Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:Nazmiu thoshte: Rugova është truri e UÇK-ja është zemra e Kosovës!”

Shko poshtë

Bajrush Morina:Nazmiu thoshte: Rugova është truri e UÇK-ja është zemra e Kosovës!” Empty Bajrush Morina:Nazmiu thoshte: Rugova është truri e UÇK-ja është zemra e Kosovës!”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 25, 2012 3:26 pm

Nazmiu thoshte: Rugova është truri e UÇK-ja është zemra e Kosovës!”

Bajrush Morina


Bajrush Morina:Nazmiu thoshte: Rugova është truri e UÇK-ja është zemra e Kosovës!” Bajrush-morinaBajrush Morina:Nazmiu thoshte: Rugova është truri e UÇK-ja është zemra e Kosovës!” Nazmi-lukaj


Ka qenë fundi i vitit 1998 kur një zë përtej telefonit mu prezantua me emrin Nazmi Lukaj. Paraprakisht ai më kishte dërguar për botim në “Gazetën e re shqiptare” një shkrim analitik për situatën në vend që mbante një titull emblematik jo vetëm për atë kohë por edhe për sot. Nazmiu i kishte vënë këtë titull shkrimit: Ibrahim Rugova është truri ndërsa UÇK-ja është zemra e Kosovës”.
Përveç përmbajtjes plotësisht të drejtë, stilit shumë të lartë profesional ishte porosia që kishte dhënë në këtë shkrim Nazmi Lukaj që më bëri përshtypje. Në fakt kjo ishte dëshirë e mbarë popullit shqiptar që në ato kohëra të rënda për popullin dhe Kosovën vetëm një ide e tillë, vetëm një mundësi e tillë e bashkimit të filozofisë së mençur politike të presidentit Ibrahim Rugova dhe guximit të djemve trima të UÇK-së do t’i bënte ballë Serbisë.
Dëshirën për bashkimin e këtyre dy projekteve të mëdha të popullit shqiptar të Kosovës e kishte sublimuar si është më së miri Nazmi Lukaj.
Megjithse nuk kishim pasur rastin të takoheshim dorë për dore, ishte përmbajtja e këtij shkrimi të Nazmi Lukajt që u plasuar në faqe të parë të gazetës që na bashkoi me Nazmiun.
Paslufta na bashkoi përsëri në “Bota sot”.
E njihja si emër dhe e çmoja si gazetar. Nuk mund të them se e kam ndihmuar në zanatin e tij, sepse ai ishte penë e pjekur e gazetarisë por është e vërtetë se e kam ftuar që të kalojë nga një gazetë tjetër në “Bota sot”.
Nazmiun e njohin më mirë miq të tij, me të cilët ka pirë më shumë se sa një kafe siç ka ndodhur herë pas here me mua. Por ajo që mund të them me këtë rast është se Nazmiu ka qenë një shpirt artisti që lëndohet lehtë por që nuk thuhet kurrë, që nuk hidhërohet kurrë.
***


Në nëntor të vitit viti 2010 rastësisht e takova në qytet. Mu duk paksa i ngrysur por jo i dorëzuar. Me tha se kishte një problem të vogël me shëndetin, se i kishte dalë “puçërr e vogël në shpinë” dhe se së shpejti do të shkonte në Tiranë për mjekim. “Nuk është rrezik, besoj se do të kaloj mirë” më tha me një gjysmëbuzëqeshje. Ai vazhdoi rrugën për në QKU e unë për në unë. Nuk jemi parë më.
Më shumë se sa si një koleg të punës, vdekjen e Nazmiut e kam përjetuar rëndë si një vdekje të hershme të një prindi, të një edukatori, të një pende të fortë. E kam pyetur perëndinë duke folur vetëmevete: Përse njerëzit vdesin herët, vdesin në moshën më të mirë, shkojnë para kohë në amshim e i lënë fëmijët në gjysmë të rrugës së shkollimit e edukimit të tyre? Pse ndodh vdekja e njerëzve të tillë, një vdekje e parakohshme, një vdekje me plot dhembje siç ishte vdekja e Nazmiut?
Përgjigjen e kam tretur thellë në shpirt sepse e kam ditur se nuk do të kem një përgjigje që e pritja. I vetmi ngushëllim shpirtëror ka qenë pëshpëritja në vetvete: “Zoti kështu e ka shkruar!”.


***

Një letër e dërguar në redaksi nga vajza e Nazmiut, Arjana na i ka mbushur sytë me lot gjithë familjes time.
Në fakt, në redaksi ia kam lexuar vetëm disa rreshta. E kam ditur se është një përmallim i një fëmije për babain e shkuar në atë botë para kohe, prandaj kisha “frikë” nga përmbajtja. Në fakt doja që lotët të rridhnin më lirshëm në shtëpi se sa në redaksi.
Pyetjen time pa përgjigje se përse duhet të vdesin njerëzit kaq të rinj, në moshën më të mirë e kanë përsëritur edhe fëmijët e mi. E përgjigjen nuk e kemi thënë asnjë prej nesh, së paku jo me zë.
Arjanës nuk ia kemi pasur “broxh” që të na bëjë me lot mua dhe fëmijët e mi. Por Arjana së paku në ato momente ka qenë pjesë e familjes tonë, e dhimbjes së përbashkët për Nazmiun.
Në përvjetorin e amshimit ë Nazmi Lukajt të gjithë do ta ndjejnë mungesën e Nazmiut. Kam përshtypjen se Arjana do ta përjetojë më së rëndi mungesën e babait të saj. Sigurisht të mërzitur do të jenë edhe Arianiti, Anita e Afërdita,...pro të mërzitur do të ndjehen edhe miqtë e Nazmiut. E ata nuk janë pak, janë shumë!
Le ta marrim të gjithë nga pak dhembje, secili aq sa na takon, për Nazmiun. Le t’ua lehtësojmë dhembjen familjarëve të Nazmiut.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës Nazmi Luakjt!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi