraliu:Vetëvendosje ka të drejtë te Dheu i Bardhë! Empty Bleron Baraliu:Vetëvendosje ka të drejtë te Dheu i Bardhë!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 17, 2012 9:19 pm

Vetëvendosje ka të drejtë te Dheu i Bardhë!

Bleron Baraliu
Bleron Baraliu:Vetëvendosje ka të drejtë te Dheu i Bardhë! Baraliu-wallstreet

Arroganca djaloshare dhe kokënaqësia e Vetëvendosjes është bërë aq e tejdukshme, sidomos në spektrin e aktivitetit politik si parti në pushtet/kuvend, sa që i bën të tepërta analizat serioze të kësaj dukurie. Por kjo nuk do të thotë se të gjitha idetë e kësaj lëvizjeje (apo brenda definicionit me të ngushtë të saj si “parti politike”) janë në kundërshtim me synimet përparimtare të shtetit të Kosovës (sidomos si njësi e Shqipërisë së vërtetë). Aq më pak: një sasi e dukshme e ideve dhe koncepteve që vijnë nga Vetëvendosje janë në parim të drejtë me kauzën e shenjtë për liri, demokraci, dhe përparim të popullit shqiptar dhe shteteve të sotme tranzicionale Shqiptare, si paraprijës të shtetit të vërtetë Shqiptar.
Prandaj, nën presionin e rrethanave kontemporane, insistimi i lëvizjes Vetëvendosje (në bashkëpunim me ithtarët e të njëjtës ide) për mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës në kufijtë e saj të sotëm, dhe thirrja obligative ndaj qeverisë për të ekzekutuar detyrimet e dala nga Kuvendi i Kosovës, është në mbrojtje të ardhmërisë demokratikë të shtetit të Kosovës dhe të drejtave të popullit të fituara me gjak e të garantuara me gatishmërinë e po këtij populli në mbrojtje të identitetit dhe integritetit të vet.
Përderisa pyetja më e vështirë aludon mbi metodat e skajshme që Vetëvendosje preferon ti zgjedh vazhdimisht në synimet e saj, në rastin konkret të mbrojtjes së kufijve të Kosovës dhe implementimit të reciprocitetit, nuk duhet anuluar nevojën e sfidës tjetër logjike: cilat janë alternativat?! Në këtë rast, duhet potencuar me theksim të shtuar se i vetmi funksionar në Kosovë që tejkalon arrogancën dhe kokëneqësinë e lëvizjes Vetëvendosje në sforcimin e botëkuptimeve të tij, është askush tjetër pos vet kryeministrit të Kosovës, zotëriut Hashim Thaqi. Këtu asnjëherë nuk duhet mohuar kapacitetin politik të z. Thaçi për të avancuar agjendën e tij, diçka qe sot qëndron në diagonale opozitare me të njëjtat kapacitete për lëvizjen Vetëvendosje, dhe sidomos liderin e saj, zotëriun Albin Kurti.
Por aftësia për manipulim politik për të qëndruar në pushtet (të partisë dhe të shtetit) pavarësisht goditjeve të vazhdueshme, nuk duhet ngatërruar me nevojën për shkathtësi politike në shërbim të kauzës dhe të drejtës së popullit për demokraci përparimtare. Përderisa diskutimi mbi përputhjen e kauzës së popullit me atë të kryeministrit mund të jetë kontraversal, sidomos duke u nisur nga historia dhe motivimi i z. Thaçi si ish pjesëtar i UÇK-së përball veprimeve të tij në vitet më pas,çka duket përherë e më a pamohueshme edhe nga vet fansat e z. Thaçi është cenimi flagrant (konceptual dhe praktik) që kryeministri i Kosovës i bën të drejtës së popullit, dhe, specifikisht, subjekteve tjera si nën-njësi të këtij populli, për të konsideruar me kujdes rrugën e ardhmërisë së vet demokratike. Këtij dhunimi ndaj të drejtës për këndvështrime mospajtuese me z. Thaçi nuk i shpëtojnë as vet subjektet më të mishëruara dhe më kontribuese brenda partisë së tij.
Prandaj, para se të kërcejmë në vagonin përdhunues të zotëriut kryeminister, që me forcë ndalon të drejtën e protestës ndaj aktivistëve shqiptar të Vetvendosjes, përderisa me vullnet avancon diskriminimin e skajshëm pozitiv të kishës serbe e qytetarëve serbë të Kosovës, duhet pasur parasysh se cilat janë alternativat në synim të drejtësisë për përfaqësuesit e Kuvendit dhe të popullit të Kosovës?!
A është e mundur që Vetëvendosje, apo cilido subjekt tjetër, ti drejtohet gjykatava inepte të Kosovës apo Gjykatës së robëruar Supreme për ndërmjetësim dhe obligim ndaj qeverisë?! A është e mundur që përfaqësuesit e popullit të kërkojnë përgjegjësi morale apo politike përmes zgjedhjeve sinqerisht të lira të pasuara nga qeverimi sinqerisht i lire i të zgjedhurve (e jo në pranga të Eulex, UNMIK, a organe tjera me influence serioze anti-shqiptare)?! A është e mundur që problemet e korrupcionit ngulfatës, varfërisë që s’kapërdihet, apo arsimit, shëndetësisë e kulturës në shkatërrim të fillojnë një kthim mbrapa përmes veglave që ofrojnë sot kornizat juridike, politike, e ekonomike të Kosovës?!
Përgjigja është një JO e madhe dëshpruese!
Prandaj, Vetëvendosje ka të drejtë; ani pse ajo nuk ka fare strategji se si ta mbrojë të drejtën që synon, anipse nuk besoj të meritojë (a të fitojë) mandatin për këtë betejë përmes votave, anipse kjo duhet të jetë një kauzë e shumicës së popullit dhe jo e margjinave të tij – por sepse kjo është një kauzë që kërkon të solidifikojë themelet e bashkimit dhe të ardhmërisë së dinjitetshme e demokratike të popullit shqiptar, askund tjetër veç në trojet ku ka jetuar ky popull me dhjetëra shekuj!


P.S Autori është aktivist i komunitetit Shqiptaro-amerikan dhe Drejtor Menaxhues në State Street Corporation në New York
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi