Gjovalin Lumaj:F O R M U L A dhe P U L A..!

Shko poshtë

Gjovalin Lumaj:F O R M U L A dhe P U L A..!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun May 20, 2012 11:02 pm



Gjovalin Lumaj:F O R M U L A dhe P U L A..!

Njeri hypur mbi nje kumbull, tjetri hypur mbi nje fik.
Njeri tape e tjetri rrumbull, nga " alkoli" politik.
Gjejne per sherr gjithmone nje molle, stine e vite fushe mejdani,
Kur do puna "vrasin" holle, shtrohen bashke tek "kazani"
Mbasi xhveshen presidentin, lakuriq nga kompetencat,
Sot na flasin per rendesine, lume genjeshtrash konferencat.

Zot shtepie pa zotesi, president sa per nje zyre,
Perralla, dengla varg e vi, politika e pa ftyre.
Kush e peyet te zone e shpise, ne shtepine plot me harbute
Themelet zotesise, ja hoqen me kushtetute
Pol-lideret bejne epoken, si tu teket bejne pazare
Do ja gjejne kapeles koken, koken qe su sjell kokeçarje

Presidenti eshte per sport, mund te jape rralle deklarata,
Shkon ne dasem shkon ne mort, mund te jape edhe dekorata,
Rrush e kumbull vzhdon loja, her ndryshon kumbull e rrush,
Per zot shpie eshte nevoja, edhe pse nuk e pyet kush..!
Do ta shtrojne "muhabetin" tek "kazani" pa moral,
Do ta kryejne formalitetin, do ta gjejne njeriun formal..!


Burrat tane kurr nuk perkulen, gjoksin hapin ne tufane
Do ta gjejne prape formulen, me perkrahjen Europiane..!
Rrugen e saje do te vazhdoje, mbreteria me dy mbreter,
Mbi kotec gjelat t'kendojne, do ta gjejne nje pule patjeter..!

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi