Augustin Palokaj:Kush ka legjitimitet në Kosovë për dialog politik me Serbinë

Shko poshtë

Augustin Palokaj:Kush ka legjitimitet në Kosovë për dialog politik me Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Sep 05, 2012 8:14 pm

Augustin Palokaj:Kush ka legjitimitet në Kosovë për dialog politik me Serbinë




Qarqet diplomatike nuk kanë dyshim se bartës kryesor i dialogut në emër të Kosovës duhet të jetë kryeministri Hashim Thaçi, me kusht që të sigurojë edhe mbështetjen e opozitës kësaj radhe. Por hetimet që i bën ekipi special i EULEX-it për akuzat në raportin famëkeq të Dick Martit, fakti që Serbia ende e mban në listën e të akuzuarve, hap mundësinë që në emër të Kosovës në „nivel të lartë“ me homologun nga Serbia të takohet presidentja Jahjaga. Në rastin e saj problem është mungesa e legjitimitetit, sepse ajo ka ardhur në post përmes pazareve politike

Java e parë e shtatorit do të shënojë edhe përshpejtimin e përgatitjeve për nisjen e një dialogu në nivelin e lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë. Ide ka shumë, ka edhe plane të ndryshme, por ka shumë gjëra që duhen sqaruar. Dëgjuam se në Serbi janë afër që të vendosin se në cilin nivel dhe kush do të formojë ekipin për negociata të tilla. Dëgjuam po ashtu se edhe vetë presidenti i Serbisë, vojvoda çetnik Tomislav Nikoliq, është i interesuar që të jetë në krye të një dialogu të tillë nga ana e Serbisë. Po ashtu këtë javë në Bruksel opinionet e tij rreth një dialogu të tillë „me shqiptarët e Kosovës“ apo „me autoritetet e Prishtinës“ do t’i shprehë në Bruksel kryeministri i ri i Serbisë, pasardhësi i Slobodan Milosheviqit në krye të SPS-it, Ivica Daçiq. Serbia ka shprehur qartë gatishmërinë e saj për „dialog politik në nivel të lartë me autoritetet e Prishtinës“ dhe gatishmërinë për arritjen e një „marrëveshjeje historike me shqiptarët“. Këtë e kanë përsëritur zyrtarët e Serbisë në vizitat e fundit të cilat i kanë zhvilluar në Bruksel. Së fundi të enjten e kaluar në selinë e BE-së ishte zëvendëskryeministrja Suzana Grubjeshiq, që është edhe ministre e Integrimeve Evropiane.Edhe në BE pak a shumë kanë qartësuar qoftë vetëm jozyrtarisht se nivelin e tyre të ndërmjetësimit do ta ngritin duke e përfshirë në proces personalisht përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Shtetet kryesore anëtare të BE-së, Gjermania dhe Britania e Madhe dhe në një masë edhe Franca e Italia, janë më se të interesuara që përmes një dialogu politik në nivel të lartë të gjendet një zgjidhje për raportet mes Kosovës dhe Serbisë e sidomos një zgjidhje për statusin e veriut të Kosovës.

Tash ka mbetur që edhe Kosova të qartësojë se kush do të jetë bartës i këtij dialogu në emër të saj. Bashkësia ndërkombëtare dëshiron që të mos përsëritet rasti i dialogut të mëparshëm në të cilin hyri personalisht kryeministri Hashim Thaçi, pa siguruar mbështetje të gjerë në opinion dhe në spektrin politik, çka rezultoi me mungesën e mirëkuptimit në Kosovë për këtë dialog.

Qarqet diplomatike nuk kanë dyshim se bartës kryesor i dialogut në emër të Kosovës duhet të jetë kryeministri Hashim Thaçi, me kusht që të sigurojë edhe mbështetjen e opozitës kësaj radhe. Por hetimet që i bën ekipi special i EULEX-it për akuzat në raportin famëkeq të Dick Martit, fakti që Serbia ende e mban në listën e të akuzuarve, hap mundësinë që në emër të Kosovës në „nivel të lartë“ me homologun nga Serbia të takohet presidentja Jahjaga. Në rastin e saj problem është mungesa e legjitimitetit, sepse ajo ka ardhur në post përmes pazareve politike dhe presionit ndërkombëtar.

Konfirmimi i legalitetit të mandatit të saj nga ana e Gjykatës Kushtetuese nuk do të thotë se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mund të përfaqësojë tërë spektrin politike e sidomos jo qytetarët e Kosovës në kohën kur partia më e madhe opozitare, LDK, kërkon dorëheqjen e saj dhe respektimin e marrëveshjes politike, e cila e solli atë në pushtet. Ajo me sjelljen e saj po ashtu ka irrituar një pjesë të opozitës, duke shfaqur simpati dhe mbështetje haptas për partinë në pushtet, PDK-në, që shkon përtej raporteve të mira ndërinstitucionale mes zyrës së Presidentes dhe Qeverisë. Në këtë mënyrë ajo nga një pjesë e opozitës në Kosovë e ka fituar edhe epitetin „Presidentja e Hashim Thaçit“.

Në anën tjetër dhe legjitimiteti demokratik i Qeverisë (jo legaliteti, sepse ajo i ka formalisht votat e nevojshme në Kuvend) është i diskutueshëm. Kjo Qeveri e ka shumicën e votave në Kuvend falë edhe mbështetjes së deputetëve të pakicave të cilët i kanë pasur vendet e garantuara pa marrë parasysh numrin e votave. Deputetët që votojnë për Qeverinë nuk përfaqësojnë shumicën e atyre që kanë dalë në votime në Kosovë, e sidomos jo shumicën e qytetarëve me përkatësi etnike shumicë shqiptare. Por ligjet janë ashtu siç janë dhe ato duhet të respektohen.

Megjithëkëtë për një dialog aq të rëndësishëm, aq të ndjeshëm dhe aq problematik siç është ai për statusin special të veriut të Kosovës, për raportet me Serbinë dhe për heqje dorë nga disa elemente të shtetësisë nuk mjafton që pushteti aktual të jetë legal, por duhet të ketë një mbështetje më të madhe. Këtu kryeministri Thaçi mund të llogarisë jo vetëm në mbështetje të faktorit ndërkombëtar, por edhe në ndihmën e këtij faktori për të ushtruar presion ndaj opozitës. Jemi tashmë dëshmitarë të numrit të shtuar të takimeve të diplomatëve të huaj me udhëheqës të LDK-së e AAK-së ndërkohë që, siç duket, „ndërkombëtarët“ apriori kanë hequr dorë nga çfarëdo përpjekjeje për të përfituar mbështetjen edhe të “Vetëvendosjes” për çfarëdo dialogu me Serbinë.

Insistimi në nisjen sa më të shpejtë të dialogut politik në nivel të lartë dëshmon se faktori ndërkombëtar e ka pranuar se sa i pakuptimtë ka qenë dialogu i deritashëm i ashtuquajtur teknik. Ai dialog nuk ka përmbushur asnjë pritje, pos dhënies së statusit të kandidatit Serbisë. Prej kur ka nisur dialogu janë arritur shumë pak marrëveshje dhe shumica e tyre nuk janë zbatuar. Raportet mes Kosovës dhe Serbisë jo vetëm se nuk janë relaksuar, por janë keqësuar. Edhe situata në terren, sidomos në veri të Kosovës, nuk është përmirësuar madje ka eskaluar në dhunë dhe barrikada. Pas gjithë kësaj periudhe tash edhe faktori ndërkombëtarë ka pranuar se problemet të cilat janë diskutuar në dialog nuk janë teknike, por politike. Të gjitha „pengesat dhe problemet teknike praktike“ për të cilat është kërkuar zgjidhje përmes dialogut kanë qenë rezultat i mospajtimeve politike. Edhe disa marrëveshje të cilat kanë qenë të përgatitura në tërësi, si ajo për telekomin, kanë dështuar për shkak të mungesës së vullnetit politik. Vazhdimi i dialogut në mënyrë të tillë është kumtuar se do të ishte humbje kohe dhe vetëm do ta shtynte problemin kyç.

Në anën tjetër një prej qëllimeve të dialogut, i cili është quajtur teknik, ka qenë që, përmes zgjidhjeve të „problemeve të vogla“, të arrihet deri te tema e vështirë „statusi i veriut“. Në këtë zyrtarë nga BE-ja qëmoti kanë bërë të ditur se „duhet nisur nga situata në terren e jo nga Pakoja e Ahtisaarit“ dhe në këtë mënyrë kanë stimuluar serbët në veri që të mos lejojnë ndryshimin e „realitetit në terren“.

Tash faktorit ndërkombëtar dhe kryeministrit të Kosovës, Thaçi, pos që duhet ta bindin opozitën që të mbështesë dhe të jetë pjesë e në dialogu politik me Serbinë, u duhet edhe të sigurojnë të mbështesin opsionet për të cilat Thaçi u ka premtuar „fleksibilitet“. Të gjitha këto „paqartësi“ do të duhet të sqarohen deri në muajin tetor kur edhe pritet takimi i parë i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë me. ndërmjetësimin e „nivelit të lartë“ të BE-së.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi