Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rufi Osmani:15 vjet nga ngjarjet e flamurit në Gostivar

Shko poshtë

Rufi Osmani:15 vjet nga ngjarjet e flamurit në Gostivar Empty Rufi Osmani:15 vjet nga ngjarjet e flamurit në Gostivar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 10, 2012 8:35 pm

15 vjet nga ngjarjet e flamurit në Gostivar


Rufi Osmani:15 vjet nga ngjarjet e flamurit në Gostivar Rufi_

Rufi Osmani

Jemi në këtë përvjetor për të shënuar këtë ngjarje të veçantë në kuadër të shënimit të njëqindvjetorit të flamurit kombëtar, si një nga ndodhitë që tronditi botën shqiptare dhe që ishte pararendëse e shumë proceseve që pasuan në vitet më vonë, jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë.

Ky përvjetor i 15-të sot ka veçori dalluese sepse ne sot përmbushëm njërin nga obligimet bazike duke shpalosur bustin e heroit të flamurit Nazmi Saliu, njëkohësisht gjatë festave te nëntorit do të shpalosim edhe bustin e dr.Shpend Iseinit dhe Milaim Dautit dhe në këtë mënyrë do të përmbushim njërin nga obligimet bazike për rehabilitimin politik te dëshmoreve të flamurit te vitit 1997.

Të nderuar pjesëmarrës, vlerësimet e mia sot si kryetar komune janë po të njëjtat si ato që ishin edhe para 15 vitesh në lidhje me ngjarjet tragjike të vitit 1997. Udhëheqësia e komunës së Gostivarit e vitit 1997, udhëhiqte përpjekjet institucionale për realizimin e të drejtës së përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar në një ballafaqim të pabarabartë 6 mujor me pushtetin qendror maqedonas.

Duhet të rikujtojmë edhe me këtë rast se konstelacioni i vitit 1997 ishte jashtëzakonisht i pafavorshëm për bartësit e fenomenit ”flamuri kombëtar” duke pasur parasysh kolapsin politik dhe ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë dhe vasalitetin e skajshëm të qeveritarëve shqiptarë në Maqedoni.

Në ditën e intervenimit brutal policor me 9 korrik te vitit 1997 qeveria shpalli devalvimin e denarit për 17%, devalvim ky që u synua të mbulohet me këtë intervenim brutal policor mbi mijëra qytetarë të pafajshëm të Gostivarit.

Edhe sot ndaj bindjen se tragjedia e Gostivarit ishte një komplot i përgatitur nga qeveria e Maqedonisë e vitit 1997 në aleancë të plotë me partinë e atëhershme shqiptare në qeveri dhe me pajtim të heshtur të opozitës se atëhershme shqiptare.

Fakti që politikisht ngjarjet e vitit 1997 u mbyllën me raportin skandaloz të Komisionit parlamentar të udhëhequr nga një deputet shqiptar i pozitës me konstatimin se “policia përdori dhunën në pajtim me ligjin” përkundër pasojave të përgjakshme të asaj kohe, argumenton bindshëm se një pjesë të fajit për këtë tragjedi bart edhe faktori politik shqiptar i asaj kohe.


Në një konstelacion të pavaforshëm të asaj kohe, nga kryetari i komunës u bën përpjekje të shumta që të arrihet një kompromis funksional që do të nënkuptonte miratimin e Ligjit për përdorim të flamurit kombëtar dhe burgosjen vullnetare të kryetarit të komunës për mosrespektim të Vendimit të gjykatës kushtetuese, kompromis ky që nuk u pranua edhe pse natën kur ndodhi intervenimi, Parlamenti miratoi ligjin të cilin komuna e Gostivarit e kërkonte në mënyrë demokratike nëpërmjet institucioneve komunale.

Të nderuar bashkëkombas, vitet e tranzicionit të gjatë politik dhe ekonomik në Maqedoni deri më sot efektuan shumë mosmarrëvshje, konflikte institucionale dhe jashtinstitucionale, diskriminim në baza etnike, ekonomike dhe sociale, papunësi dhe varfëri në rritje, ndërrime permanente të pushteteve politike, progres dhe bllokim te procesit të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Pas dy dekadave të demokracisë parlamentare dhe zbatimit të reformave të ekonomisë së tregut në të gjitha drejtimet vendi sot ndodhet në nivele më të ulëta në krahasim me vitin 1991, një fakt sa deshprues por edhe shumë sfidues.

Analiza objektive e dy dekadave të kaluara do të konstaton se në esence të këtyre dështimeve qendrojnë disa ekuilibre të prishura si mosmarrëveshje fundamentale të cilat edhe sot e kësaj dite e mbajnë peng të tashmen dhe të ardhmen e vendin.

-Së pari:Mosmarrëveshja në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve për karakterin e shtetit dhe për stausin politik dhe juridik te kombit shqiptar në Maqedoni ,

-Së dyti: Mosmarrëveshjet në klasën politike maqedonase për identitetin sllav ose antik të kombit maqedonas dhe mostejkalimi i kontestit me Greqinë në lidhje me emrin e shtetit, dhe

-Së treti: Dështimi dhe vonesa në zbatimin e reformave politike dhe ekonomike në vend që për pasojë ka efektuar përkeqësimin e ambientit demokratik, rrënimin e ekonomisë së vendit, politizimin e skajshëm të administratës publike dhe shtetërore, ndërpreje të procesit të decentralizimit, korrupsion në rritje në sektorit publik, thellim te dispariteteve zhvillimore rajonale, rritje te varfërisë dhe papunësisë.


Të nderuar miq, sot pas 10 vitesh të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit jemi dëshmitar të pabarazisë së thelluar instititucionale dhe diskriminimit etnik, ekonomik, dhe investiv të shoqëruar me një propagandë publike të përkrahuar nga qeveria aktuale se Maqedonia është shtet ekskluziv i maqedonasve, ndërsa të gjithë të tjerët duhet të pranojnë statusin e diskriminuar si qytetar të rendit të dytë.

Bllokimi i procesit të integrimit të vendit në NATO dhe në BE si rezultat i dështimit në zbatimin e reformave politike dhe ekonomike dhe moszgjidhjes së kontestit me Greqinë ka pasoja tejet negative në plan politik, ekonomik dhe ndëretnik.
Politikat alternative të qeverisë aktuale për gjetjen e partnerëve neutral politik dhe ekonomik në Kinë, Indi, Rusi dhe Turqi dhe gjetiu janë të paradestinuara të jenë të dështuara sepse vendi jonë është një gjeografi e parëndësishme për të qenë vend atraktiv për investime dhe për neutralitet politik.

Tashmë është evidente se qeveria aktuale nuk ka kapacitet dhe vullnet politik për të tejkaluar kontestin me Greqinë, ndërsa faktori ndërkombëtar nuk është i përgatitur të bëjë trysni shtesë ndaj qeverisë së re greke si rezultat i faktit që ky vend tashmë dhe në perspektivën afatgjate do të jetë në krizë të thellë buxhetore, ekonomike, sociale dhe politike.
Nevojitet konsensus i gjerë në bllokun politik shqiptar dhe në nivel të bllokut opozitar nacional që të dilet nga kjo situatë duke pasur parasysh se tashmë zgjedhjet politike në rajon, rikthejnë në skenën politike përfaqësuesit e politikave të vjetra që ishin përkrahës të luftërave në dekadën e kaluar. Në një situatë të kësaj natyre interesi kombëtar duhet të jetë mbi atë individual, grupor dhe partiak.
Demokratizimi i klasave politike dhe partive politike, ngritja dhe ruajtja e cilësisë së arsimit, patriotizmi ekonomik dhe zhvillimor, menaxhimi me nder dhe pa abuzim i fondeve publike, hapja e vendeve të reja të punës, ngritja e kapaciteteve konkurruese në arsim, ekonomi dhe politik janë sfida pa të cilat perspektiva e kombit tonë bëhet e paqëndrueshëm në nivel të Ballkanit krahasuar me kombet dhe vendet konkurruese.

Fakti që unë sot nga pozicioni i kryetarit të komunës jam para jush njësoj si edha para 15 vitesh me mandat demkoratik të rikthyer nga populli në zgjedhje të lira, fakti se sot para komunës së Gostivarit valon flamuri shqiptar si edhe para 15 vitesh, argumenton me së miri se në në vitin 1997 kishim të drejtë. Qeveritarët ishin ata që gabuan dhe ata duhet së paku të kërkojnë falje publike për gabimin dhe tragjedinë që bënë.

Projekti jonë i drejtë, kishte një sakrificë të madhe që u ekuilibrua me jetën e tre dëshmorëve, burgun dhe humbjen e mandateve politike të udhëheqësisë komunale dhe maltretimin e një qyteti të tërë.

Në njëqind vjetorin e flamurit dhe shtetit shqiptar dhe në 15 vjetorin e tragjedisë së Gostivarit, të bashkohemi rreth himnit kombëtar dhe të japim kontributin maksimal në realizimin e idealit për bashkim kombëtar ne kuadër te projektit.

“Të gjithë shqiptarët e bashkuar në Evropën e Bashkuar”, por me vlera dhe standarde cilësore krejt të tjera nga ato që i preferojnë dhe zbatojnë klasat aktuale politike në shtetet dhe në vendbanimet shqiptare në Ballkan.

Lavdi dëshmorëve të flamurit, Nazmi Saliut, Shpend Iseinit dhe Milaim Dautit, le të jetë i përjetshëm kujtimi për ta dhe për flamurin kombëtar.

(Fjalimi inetrgal i kryetarit të komunës së Gostivarit, Rufi Osmani me rastin e 15 vjetorit të përkujtimit të ngjarjeve në mbrojtje të flamurit kombëtar në Gostivar)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi