Siri Sulajmani:EPOPEA E SOJIT ZARAR

Shko poshtë

Siri Sulajmani:EPOPEA E SOJIT ZARAR

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat May 12, 2012 1:32 pm



EPOPEA E SOJIT ZARAR


Nga Siri Sulajmani




(Poemë satirike)

Nga zgjedhjet në zgjedhje,
i binduri popull.
Turpshëm politika,
po të sjell rrotull.

Vrap te demokratët.
“ trimat “ e shën Ndreut,
Shqipërinë do ta bënin,
të “ bukurën e dheut “!…

Vrap dhe te “socialët “,
që premtimin dhanë:
Jemi tjetërsuar,
do na keni pranë.

Në duet thërrasin,
për demokraci.
Të rrënuar hidhur,
mjera Shqipëri!

Së bashku na sollën,
dhimbje, lot te pragu.
Na mbushën shtëpitë
plot me armë gjaku 1].

Liderët na dalin.
Në sheshe e salla.
Brohoritet; Tosi.
Brohoritet; Sala.

Zien Shqipëria,
në telash Evropa.
Tundet nga themelet,
“ kalaja me topa “.

Pa dëgjo, o popull,
fjalën e mashtrimit.
Sa bukur e thonë,
bijtë e përparimit.

Dëgjo, i duruar,
si shajnë njëri-tjetrin,
S’di kë të besosh,
të rinë a të vjetrin.
________________

Në vitin e zi 1997 nga përplasja e egër në mes dy parive të mëdha, asaj demokrate dhe socialiste, pjella të ish partisë komuniste, u hapën depot e armëve shtetërore. Duke i krijuar kështu shqipëtarëve, precedentin e vdekjeve afatgjata.

Njëri thotë, hajdut!
Tjetri, kriminel!
Nuk më shpëton dot,
pa t’lidhur me tel!

Nuk heqin dot dorë,
nga teli me gjemba.
Për pesë dekada,
ua mësoi “ nëna “!

C’na dëgjojnë veshët,
c’shikojmë me sy.
“ Intelektualë “
tigra në parti.

Janë militantë,
nga ajo parti.
Që pat lënë shqiptarët,
pa dhen e pa dhi.

Që u hoqi lugën,
krrabën nëpër stane.
Mendja si pat shkuar ,
Turqisë Otomane!…

Që u hoqi fenë,
u prishi besimin.
Në lepur e ktheu,
edhe kryetrimin.

Që treti në burgje,
intelektualin.
Shokëve të luftës,
u humbi dhe varrin .2]

C’të thuash më parë,
për vaj a për gaz.
Nuk më gjendet metri,
kusuret ti mas.

Kur të vdiste djali,
nuk kishte problem…!
të rronte Partia,
se jepte ujem…!

Kur martoje vajzën,
e treta dollia.
E para Enveri,
e dyta Partia.
____________________

Rreth dy vjet pas vdekjes së ish kryeministrit të famshëm, Mehmet Shehu, në mesnatë e zhvarrosën dhe ia hodhën eshtrat diku buzë një përroi, ku vite më vonë u gjetën me vështirësi nga bijtë e tij.

Zot na ruaj mendtë,
tjetër nuk të duam.
Të mos kthejmë prapë,
atë që mallkuam.

Mos ta detyrojmë,
të thotë fshatari.
C’janë këta harbutë?!
Më mirë ish i pari!

C’është ky mallkim
Mjera Shqipëri!
Brenda njëri-tjetrit,
armiq në shtëpi.

Janë pjellë e keqe,
e t’parëve që vanë.
Fjalët thonë ndryshe,
punët një i kanë.

Për parti-karriken,
e shesin vëllanë.
Kurban të “ idealit “,
bëjnë dhe babanë.

Këto s’janë fjalë,
janë të vërteta.
Nëpër rrjedhë vitesh,
i provoi jeta.

A nuk qe Enveri,
që kunatin vrau .
Nga gëzimi i jetës,
të motrën e ndau.

Dhe shpalosi hapur,
epokën e krimit.
Për t’u bërë Tirana,
binjake e Kremlinit!

C’qe kjo mënxyrë,
që na shkeli pragun!
Na ndrydhi zakonin,
na prishi dhe gjakun
_________________
2[ Menjëherë pas clirimit, Enver Hoxha, për të eliminuar pluralizmin demokratik, pushkatoi një grup deputetësh intelektualë, mes tyre dhe kunatin e tij, Bahri Omarin. Intelektual aktiv në jetën politike shqipëtare.




vijon


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sat May 12, 2012 1:45 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pjesa e dytë

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat May 12, 2012 1:41 pm

Pse Shqipëri e lashtë,
rëndë e ndëshkuar.
Sikur shkele kryqin,
Krishtin kryqëzuar.

Peshqesh na u bënë,
këta soj zarare!
Nga Moska e largët,
erzin për të na marrë!

“ Trimat “ që premtuan,
lugën e floririt.
Në spiunë i kthyen,
dhe foshnjat e gjirit!

Vitet u zvarritën,
premtime harruar
Nga e tërë bota,
shqipja izoluar.

Sërish nga Rusia,
lajmi u përhap.
Kali i komunizmit,
na ngordhi në vrap.

Që nga Katovica,
mbërrita porosia.
Lërni politikën,
sulm te ekonomia.

Dhe më tu vërsulën,
ujqër mbi kope.
Inferiori popull,
djersën ku e ke?!

Ku i ke fabrikat,
ku i ke uzinat?
Që mbi to le jetën,
gjakun lanë viktimat!

Tjetër mashtrim gjetën,
edhe këtë rradhë.
Na vunë në gjumë,
me “ cekun e bardhë “.

Këta teveqelë,
vanë e ku nuk vanë.
Duke lënë mbrapa,
të mjerë vatanë.

Të gjithë në garë,
mbërritën në Amerikë.
Nga atdheu i vogël,
pa ujë e pa dritë.

Pa erdhën krekosur,
me bujë e me fjalë.
Premtuan Evropën,
Afrikën na lanë.

Shqipëri e vogël,
enigma e botës.
Potret i mjerimit,
në gji të Evropës.

Mbushur me hajdutë,
partiakë zuzarë.
Na sollën nga bota,
mijëra emisarë.

Dhe na matin mendjen,
liderët e botës.
Për të na vënë festen,
sic thuhet, pas kokës!

“ Miqtë “ na mëkojnë,
sherrin në shtëpi.
Varrin të kërkojnë,
qyqja Shqipëri.

Të sfilitën nënë,
gjer në majë të thoit.
Njëri i bie gozhdës,
e tjetri patkoit…!

shkundu, ngreu popull,
akoma s’u zgjove?
Me hallet që heq,
me ato që shkove!

Shiko brenda vetes,
sa faje ke bërë.
Mbajte diktaturën,
një jetë të tërë.

Kur do ta kuptosh,
dhunimin epror.
Mjaft ndenje përulur,
rrogoz inferior!

Një jetë mundime,
nuk gjete karar.
Symbyllazi ece,
pas sojit ZARAR.

Ti vetë e ke thënë,
fjalën e uruar.
Se njeriu plaket,
vec duke mësuar.

Pa shiko të lutem,
prijësit hipokritë.
Si të kanë lënë,
pa ujë e pa dritë.

Si i brohorite,
nëpër shesh e salla.
Rroftë shoku Tosi!
Rroftë zoti Sala!

Pse ua dëgjon fjalën,
dhe u vete pas?
Me bëmat e tua,
bota shkrihet në gaz.

Shkunde letargjinë,
shiko të vërtetën.
Nëse dinjitoze,
do që ta bësh jetën!

Zgjohu ti të ngrihet,
brezi i ri në këmbë.
Të nderojë veten,
të lartësojë vëndë.

Ndryshe do të mbetet,
rob i dollibashit.
Zvarrë do të hiqet,
si dhelpra pas dashit.

Ngrehu kërko pronën,
dinjitetin tënd.
Në shekuj ke qënë,
Zot në këtë vend.

Deri dje në dropull,
shqipua kapedan.
Sot afendiko,
del një grekoman.

C’bëjmë kështu vëllezër,
jemi apo nuk jemi?
Ku na shpie mushka,
ku shkojmë e ku vemi.

Unë nuk dua kufi,
me tela me gjemba.
Të qajë babi,
të ulërijë nëna.

Guri i kufirit,
ka sjellë të zeza.
Ejani ta vëmë,
relik në varreza.

Por kjo s’ka ndodhur,
që kur lindi jeta.
Pse gënjejmë veten,
kur flet e vërteta?!

Pa dhe na ofrojnë,
“ kozmopolitizmin “.
Ende pa harruar,
djallo komunizmin.

Sado bashkësi,
Evropa plakë.
Kufinjtë nuk shuhen,
sherri gati prapë.

Nëse janë fisnikë,
krerët e Evropës.
Le t’i hapin portat,
qytetarit të botës.

Atëherë po, viva,
hare në cdo anë.
Nuk do kishte më,
shqiptarë a gjermanë!

Bashkimin e madh,
të gjithë e kërkojnë.
Por, me c’tregon jeta,
kurrë s’do ta gëzojmë.

Pra, ne duhet të ecim,
përkrah botës mbarë.
Jo si inferiorë,
por si miq krenarë.

Kështu do të kthehen,
bijtë e mërguar.
Në gjirin e nënës,
shqipes së përgjëruar.

Dashuria e nënës,
në punë do na futë.
Të pastrojmë rradhët,
nga “ bijtë makutë “.

Ndryshe mbetet kënga:
bir Selman i nënës,
c’të të qaj më parë!
Po s’dite për vete,
lumi do të marrë!

SIRI SULEJMANI


Marrë nga Tribuna Shqiptare
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi