Begzad Baliu:RROFTË POSHTË!

Shko poshtë

Begzad Baliu:RROFTË POSHTË!

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Sep 06, 2012 10:11 am



Begzad Baliu:RROFTË POSHTË!

Nga arkivi.

Akti i parë
Bani, anëtarë në kryesinë e Partisë, Lagja “Era”, rruga “Jugu”.
Burrë për shtatë gra, - thotë Mara. Nëntëdhjetë e nëntë kilogram!
– Për 45-vjet, - thotë Bani, burri i botës, - revolucionit socialist, ia kam ngrënë nga dy kile në vit, të tjerat i kam pasur kur më ka ba nana!
E hap grykën e pixhamës së gjatë deri nën gjunjë dhe del në ballkon duke mërmëritur nëpër dhëmbë një këngë greke, që duket të fillojë me fjalët: “Ella ella na terasu”! Pastaj e vështron anë e tej me një shikim hijerëndë lagjen dhe i fillon ushtrimet e mëngjesit: (Ngre duart lartë) Rroftë poshtë kryetari! (Krruset dhe i lëshon duart poshtë): Poshtë nënkryetari!... Rroftë kryetari! Poshtë nënkryetari...! E kështu me radhë.
Pesëmbëdhjetë herë lartë. Pesëmbëdhjetë herë poshtë.



Akti i dytë
Bibani, anëtarë i kryesisë së partisë në lagjen “Era”, rruga “Veriu”.
Syri i tij pishë, nga shtrati i mëngjesit e zë Banin duke ushtruar në ballkon.
- Hëh,..! – shpërthen i befasuar Bibani dhe ngrihet në këmbë. – Diçka po ndodhë! Burrat po ushtrojnë kurse unë ende i fjetur. E shtyn perden e dritares në njërën anë dhe vështron me cepin e syrit. Ballkon nuk ka. I gjori! Gjatë gjithë jetës së tij, më shumë i ka shikuar fqinjët e tij për dritare të banjës, sesa për dritare të shtëpisë.
- Hëh,..! si bën ai (shikon edhe njëherë për dritare). Poshtë! Lartë! d.m.th. ...Rroftë! ... Poshtë!... d.m.th. Rroftë kryetari! Poshtë kryetari! Poshtë nënkryetari! Jo! Poshtë kryetari! Rroftë nënkryetari, lartë sekretari, nënkryetari, arkatari, kryetari, anëtari; ...Jo! Ta marr dreqi! Sot vetëm një ushtrim e bëri, d.m.th. vetëm kryetari dhe nënkryetari. (Përgatitet të bëjë ushtrime) Po si ishte? (Shikon kah dritarja) Bah, ai paska shkuar, i paska kryer. (Shikon kah dera) Oj grua mori! A e mban mend ushtrimin e parë në shkollë, si ka qenë, ... Duart lart, anash, poshtë,... Po fol mori se marova!
-Kamt?.., i vie zëri i gruas së tij nga kuzhina.
- Çfar kamsh mori, mozo ma keq për mua që marova. (E ka kapur kokën me të dy duart). Duart, mori duart. Po... ndal njëherë. (Bëhet gati ta bëjë ushtrimin). E di Bibani e di, hë! (Drejtohet) Hop Bibani! (dhe i drejton krahët horizontalisht). Rroftë nënkryetari! (dhe i ngre duart lartë). Kllum kryetari! (dhe i kthen duart poshtë vertikalisht). Hë..., d.m.th. (dhe i shtrinë krahët horizontalisht). Mirë jam këtu. Më lartë do të shohim herën tjetër, në ushtrimin e ardhshëm.

Akti i tretë
Bani dhe Bibani
Anëtarët e kryesisë së Partisë në lagjen “Era” Bani dhe Bibani u takuan në mbledhjen e radhës dhe atë natë takimi përfundoi në mënyrë të (pa)zakonshme!
Pas përfundimit të mbledhjes nëpër rrugët e errëta e plotë baltë, Bani dhe Bibani ikën duke mërmëritur nëpër dhëmbë: Rroftë - poshtë sekretaresha!
Prishtinë, 1991 Begzad BALIU
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi