Shahin Kolonja:NJELLOJ SI QEMOTI

Shko poshtë

Shahin Kolonja:NJELLOJ SI QEMOTI

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Apr 12, 2009 2:46 pm

Nga:Shahin Kolonja

NJELLOJ SI QEMOTI

Erdhi dita,nata shkoi
politika po njelloj.
Me një Lene qe ka ikur
tani Prenen faqendritur.

Po njelloj si me pare
me te shumte genjeshtare.
Të një soji,te një fisi
te gjithë minj gjirizi.

Sot ne një kohe tjetër
ngjajne si luani leter.
Me përralla e fjalime
mbushin veshet me premtime.

Si qemoti komunistet
qe "shanin" titistet.
Veç ne naten e gjatë
shisnin vendin e ngrate.

Shisnin Kosovën martire
shisnin trojet Ilire.
Trathtuan kombin tonë
mbushen vetëm gjitone.

Mbushen serbe edhe greke
lane shqiptarët pa breke.
Sot njësoj si diktatura
me armiq lidhin ura.

Vjen serbi dhe heleni
qe kafshojne porsi qeni.
Duan te na zhvatin fare
politika bën pazare.

Ca me Fazllicin jarane
ca me greket kanë sevdane.
Shesin-blejne kombin e mjer
qejfin se bëjnë qeder.

Këtë shash,ke te levdosh
s'mbulohet dielli me shosh.
Se te gjithë mbeten njelloj
me harbutet ne atë soj.

Si doktori qe gjemon
si skulptori qe kaleron.
Të dy bashke një mendim
kështu tha Alia "trim".

Beni llogje e pershesh
se ky popull nuk merr vesh.
Beni si te dëshironi
se kështu thotë Ali e Gjoni.

Veç mos lini fisnikerine
qe te beje Shqipërinë.
Mos leshoni peun e balones
te na vijë pronari zones.

Jemi ne te kuqte e horrit
trima t'rrogozit,t'morrit.
Jemi ne derrat ne balte
nuk duam vend te begate.

Duam kaos,tranzicion
qeni të mos njoh te zone.
S'duam mendjen e ndritur
duam njerëz te lajthitur.

Duam Lenen,duam Prenen
duam djallin,s'duam nënën.
Duam serb,grek edhe rus
duam te jemi karpus.

Sepse me Enverin tonë
shkaterruam shumë për zone.
Mbollen vendin me bunkere
bëtë fisnike delenxhilere.

Vrame preme e shkretuan
por akoma nuk mbaruam.
Kemi një mison "fisnik"
mikut ti themi ik.

Armikun te bëjmë zot
s'duam nesër,duam sot.
Fasllicet e te tjerë
duam te na bëjnë qedere.

Qëllimi ynë final
duam tymi qe te dalë.
Të djegim ardhmërinë tuaj
t'u shesim tek të huaj.

Të luftojme demokracine
te vrasim gjithë rinine.
Të mbysim shpresen e pritur
duam diktaturen e rilindur.

*****

Kur flet Bollano

Nuk pushon,kërkon të flasë
si gjithmonë te pellase.
Jemi grek,jemi Helene
si Bollani jo nuk gjen.
Uleret sikur mendon
qeveria rri e shikon.
Doemos e ka ortak
nëpër rrugën qorrsokak.
Edhe opozita roze
me Atdhene është bërë boze.
Të dy palet janë njësoj
me Vasilet janë njelloj.
Prandaj gjarperi nuk pushon
nis helmin e lëshon.
Do te shuaj shqiptarine
do të ndaje Ilirine.
Nuk mjaftohet sa ka zhvatur
kërkon shumë pa u rropatur.
Politika jonë veç fle
për komb nuk ka nge.
Syri vuan për te vjedhur
sa te zhvatin këta te tredhur.
Për Atdhene nuk mendon kush
Sala,Edi duan rrush.
Nuk kanë turp,as hidhohen
për Shqipërinë qe turperohet.
Nga harbutet koketrashe
nga Dulet me shokë qurrashe.
Qe trupin kanë ne Shqipëri
ndërsa koken ne Greqi.
Me Bollane e me Omonia
shumë dashka Athine "zonja".
Shumë dashka nuk ngopet
sa duan te na hane topet.
Për te "mira" e te liga
ka oreks Athina shtriga.
Prandaj Vasili me shokë
fryn bullcite e na can kokë.
Do çka është e pamundur
do qe vithet ti mbaje tundur.
Ik e mbushu DonKishot
s'je asgjë dhe flet kot.
Me iderat qe ke ne kokë
nuk na shtrin askurr pertoke.
Ik e zhduku soj gabeli
tek ju nuk këndon gjeli.
Ulni koken dhe shikoni
sojin qe doni te mbroni.
Veç me Lezbos dhe tjerë
mbeteni veç te mjerë.
Keni oreks për gjithçka
por se vrima s'jua mba.
Doni te shtriheni shumë
por meritoni veç lume.
Edhe atë shumë e keni
është shumë për ju soj qeni.
Bollani qe ulerin,Duleja qe grin.
s'bie shi pa vetetime.
Gjithmonë do mbeteni fund
nuk ka krevat qe t'u tund.
Sepse jeni prapa shumë
faqja ju mbeti me shkume.
Nuk rruani dot fytyren
jua kemi pire yndyren.
Mbushuni soj i lig
me gjithçka qe kini mik.
Nuk ju mbron dot askush
as Saliu me Edush.
Se ne e dimë mirë
jeni një race e peshtire.
Pasqyre e babezise
jeni si fundi kusise.
Hajt tani boll biseduam
me ju asgjë s'kulluam.
Keni mbetur vetëm llume
t'ju rroje faqja me shkume.
..
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi