Gazmend Islami:Të klonuarit e Thaçit ( Buzhala-Mirena –Selimi)

Shko poshtë

Gazmend Islami:Të klonuarit e Thaçit ( Buzhala-Mirena –Selimi)

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jan 26, 2012 9:11 pm

Të klonuarit e Thaçit ( Buzhala-Mirena –Selimi)



Gazmend Islami


Opinion politik

Ata që e adhurojnë forcën vetëm si forcë, pa e lidhur me një qëllim, janë të egër e primitiv, egoist, e antikombëtar. Siç thoshte filozofi frëng Bergson, “Mjafton t'ia kruajmë pak njeriut të qytetëruar atë pluhur fort të hollë që i ka vënë përsipër kultura, dhe delë menjëherë në shesh natyra e primitivit””. Kjo shpjegon se si njerëzit tregohen më të pashpirt dhe gjakatar... të tillë ishin dhe janë tri figurat tragjike’’ Buzhala-Mirena-Selimi’’ ....prova jetësore qëndrom në faktin që provojnë atë qe nuk dëshirojmë të provojmë (K. Fisher)…Nëse do të ishim të sinqert në realitetet e krijuara në Kosovë është sikurse në kohën kur pushtetin e mbante propaganda e fuqishme e „Gebellsit“ për të mbajtur pushtetin e Nazizmit. Jeta njerëzore ndahet në dy gjysma: gjatë gjysmës së parë ecim para drejt së dytës, kurse gjatë të dytës ecim mbrapsht drejt të parës..e kështu është edhe me …Elitat" tona politike sot janë të mirë para të të huajve, e kurrsesi nuk janë të mirë ndaj Kombit të cilin e përfaqësojnë. Ata janë ‘’Servil’’ dhe të dëgjueshëm ndaj ndërkombëtarve dhe jo transparent dhe jo në shërbim të interesave kombëtare: ".Sipas modelit Kosovar, apo më mirë me thënë sipas modelit shqiptar, politika është art i arteve e shkencë e shkencave. Te shqiptarët politika të mashtron dhe të ngatërron. Në punë, politika shqiptare të lartëson dhe në jetë të pasuron. Thënë ironikisht, tek ne shqiptarët, politika është i vetmi profesion, ku mungesa e diturisë është më e mirë së vetë dituria. Tek ne, politika është punë profitabile, ku truri dhe arsyeja e shëndoshë janë më së paku të nevojshëm. Politika kosovare është e rastit dhe nuk ka strategji veprimi; ajo është përçarëse, nuk shkon në dobi të unifikimit në momentet vendimtare për kombin. Shumica e politikanëve tanë janë individ amoral, që të padrejtën e proklamojnë si të drejtë dhe se ata (politikanët tanë) merren vetëm me thash e thënë dhe shpifje dhe e paraqesin vetën si të jashtëzakonshëm dhe shpëtimtar të kombit..Kështu deklarahon shumica e atyre që janë në PDK. Prepotenca është virtyt i të pafuqishmit, atij/asaj që ka një karakter të dobët dhe mundohet ta mbulojë duke bërë gjoja të pushtetshëm..Autoriteti nuk është baraz me dru, dhe dhunë.... Një pedagog bashkëkohor francez, Janik Bone, shkruan: ''Autoriteti vendoset me dashuri, por dashuria është e pandarë nga e vërteta. E vërteta pa dashuri është e ashpër, ashtu si dashuria pa të vërtetën shkatërron. Mos ndoshta pakësimi ose mungesa totale e autoritetit në ditët e sotme e ka bazën te ndarja e këtyre dy vlerave?, '''Urdhërat'' e mija mundem shumë lehtë t'i shëndrroj në ''dëshira'' e ''të nënshtruarve të mij'' dhe kjo sjelël produktivitetin e atyre që po ofroheshin duke u bërë servilët e parë, gjithe stafi i një gazete ditore para të pushtetshmit „Shefit“ siç e quajn hyjnorin e tyre Hashim Thaqin. Hyrja e ‘’Buzhales-Mirenes-selimit’’ në PDK nga profesioni i gazetarisë, nuk besoj se ka qenë e rastësishme, atyre asnjeherë nuk u shihet ndonjë lëkundje në fytyrë pa gjak,nën atë maskë mediatike askush nuk zbulon dot shnejat e një emocioni ,asnjëher sytë e fshehur e të skuqur nuk tregojnë për qëllimet e tyre famkeqe..Nervat nuk kanë pushtet mbi ta, se po të kishin do të mendonin dhe nuk do të bëheshin pararoja e SHIK-ut dhe PDK-së. Kur njeriu mundohet nga modestia dhe pyet veten, kush dreqin janë këto media tona që thirren në të lira, kush dreqin janë këta persona që sapo mëshel e qelë sytë i sheh,një deputet dhe dy Zavendeministra duke u ngroh në diten kur dikush shtangej nga te ftohtit në acar.
Edukata e mer fillimisht në familje, ajo fitohet, dikush si fëmije fiton aftësine e fuqishme për armiqesi ,më vonë kultura e fituar e mëson që nuk është mirë të përdorësh sharje edhe atëher kur ke lufët brenda vetëvetes, por thanë të drejtën lufta humbet sapo orekset dhe diktatet për të vjellur vrer të kthen ne gjendjen e mëparshme“
Një alkoholist sapo delë nga pija betohet se nuk do ta bëjë më të njëtën gjë?, por të nesermen sapo shëh alkoholin harron atë çka ka thën mbrëm, kjo është ajo që e përcjellë këtë ‘’Klonim’’, të kota janë debatet nëpër gazeta ,shkrimet skandaloze me një ironi të qastit, ato të bëjnë të ndihesh i vogel karshi atyre që dijnë të janë të mëdhenjë,ato të bejn pa edukat. Shih absurdin? këto dite vrazhdesin e të’’ Klonuarve’’ që para pak kohësh mburreshin me gazetë zezen e tyre,, që tash na doli se ishte një medium satelit i PDK-së por edhe me keq ishte shpërndarja e infirmacioneve të shërbimit të kësaj partie,,,nuk humbte as nje sekond me lajmet ekskluzive tash dihet nga kush i sajoheshin ato. Ata do të ishte mire ti shtronin nje pyetje vetes kush jemi ne ? ….. Nëse nuk mud ti dhënë vetes përgjegjëje ju them unë ,,, disa askusha, që keni dhunuar mediat, keni humbur besimin e qytetarit,. Ju mjeran politik, shërbtorët,puthadoret,sahanlpirsit, që po flliqni me gojen e juaj mbi të gjithë ata që po mendojnë më ndryshe se ju, ikni dhe uleni bishtin para padronit tuaj se ai mund t[ mos u jepë a’s ashtin që e keni marër si karrem për besnikrin tuajë . Kushdo që ka tentuar të pushtoj fisnikërinë është mbuluar me turp e më së shumti kësaj radhe turpi po mbulon ata të cilët mundohen të mos frigohen nga frika që kanë në shpirt edhe pse e dinë që ajo i përcjell hap pas hapi. Të gjithë sot jemi duke dënuar hapur egërsinë e treguar nga këta „bandit qyqarë“.

P.S. Autori eshte analist politik dhe Gazetar
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi