Musa Lamallari (Tim Shkupi):Menduhi dhe Alia po na kthejnë te 1914-ta

Shko poshtë

Musa Lamallari (Tim Shkupi):Menduhi dhe Alia po na kthejnë te 1914-ta

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jun 03, 2012 1:02 pm

Menduhi dhe Alia po na kthejnë te 1914-ta



Musa Lamallari (Tim Shkupi)


Në tymin e Nargjiles


Keni dëgjuar si grinden ndërmjet veti puthadorët e Alisë dhe Menduhit për projektin Shkupi 2014. Asnjëri nga ata nuk e thonë të vërtetën, e fshehin, jo se ju mungon guximi, por ju vjen turp të tregojnë budallakinat e tyre. Për mua, edhe të parët, edhe të fundit, kurrë, hiq, nuk do ta kishin votuar në Parlament projektin Shkupi 2014 me ikonografi pansllaviste, ngase ende e kanë në qafë një damar shqiptari, anipse i sulmoj dhe kërkoj largimin e tyre, por i kanë mashtruar, lehtë, butësisht, shkurt, ua kanë ngulur deri kockë. Ndaj nuk e tregojnë të vërtetën, e fshehin, ngase, as të parët, as të dytët, nuk kanë pasur përgjegjësi, i kanë lënë punët asgjë, kanë qenë të zënw kush më tepër ka me u treguar më besnik ndaj kupollës serbofile të Gruevskit, pasi Menduhi ishte futur në qeveri kundër vullnetit të shqiptarëve, kishte më pak deputetë, kurse ky tjetri ëndërronte dhe bojkotonte parlamentin pse nuk është ulur në kolltukun e turpit.

Si është e mundur për një mega projekt të vendos një komunë, në këtë rast komuna Qendër, ku nuk ka vota shqiptare aty. Ky është mashtrimi i parë që ua kanë ngulur.

Mega projektin qindra milionësh, me prapavijë të 100 vjetorit të tyre, kur kanë vra princin Ferdinand në Sarajevë, e dërgojnë në një komune minore, as në Kuvendin e Shkupit jo.

Mashtrimi i dytë: është nënshkrimi i Alifikri Xhemailit të PDSH-së nga posti i Ministrisë së Kulturës. Ky si trup i balsamuar aty as që ka menduar, as që e ka lexuar projektin se çka ka nënshkruar, sepse nënshkrimet e ministrave të Menduhit, siç e di çdo shqiptar në Maqedoni, janë me mobil, “puçe gji thua taj? – Nënshkruje puçes, lehtë e kemi me këto arnautë, se jam marr vesh me Gruevskin do të ndërtojmë xhami të madhe në sheshin e Tetovës”. Kurse gjithë këtë budallaki e konfirmon kosovari i tetovarizuar, mësuesi i Menduhit, Iljaz halimi “Kryeqytet i shqiptarëve është Tetova ore zotëri nuk më intereson mua për Shkup” Zatën çdoherë atyre ardhacakët janë shumë të rëndë, debila, por, kur flasin në emër të banorëve vendas, janë treguar edhe shumë të rrezikshëm gjatë historisë. Sikur këtë ta thoshte një shqiptar, “alis tetovar”, do të ishte në rregull nga gjithë shkupjanët dhe shqiptarët në përgjithësi, por se kanë thënë tetovarët. Unë nuk mund ta kuptoj si ende në Shkup, në ndonjë mënyrë a tjetër, sa për farë, mund t’i beson dikush Menduh Thaçit dhe debilave të tij si Iljaz Halimi.

Mashtrimi vetëm ka vazhduar edhe me BDI-në dhe zagorinë e tyre. Ata të zënë ngushtë në këtë labirint, në fillim u përpoqën përmes Abdylaqim Ademit fajin t’ia hudhin BFI në Maqedoni. Filluan një kampanjë gebelsiane në gazeta dhe në Alsat TV me Muhamet Zeqirin kundër personaliteteve të Bashkësisë Fetare Islame. Në këtë luftë u bënë bashkë të gjithë argatët e sistemit unitarist, edhe Menduhi dhe Alija, por edhe klani i biznes interesit të aksioneve të Xhevdet Hajredinit dhe zagorisë së Cërvenkovskit. Ata gjithë së bashku përmes një munafiku kishin përgatitur edhe kurthin më të madh në xhaminë e Isa Beut: qëllimi të diskreditohet Muftinia e Shkupit dhe shqiptarët mysliman në përgjithësi.

Ata halë në sy e kanë personalitetin e Reisit dhe bashkëveprimtarët e tij si brenda në Maqedoni, ashtu edhe jashtë në gjithë rruzullin tokësor. Ata kanë harruar se në zyrat e Bashkësisë Islame në Shkup, kanë nisur gjitha iniciativat me interes të qytetarëve shqiptar dhe asnjëherë në zyrat e partive, duke filluar prej simpoziumit Shqiptarët e Maqedonisë, në vitin 1991, përkrahjen e fuqishme shpirtërore dhe materiale në vitin 1994 për Universitetin shqiptar në Tetovë, e shumë tjera. Prioritet i është dhënë fjalës: Lexo!, pra, edukimit dhe arsimimit të shqiptarëve. Më kujtohet vizita e Presidentit të Turqisë, Turgut Ozal, dhe angazhimi i jonë që të takohet në zyrat tona sy më sy me të deleguarin special të Ibrahim Rugovës, dëshmorin e atdheut, Fehmi Agani në vitin 1992.

Gjithë ata që do të përpiqen të shkelin mbi këto vlera, duhet ta kenë të qartë se do te digjen si gacat prush. Kurse ata që do të provojnë në ndonjë mospajtim tonin në interpretim të islamit të lozin ndonjë lojë, do të zhvishen lakuriq dhe do të mbesin mynafik me nishan. E ndonjë prej nesh që kërkon të bëhet padishah pa vulë të fermanit institucional, do ta mallkojë historia dhe do ta pret mullini ku do të bluhet truni i tij deri në pafundësi. Askush nuk guxon të marr predispozitat hyjnore jashtë “ulul emrit” për ndonjë çështje fetare. Ne duhet të gjithë të jemi ushtar të disiplinuar dhe ta mbrojmë qenien tonë biologjike dhe të kthejmë tokat tona të uzurpuar gjatë sundimin 100 vjeçar nga kaurët sllav. Kjo arrihet vetëm me disiplinë, organizim cilësor: Kaptina e Rrestit, që mbështet në vetëdijen tonë se punët e mbara nisen nga lufta jonë me vetveten, lufta kundër epshit në favor të interesit të përgjithshëm të qytetarëve të besimit islam, por edhe të atyre jo-islam që jetojnë në mesin tonë.

Shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri duhet ta kenë të qartë se realiteti politik i shqiptarëve të Maqedonisë ndryshon shumë dhe nuk është i njëjtë. Përderisa në Shqipëri kreu i PD-së është Kryeministër i vendit, ndërsa njëjtë edhe në Kosovë kreu i PDK-së, në Maqedoni tash e 20 vjet kjo nuk ndodh që krerët tonë të marrin përgjegjësi institucionale, qoftë si i pari i Parlamentit, ose ndonjë postë zëvendësministër i vendit. Ata në këto vende çojnë njerëz me hipoteka, që do të mund më lehtë të kontrollohen dhe të operojnë vetëm me mobil për t’i shërbyer dëshirave të tyre.

Të parët e partive shqiptare në Maqedoni rrinë nëpër kafe të katundit, na përfaqësojnë me selame sikur ne shqiptarët të jemi fise të ndonjë vendi ku civilizimi s’ka prekur tokat e tyre. Atyre ju interesojnë vetëm tenderët dhe përfitimet e çastit. Nuk mund çdoherë të fajësohen sllavo-maqedonët. Ata, në shumicën e rasteve janë korrekt me partnerët e tyre në qeveri, ju thonë doni projekte 5 apo 10 vjeçare apo tenderë? Këta tonët sytë i kanë të unët vetëm te tenderët dhe jo te projektet e se ardhmes së shqiptarëve në Maqedoni. Prandaj sot e kemi Tetovën pa ujë, kurse mali Sharr u rri mbi kokë shqiptarëve të Tetovës.

Një shikim në Goole Earth do të shihni se komuna e Çairit është më e banuar se qyteti i Gazës në Palestinë. Për dallim nga problemet me të cilat ballafaqohet Gaza si izolimi i hekurt nga Izraeli, komuna e Çairit de jure nuk e ka këtë problem, por de facto shqiptarët e shohin çdo ditë, e përjetojnë në çdo lëvizje, kthesa të jetës dhe kërkojnë IKJE komplet nga Shkupi, në qoftë se u jepet mundësia. Kurse Izet Mexhiti është zënë ngushtë dhe këndon elegji biografi librit “I Vërteti” veprimtarit marksist-leninist Ali Ahmeti. Ik Izet, ma shpejtë, se nuk ke çka rri më aty ku ka zënë vend Artan Grubi!?

Vërtetë, nuk ka logjikë si mund tetovarët të besojnë se Menduhi dhe Sadia do ta furnizojnë në shekullin njëzet e një me ujë Tetovën, kur këtë punë nuk e kanë kryer në shekullin e kaluar. Besoj se shqiptarët jashtë Maqedonisë do ta kuptojnë më mirë tani pse vëllezërit e tyre në Maqedoni janë kthyer nga Allahu dhe jo nga partitë, tarafet me emër shqiptare, që me shpirt, për hir të bajraktarizmit të tyre, i kanë shërbyer sistemit unitar të Shkupit, i cili i privon shqiptarët nga të drejtat elementare për jetesë. Lirisht, ma thuani, nëse un jam i krisur!

Vërtetë, nuk ka kurrfarë logjike, si mund një kaurë i Enverit, ta ketë bastion Shkupin, kur asnjëherë nuk ka pasur marksist-leninist në Shkup. Ndaj, o vëllezër, tetovar, hiqeni më shpejtë Menduh Thaçin, qe shkupjanët ta heqin qafës Ali Ahmetin. Nuk po di si me ju thënë ndryshe. Kjo ishte edhe slogan te forumet e shkijeve “weke up arnauti, dok je ziv Menduh i Alija, nikad nema da ima velika Albanija”.

Si ka fytyrë Menduh Thaçi të dalë e të thotë se “shqiptarëve ju mungon liria”! Akoma me liri utopike do që t’i mashtrojë shqiptarët? Me mite, se un jam i djathtë, nacionalist shqiptar, kjo ndjenjë e poshtër e inferioritetit, që ju detyron të thoni, ata tjerët janë të majtë, udbash. Pse nuk ua solli lirinë për 20 vjet rresht? Ata që nuk ua kanë sjellur ujin, 1998 – 2002 do tua sjellin lirinë. Pritni se “magari do të fluturojë”!

Kush nga të huajt do të ketë guximin të dënojë protestat legjitime të tetovarëve për ujë, për punësim, kur në Shkup një gurë betoni kushton më shumë se një rezervuar uji për krejt Tetovën. Protestat duhet të vazhdojnë çdo ditë me 100 flamur të krejt kombeve, dilni dhe protestoni të dëgjohet zëri i juaj, ndalni rrugët, bojkot komplet, deri sa t’u jepen të drejtat elementare për jetesë! Kush mund të dënojë protestat legjitime të shqiptarëve të Shkupit, kur një shumicë e madhe jetojnë me nga një dhomë me shumë anëtarë, kurse këmba e Ali Ahmetit e shkelmon futbollin! A po pritni edhe kokat një ditë me ua shkelmua për të ju përzënë nga Shkupi!? Ai ju do juve të varfër, të ju shoh si skllevër, që ju t’i nënshtrohen atij, jo Allahut, njëjtë sikur dikur Enver Hoxhës shqiptarët në Shqipëri.

Ata që krekosen për nënë Terezën, të na shndërrojnë në komb: nënë Terezë, “nëse goditesh në njërën faqe, kthe tjetrën" mos të merakosen, se Nënë Tereza është e jona, si misionare ajo i ka shërbyer gjithë botës, atëherë ju pse jeni kundër të tjerëve! Si duket, nënë Terezën e keni vetëm farse dhe jo mision të saj, siç e kemi ne shqiptarët e Maqedonisë t’i kemi në protesta turqit, boshnjakët, torbeshët, romët! A harruat se edhe Hamdi Bajrami, si deputet nga komuniteti romë, është mysliman! A e dini se edhe atij me ju prek dini dhe imani, i kërcen damari? A e dini se edhe atij i duken halë në sy putat panslaviste në Shkup, prandaj ju thotë në parlament “ja ebevte makedonija”

Vetëm duhet të meditojmë, qetësisht, butësisht, me vetveten, te kthehemi nga Allahu, do të shihni se Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti nuk janë asgjë tjetër përveç se argatë të planeve të fshehta të vitit 1914. Ndoshta janë edhe pavetëdije, por pak rëndësi ka kjo, pasi njëri luan futboll, kurse tjetri “Menduh Thaçi "e zbuloi ujin valë"! "Shqiptarëve në Maqedoni u mungon liria"!” Kurse ata nuk kanë ujë të pinë. Kur këtë gjendje e ka kuptuar Hamdi Bajrami, ju pse akoma i tuteni Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit!?
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi