Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi:Si do të na gjejë 28 Nëntori 2012?

Shko poshtë

Faik Krasniqi:Si do të na gjejë 28 Nëntori 2012? Empty Faik Krasniqi:Si do të na gjejë 28 Nëntori 2012?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 14, 2012 2:04 pm

Faik Krasniqi:Si do të na gjejë 28 Nëntori 2012? 157544_100001399361859_980949538_n

Faik Krasniqi:Si do të na gjejë 28 Nëntori 2012?

Mbas kryengritjeve të Shqipërisë së veriut dhe përpjekjeve të atdhetarëve shqiptarë, fuqitë e mëdha të Evropës, më 1913, ranë dakord për të krijuar një minishtet shqiptar. Thuhet minishtet, me arsyen e vetme se lanë jashtë, pa e quajtur Shqipëri, pjesën më të madhe të tokave e popullatës të banuar nga shqiptarë.
Pjesët më vitale me tradita, me emërtime vende shqip, të pasura me kullota e pyje, me porte bregdetare strategjike, ju dhanë "peshqesh" sllavëve dhe grekëve. Ato pjesë të Shqipërisë së vërtetë që as Kongresi i Berlinit më 1879 - në saj të vendosmërisë së shqiptarëve të Kosovës e Çamërisë - nuk mundi t'i ndante nga trungu amë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër ia bashkëngjiti Serbisë dhe Greqisë.
Pas rreth 90 vjetësh, në saj të luftës së Kosovës dhe mbështetjes së fuqishme të SHBA-ve, Kosova u bë shteti i dytë i pavarur shqiptar. Nga ana tjetër, lufta dhe përpjekjet e shqiptarëve të Maqedonisë, së bashku me ndihmën amerikane dhe të diasporës shqiptare, bëri të mundur që sot atje të jenë zgjedhur 24 deputetë dhe 5 ministra shqiptarë. Po kështu, shqiptarët e Malit të Zi kanë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e vendit. Pra, në të tre anët e kufirit të vitit 1913 u gjallërua dhe u bë i njohur identiteti etnik shqiptar. Ndërsa, Çamëria jo vetëm që mbeti jetime, e gjakosur nën sundimin e shovinistëve grekë, por qëndrimet e të ashtuquajturve politikanë e qeveritarë shqiptarë po e largojnë edhe më shumë prej nënës Shqipëri. Politika shoviniste, nëpërmjet bizantizmit fetar grek, përditë e më shumë po e realizon të ashtuquajtur "megalidenë" 100 vjeçare.
Kur Kongresi i Berlinit më 1879 nuk e shkëputi Çamërinë nga trungu, në saje të përpjekjeve dhe vendosmërisë për të luftuar, të udhëheqësve dhe atdhetarëve shqiptarë, grekët - kur panë që përpjekjet e tyre luftarake dolën të pasuksesshme - filluan hapjen e shkollave greke në gjithë territorin e Çamërisë, për ta greqizuar atë. Më 1910, peshkopi i Çamërisë i detyronte vajzat shqiptare të shkonin në shkollat greke, që nesër kur të bëheshin nëna t'u flisnin fëmijëve vetëm greqisht (më 1877, peshkopi i mëparshëm ishte detyruar të përkthente në shqip pjesë të Dhiatës së Re, sepse të krishterët çamë nuk e kuptonin meshën në greqisht)!
Mbasi grekët e pushtuan Çamërinë, në mars 1913, jo vetëm që nuk hapën shkolla shqipe, por filluan masakrat e vrasjet ndaj personaliteteve atdhetare; shpronësuan pronarët etnikë çame, duke ua dhënë tokat grekëve të dëbuar nga Azia e Vogël. Dhe, më 1944, me gjenocidin e ushtruar ndaj popullatës së pafajshme, dëbuan me dhunë mbi 30000 shqiptarë (e spastruam Çamërinë nga shqiptarët autoktonë, siç shprehej haptas krimineli Napoleon Zerva). Nga ana tjetër, shqiptarëve çamë të krishterë edhe sot e kësaj ditë nuk u lejohet të flasin në ambiente publike gjuhën e nënës, gjuhën shqipe.

Politikanët e sotëm të Shqipërisë, pavarësisht ngjyrave, që nga viti 1991, në kundërshtim me ligjet kanunore në fuqi që atdhetarët e krishterë shqiptarë i kishin ligjëruar, sollën "përkohësisht" një peshkop grek në krye të KOASH. Ky i ashtuquajtur profesor, për 20 vjet nuk ka mësuar asnjë shqiptar ortodoks për ta zëvendësuar "përkohshmërinë " e tij?! Kjo tregon qartë, me vepra, se ai vetëm krishterimit shqiptar nuk i shërben.
Po këta politikanë, më 1992, me të ashtuquajturin ligj Nr. 7501, u japin me tapi tokat e pronarëve shqiptarë endacakëve grekë që ishin sjellë si argatë ne Shqipëri. Dhe, ky peshkop alla fetar, hapi shkolla greke edhe aty ku nuk ka asnjë grek, sepse - ashtu siç deklaronte Pollo, ministër i arsimit (shqiptar) - “nuk ka asgjë të keqe që nxënësit shqiptarë ta mësojnë historinë e Shqipërisë në gjuhen greke”?!
Greqia e mbytur në borxhe botërore, me frikën e falimentimit komplet si shtet, paska ende euro që të greqizojë shqiptarët me pensione. Ndërsa, ditët e fundit paska gjetur para edhe për të kryer regjistrimin e tokave të bregdetit shqiptar nga Llogorai deri në kufi të saj?! Vetëm politikanët e Tiranës zyrtare janë në gjendje për ta kuptuar se ku dhe pse i gjejnë ato para të huazuara me gënjeshtra nga po ajo Evropë e vitit 1912!
Kryeministri i tanishëm, nën diktatin e Pollos - nxënësit të kolonelit të asfalisë Janullatos - me gëzim e krenari të pa përshkruar, vendos të bëjë regjistrimin ose, siç i thonë andej në perëndimin e largët, censusin e popullatës në Shqipëri. Mbas "censusit", sipas kushteve të Evropës së sotme dhe në bazë të drejtave elementare te njeriut që Greqia s’ka pse t'i njoh, do të bëhet referendumi dhe popullata e të ashtuquajturit "vorioepir", me udhëzimet e Janullatosit dhe kërcënimet e hapura e të ashtuquajturit diplomat në Korçën shqiptare, do të votojë unanimisht që të bashkohet me Greqinë!
Atëherë, kryeministri i tanishëm do të ketë të drejtë te krenohet se ka gjetur zotin e vërtet Janullatosin, pavarësisht se Enver Hoxha për mbi 30 vjet e kishte mësuar se Zot nuk kishte dhe se Zot ishte vetëm ai-Enveri.
Në këtë mënyrë, planet strategjike të megalidesë, të përsëritura prej Micotaqisit - me parat që ka mbledhur vajza e tij Dora Bakojanis, kur ishte Kryetare e OSBE-së për të regjistruar pronat e bregdetit Jon - me bunkerët që po ngre Janullatosi edhe në mes të Tiranës, me vulat e qeveritarëve shqiptarë minishtetit të 1912, mund t’i mbetet për 2012 vetëm pjesa mbi Shkumbin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi